Kapitujt

Isaia: 66. Profeci

66

1 Kėshtu thotė Zoti:

“Qielli ėshtė froni im,

shtroja e kėmbėve tė mia toka!

Ē’vlerė ka shtėpia qė do tė ma ndėrtoni,

e cili ėshtė vendi i banimit tim?

2 Tė gjitha kėto i bėri dora ime

e tė gjitha kėto mė pėrkasin mua ‑

ėshtė fjala e Zotit.

Por mbi kėtė e ngul shikimin tim:

mbi varfanjakun e mbi zemėrplasurin

qė dridhet prej fjalėve tė mia!

Kundėr flijimit tė gabuar

3 Flijon kaun e pastaj vret njeriun! Kushton delen e i kėput arrēin qenit!

Paraqet flinė e pastaj gjakun e derrit!

Djeg kemin e adhuron idhullin!

Sikurse ata qė i zgjodhėn udhėt e veta,

dhe shpirti u kėnaqet nė iritė e tyre,

4 kėshtu edhe vetė do tė zgjedh pėr ta

tė zezėn e tyre e do tė bėj tė bien mbi ta

pikėrisht ato qė u sillnin tmerr.

Unė fola e ata s’dėgjuan,

bėnė tė keqen ndėr sy tė mi,

zgjodhėn atė qė nuk mė pėlqen.”

 

Kėngė apokaliptike

5 Dėgjojeni fjalėn e Zotit,

ju qė dridheni prej fjalės sė tij!

Thonė vėllezėrit tuaj qė ju urrejnė,

qė ju pėrbuzin pėr shkak tė emrit tim:

‘Le ta dėftojė Zoti lavdinė e vet

qė ta shohin gėzimin tuaj!’

Tė turpėruar ata do tė mbesin!

6 Njė zė zhurme vjen nga Qyteti,

njė zė nga Tempulli!

Ėshtė zėri i Zotit

qė hakmerret mbi armiqtė e vet!

7 Para se tė sprovojė dhimbjet, lindi,

para kohės sė tė lindurit,

lindi djalin!

8 Kush e dėgjoi njė punė tė tillė?

Kush e pa njė gjė tė tillė?

A thua lind njė vend

nė njė ditė tė vetme?

A thua lind njė popull

nė njė ēast tė vetėm?

E pra, Sioni, posa i ndjeu dhimbjet,

i lindi bijtė!

9 Vallė, a do ta hapja udhėn e jetės

e s’do tė bėja qė edhe tė lindė?

‑ thotė Zoti.

Ose unė qė bėj tė lindė,

do ta mbyllja udhėn e jetės?

‑ thotė Hyji yt.

10 Gėzohuni me Jerusalemin,

galdoni pėr tė ju qė e doni!

Galdoni me tė, galdoni,

tė gjithė ju qė qatė mbi tė,

11 qė tė thithni qumėsht e tė ngiheni

prej parzmave tė ngushėllimit tė tij,

qė tė dėrgoni e tė kėnaqeni

nė parzmat e lavdisė sė tij!

12 Sepse Zoti kėshtu po thotė:

“Ja, unė po bėj tė arrijė

nė tė paqja porsi lumė,

porsi pėrrua vėrshues pasuria e popujve

Qumėsht do tė pini, ngrykė do tė mbarteni,

pėrmbi gjunjė do t’ju pėrkėdhelin.

13 Porsi nėna qė ngushėllon tė birin,

ashtu unė do t’ju ngushėlloj;

nė Jerusalem ngushėllim do tė gjeni.

14 Do tė shihni, e zemra juaj do tė gėzojė,

si bari i njomė do t’ju pėrtėrihen eshtrat,

dora e Zotit do tė dėftohet mbi shėrbėtorėt e tij

e zemėrimi i tij mbi armiqtė e tij.

15 Se, ja, Zoti po vjen me zjarr,

qerret e tij tė luftės janė si stuhia,

pėr ta shfryrė me hidhėrim zemėrimin

kėrcėnimin e vet me flakė zjarri.

16 Sepse me zjarr Zoti do tė gjykojė

e me shpatė ēdo njeri;

shumė do tė jenė tė goditurit prej Zotit.

Kundėr mistereve pagane

17 Ata qė shenjtėrohen e pastrohen,

pėr tė hyrė nė kopshte pas njėrit qė qėndron nė mes,

ata qė hanė mishin e derrit,

ushqime tė iritshme e minj,

tė gjithė sė bashku do tė sharrojnė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Fjalim eskatologjik

18 E unė, qė i njoh veprat e tyre dhe synimet e tyre, do tė vij pėr t’i bashkuar tė gjitha fiset e tė gjitha gjuhėt; do tė vijnė dhe do ta shohin lavdinė time. 19 Unė do t’u jap njė shenjė dhe do t’i dėrgoj ata qė prej tyre do tė shpėtojnė, te popujt nė Tarsis, Put, Lud, Mosok, Ros, Tubal dhe nė Javan ‑ nė ishuj tė largėt tek ata qė nuk kanė dėgjuar pėr mua as nuk e kanė parė lavdinė time ‑ dhe kėta do t’ua shpallin lavdinė time popujve. 20 Do t’i riatdhesojnė tė gjithė vėllezėrit tuaj nga tė gjithė popujt porsi kusht Zotit ‑ nė kuaj, karroca, bartore, nė mushq e gamile njėgungėshe e do t’i sjellin nė Malin tim tė shenjtė, nė Jerusalem ‑ thotė Zoti ‑ po ashtu sikurse bijtė e Izraelit kushtojnė flinė e paraqitjes nė enė tė pastėr nė Shtėpinė e Zotit. 21 Edhe prej tyre do tė zgjedh priftėrinj e levitė ‑ thotė Zoti.

22 Po, sikurse qielli i ri

e toka e re, qė po i krijoj,

do tė qėndrojnė gjithmonė pėrpara meje,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

kėshtu do tė qėndrojė edhe fara juaj e emri juaj!

23 E do tė ndodhė qė

prej hėnės sė re e nė hėnė tė re,

prej tė shtunės e nė tė shtunė

ēdo njeri do tė vijė tė adhurojė

pėrpara meje ‑ ėshtė fjala e Zotit.

24 E kur tė dalin do tė shikojnė kufoma njerėzish

qė u ēuan kundėr meje:

krimbi i tyre nuk do tė ngordhė

zjarri i tyre nuk do tė fiket,

e do tė jenė njė bezdi pėr ēdo njeri.”

Kapitujt