Kapitujt

Isaia: 11. Pasardhėsi i Davidit

11

1 Njė pinjoll do tė dalė nga trungu i Jeseut,

njė pip i zgjedhur do tė piptojė nga rrėnja e tij.

2 Nė tė do tė pushojė shpirti i Zotit,

shpirti i urtisė e i dijes,

shpirti i kėshillave dhe i forcės,

shpirti i kuptimit dhe i frikės sė Zotit.

3 Kėnaqėsia e tij do tė jetė nė frikėn e Zotit.

S’do tė gjykojė sipas pamjes sė syve

as s’do tė vendosė sipas thashethemeve,

4 por do t’i gjykojė me drejtėsi skamnorėt,

do t’u japė gjyq tė drejtė tė pėrvuajturve tė vendit,

me thuprėn e fjalėve tė veta do ta godasė vendin

e me frymėn e gojės sė vet do ta vrasė tė paudhin.

5 Brezi i kryqit tė tij do tė jetė drejtėsia,

me besnikėri do t’i ngjeshė ijėt.

6 Ujku do tė banojė me qengjin,

pėrbri kecit do tė shtrihet leopardi,

viēi e kėlyshi i luanit bashkė do tė kullotin,

fėmija i vogėl do t’i ēojė e do t’i bjerė.

7 Lopa e arusha bashkė do tė kullotin,

kėlyshėt e tyre sė bashku do tė rrinė,

luani kashtė do tė hajė si kau.

8 Foshnja do tė luajė

mbi vrimėn e shlligės,

nė strofullin e kapastrecit

fėmija dorėn do ta futė.

9 S’do tė bėhet dėm as s’do tė vritet kush

nė mbarė malin tim tė shenjtė,

sepse plot do tė mbushet vendi me dijen e Zotit,

porsi deti qė mbushet me ujė.

Kthimi i tė dėbuarve

10 Atė ditė rrėnja e Jeseut

do tė ngallisė si flamur pėr kombe,

vetė popujt atė do ta kėrkojnė,

selia e saj do tė jetė e lavdishme.

11 E atė ditė:

pėrsėri Zoti do ta shtrijė dorėn e vet

pėr ta bėrė pronė tė veten Tepricėn e popullit tė vet

qė do tė shpėtojė nga Asiria e Egjipti,

nga Patrosi e nga Etiopia,

nga Elami e nga Senaari,

nga Emati e nga ishujt e detit.

12 Do ta ngrejė shenjėn pėr kombe,

do t’i bashkojė tė shpėrngulurit e Izraelit,

nga tė katėr anėt e botės do t’i bashkojė

tė shpėrndarit e Judės.

13 Do tė pushojė smira e Efraimit,

do tė shfarosen armiqtė e Judės,

Efraimi mė s’do t’ia ketė smirė Judės

as Juda s’do tė luftojė mė kundėr Efraimit.

14 Filistenjve nė perėndim do t’u bien nė qafė,

bijtė e lindjes sė bashku pre do t’i bėjnė;

do tė ēojnė dorėn kundėr Edomit e Moabit,

do t’u nėnshtrohen bijtė e Amonit.

15 Do ta thajė Zoti gjirin e detit tė Egjiptit,

lart do ta ngrejė dorėn mbi Lumin,

e me fuqinė e frymės sė vet do ta godasė,

do ta ndajė nė shtatė pėrrenj

sa qė mbathur do tė mund tė kalohet matanė:

16 do tė bėhet udha pėr Tepricėn e popullit tė tij,

qė do tė shpėtojė prej Asirisė

siē u gjet rruga pėr izraelitėt

kur patėn dalė prej dheut tė Egjiptit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Pasardhėsi i Davidit