Kapitujt

Osea: 1. Martesa dhe fėmijėt e Ozesė

1

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar Ozesė, birit tė Beeriut, nė kohėn e Ozisė, Joatamit, Akazit e Ezekisė, mbretėrve tė Judės, dhe nė kohėn e Jeroboamit, birit tė Joasit, mbretit tė Izraelit.

I. MARTESA E OZESĖ DHE VĖSHTRIMI SIMBOLIK I SAJ

Martesa dhe fėmijėt e Ozesė

2 Fillimi i fjalės sė Zotit me anė tė Ozesė.

Zoti i tha Ozesė:

“Shko e merre njė grua qė bėn lavirėsi

e ki fėmijė nga lavirėsia e saj,

sepse vendi s’bėn tjetėr, veē lavirėsi ndaj Zotit.”

3 Ai shkoi, pra, e mori Gomerėn, bijėn e Debelaimit. Kjo ngjizi dhe i lindi djalin. 4 Zoti i tha: “Ngjitja emrin ‘Jezrahel’, sepse edhe pak kohė e do ta ndėshkoj gjakun e Jezrahelit mbi shtėpinė e Jehuit dhe do t’i jap fund mbretėrimit tė shtėpisė sė Izraelit. 5 Atė ditė do ta copėtoj harkun e Izraelit nė fushėn e Jezrahelit.”

6 Gomera mbeti pėrsėri shtatzėnė dhe lindi vajzė. Zoti i tha: “Ngjitja emrin: ‘E Pamėshira’, sepse nuk do tė kem mė mėshirė ndaj shtėpisė sė Izraelit, nuk do ta fal mė. 7 Unė do ta kem nė hir shtėpinė e Judės, do t’i shėlboj nė Zotin, Hyjin e tyre, e s’do t’i shpėtoj me hark, shpatė, luftė, kuaj e kalorės.”

8 Pasi Gomera ‘Tė Pamėshirėn’ e ndau prej gjirit, ngjizi e lindi edhe njė djalė. 9 I tha: “Quaje ‘Jo‑Populli‑Im’, sepse ju nuk jeni populli im e unė nuk jam mė ‘Ai qė jam’ pėr ju.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Martesa dhe fėmijėt e Ozesė