Kapitujt

Isaia: 65. Gėzimi i shėrbėtorėve tė Hyjit e vuajtja e keqbėrėsve

65

1 Mė kėrkuan ata qė nuk mė kėshillonin,

u gjeta prej atyre qė nuk mė kėrkonin.

Thosha: ‘Kėtu jam! Kėtu jam!’,

popullit qė nuk e thirrte emrin tim.

2 Vazhdimisht ia shtrija duart e mia

popullit kryengritės

qė ecėn udhės jo tė mirė

pas synimeve tė veta,

3 njė popull qė mė ngacmon tė hidhėrohem,

gjithmonė ndėr sy,

tė cilėt flijojnė nė kopshte,

kem djegin mbi tulla;

4 qė banojnė nė varreza,

kalojnė natėn nė vende tė fshehta,

hanė mishin e derrit

e nė pjatat e tyre ushqime tė irituara!

5 E pėr mė tepėr thonė: ‘Largohu!

Mos m’u afro, sepse do tė tė shenjtroja!’

Tė tillėt tym janė nė hundėt e mia,

zjarr qė gjithė ditėn digjet.

6 Shih! Tė gjitha janė tė shkruara para meje,

s’do tė hesht derisa tė hakmerrem,

t’ua paguaj nė sqetullėn e tyre,

7 Fajet tuaja e tė etėrve tuaj

tė gjithėve sė bashku ‑ ėshtė fjala e Zotit!

Atyre qė flijuan kem nė male,

atyre qė mė ngacmuan nė kodra,

do t’ua mas nė prehrin e tyre

pagėn pėr vepra tė mėparshme.

8 Kėshtu thotė Zoti:

“Sikurse nė ndonjė vile kur gjendet lėng,

thuhet: ‘Mos e prish,

sepse nė tė ėshtė bekimi’“,

kėshtu edhe vetė do tė veproj

pėr dashuri ndaj shėrbėtorėve tė mi,

s’do tė zhduk gjithēka.

9 Do tė bėj tė rrjedhė prej Jakobit pasardhėsi,

pronari i maleve tė mia prej Judės;

tė zgjedhurit e mi do t’i trashėgojnė,

shėrbėtorėt e mi, aty do tė banojnė.

10 Kullotė grigjash do tė bėhet Saroni,

mriz pėr gjedh lugina e Ahorit ‑

pėr popullin tim qė do tė mė kėrkojė.

11 Kurse ju, qė e lini Zotin,

qė e harroni Malin tim tė shenjtė,

qė gati i bėni tryezėn Gadit,

qė Meniut ia mbushni kupėn,

12 tė numėruar jeni tė gjithė pėr shpatė,

nė gjunj do tė bini pėr tė qenė prerė!

Sepse ju thirra e s’u pėrgjigjėt,

unė fola e ju s’dėgjuat,

por bėtė tė keqen ndėr sy tė mi,

zgjodhėt atė qė mua s’mė pėlqen!”

13 Prandaj Zoti Hyj thotė kėshtu:

“Ja shėrbėtorėt e mi do tė hanė,

kurse ju do keni uri;

ja, shėrbėtorėt e mi do tė pinė,

kurse ju do tė keni etje;

ja, shėrbėtorėt e mi do tė gėzohen,

kurse ju do tė turpėroheni;

14 ja, shėrbėtorėt e mi do tė kėndojnė

nė harenė e zemrės sė vet,

kurse ju do tė bėrtisni prej dhimbjes sė zemrės,

do tė ulėritni me shpirt tė copėtuar!

15 Emrin tuaj do ta lini

nėmė pėr tė zgjedhurit e mi:

‘Tė vraftė Zoti Hyj!’,

ndėrsa shėrbėtorėt e vet ai

do t’i thėrrasė me njė emėr tjetėr.

16 Kush do tė jetė i bekuar mbi tokė,

le tė bekohet me ‘Hyjin Amen’,

e kush do tė pėrbehet mbi tokė,

le tė pėrbehet me ‘Hyjin Amen!’,

e njėmend, tė vėshtirat e shkuara do tė harrohen,

do tė fshihen, prej syve tė mi.

17 Sepse, ja, unė po krijoj,

qiell tė ri e tokė te re,

tė kaluarat s’do tė kujtohen,

mė ndėr mend nuk do tė bien.

18 Por do tė gėzohet e do tė galdohet

pėrgjithmonė

nė ato qė unė po krijoj:

Jerusalemin do ta bėj gėzim,

popullin e tij do ta bėj hare.

19 Do tė galdoj mbi Jerusalem,

do tė kėnaqem me popullin tim.

Nė tė mė nuk do tė dėgjohet

zė vajtimi as zė dėnesjeje.

20 Aty mė s’do tė ketė foshnjė qė rron pak ditė,

as plak qė tė mos ia arrijė moshės sė vet,

sepse djalosh do tė mbahet

kush tė vdesė njėqind vjeē,

e ai qė s’i mbush njėqind vjet,

do tė mbahet pėr njeri tė mallkuar.

21 Do tė ndėrtojnė shtėpi e do tė banojnė nė to,

do tė mbėltojnė vreshta e do t’i hanė frytet e tyre.

22 S’do tė ndėrtojnė qė tė tjerėt tė banojnė,

s’do tė mbėltojnė qė tė tjerėt tė hanė:

sepse, jeta e popullit tim do tė jetė

e gjatė porsi jeta e pemėve,

pėr kohė tė gjatė tė zgjedhurit e mi

do tė gėzojnė frytet e duarve tė veta.

23 Mundi kot nuk do t’u shkojė,

as s’do tė lindin pėr tė vdekur shpejt,

bam do tė jenė tė bekuarish tė Zotit,

bashkė me ta nipat e tyre.

24 Madje edhe mė parė se tė mė thėrrasin,

unė atyre do t’u pėrgjigjem,

ndėrsa ata ende tė flasin,

unė ata do t’i vėshtroj!

25 Ujk e qengj bashkė do tė kullosin,

luani do tė hajė kashtė si gjedhi;

kurse gjarpri do tė hajė pluhur.

S’do tė bėjnė dėm as nuk do tė vrasin

mbi mbarė Malin tim tė shenjtė ‑

ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Gėzimi i shėrbėtorėve tė Hyjit e vuajtja...