Kapitujt

2 i Mbretėrve: 1. Moabi

1

1 Moabi u ēua nė kryengritje kundėr Izraelit pasi vdiq Akabi.

2 Okozia u rrėzua prej ballkonit tė dhomės sė vet tė lartė qė e kishte nė Samari, u bė i lig dhe dėrgoi lajmėtarė me kėtė porosi: “Shkoni e pyeteni Beelzebubin, zotin e Akaronit, a do tė shėrohem nga kjo sėmundje”.

3 Atėherė engjėlli i Zotit foli me Elinė e Tesbiut: “Ēohu e dilu para lajmėtarėve tė mbretit tė Samarisė dhe thuaju: Pse a nuk ka Hyj nė Izrael qė po shkoni pėr ta pyetur Beelzebubin, zotin e Akaronit? 4 Pėr kėtė arsye thotė Zoti kėshtu: Prej shtrojės nė tė cilėn ke rėnė, s’do tė ēohesh, por do tė vdesėsh”! Dhe Elia u largua.

5 Lajmėtarėt u kthyen tek Okozia, dhe ky i pyeti: “Pse u kthyet”? 6 Ata iu pėrgjigjėn: “Na doli pėrpara njė njeri e na tha: Shpejt kthehuni te mbreti qė ju ka dėrguar, e thuajini: ‘Kėshtu thotė Zoti: A thua pse nuk paska Hyj nė Izrael, po dėrgon tė pyetet Beelzebubi, zoti i Akaronit? Prandaj, prej shtratit nė tė cilin ke rėnė, nuk do tė ēohesh, por do tė vdesėsh’”! 7 Mbreti i pyeti: “Si ishte nga pamja dhe veshja ai njeri qė ju doli pėrpara e ju tha kėto fjalė”? 8 Ata iu pėrgjigjėn: “Ishte njeri i veshur me gėzof dhe i ngjeshur me rrip lėkure rreth ijėve.” Ai tha: “Ėshtė Eli Tesbiti”!

9 Atėherė mbreti dėrgoi kundėr Elisė pesėdhjetarin me pesėdhjetė ushtarėt e tij. Ky shkoi tek ai dhe e gjeti duke ndenjur nė majė tė malit. Oficeri i tha: “Njeri i Hyjit, mbreti ka urdhėruar tė zbresėsh”! 10 Elia u pėrgjigj e i tha pesėdhjetarit: “Nėse unė jam njeri i Hyjit, le tė zbresė prej qiellit zjarri e le tė tė pėrpijė ty dhe pesėdhjetė njerėzit e tu!” E zjarri ra prej qiellit dhe e pėrpiu atė me pesėdhjetė njerėzit qė ishin me tė. 11 Mbreti sėrish dėrgoi njė pesėdhjetar tjetėr me pesėdhjetė njerėz tė tjerė. Ky i tha Elisė: “Njeri i Hyjit, kėshtu urdhėron mbreti: ‘Hajde, zbrit’”! 12 Elia iu pėrgjigj: “Nėse unė jam njeri i Hyjit, le tė zbresė zjarri prej qiellit e le tė tė pėrpijė ty dhe tė pesėdhjetė njerėzit e tu”! Ra, pra, prej qiellit zjarri i Hyjit, e pėrpiu atė dhe tė pesėdhjetė njerėzit e tij. 13 Mbreti dėrgoi pėrsėri pesėdhjetarin e tretė me tė pesėdhjetė ushtarėt e tij. Por ky, kur erdhi, ra nė gjunjė para Elisė, iu lut e i tha: “Njeri i Hyjit, mos e bėj pėr asgjė jetėn time dhe jetėn e kėtyre pesėdhjetė vetave, shėrbėtorėve tė tu, qė janė me mua. 14 Ja, ka zbritur zjarri prej qiellit e i ka pėrpirė dy pesėdhjetarėt e parė dhe nga pesėdhjetė ushtarėt qė ishin me ta: tani po tė lutem qė tė kesh dhimbje pėr jetėn time”.

15 Engjėlli i Zotit foli me Elinė e i tha: “Zbrit me tė e mos ki frikė”! Elia u ēua e zbriti me tė te mbreti 16 dhe i tha: “Kėshtu thotė Zoti: Meqenėse i dėrgove kasnecėt pėr tė pyetur Beelzebubin, zotin e Akaronit, sikur tė mos kishte Hyj nė Izrael, pėr tė kėrkuar fjalėn e tij, prej shtratit nė tė cilin je shtruar, nuk do tė ngrihesh, por me siguri do tė vdesėsh”.

17 Okozia vdiq sipas fjalės sė Zotit qė e tha Elia. Pasi nuk la djalė, nė kėmbė tė tij u bė mbret Jorami, vėllai i tij, nė vitin e dytė tė mbretėrisė sė Joramit, birit tė Jozafatit, mbretit tė Judės.

18 Veprat e tjera tė Okozisė qė i bėri, a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit?

Kapitujt

Kapitujt