Kapitujt

Isaia: 63. Kėngė apokaliptike

63

1 “Kush ėshtė ai qė po vjen nga Edomi,

nga Bosra me petka me ngjyrė tė kuqe?

Ai qė, i madhėrishėm nė petkun e vet,

pash e mė pash po afrohet,

vigan plot fuqi?”

‑ “Jam unė qė ushtroj drejtėsinė,

qė kam fuqi tė shpėtoj!”

2 ‑ “Pse, atėherė, i kuq ėshtė petku yt,

e petkat e tua si tė atij

qė shtrydh rrush nė tinar?”

3 ‑ “Vetėm rrush shtrydha nė tinar,

ndėr popuj e askush nuk qe me mua.

I shkelmova nė zemėrimit tim,

i shtrydha nė zemėrimin tim.

Gjaku i tyre m’i stėrpiku petkat

e i njollosa rrobat e mia.

4 Sepse nė zemėr e kisha ditėn e hakmarrjes,

erdhi viti i shpagimit tim!

5 Shikova rreth: asnjė ndihmėtar!

U habita: asnjė pėrkrahės!

Atėherė: krahu im ndihmė m’u bė,

mė pėrkrahu zemėrimi im!

6 Nė zemėrimin tim i zhduka popujt,

dhe i shkela nė zemėrimin tim,

nė tokė e derdha gjakun e tyre!”

Psalmi

7 Do t’i pėrkujtoj tė mirat e Zotit,

lavditė e Zotit,

tė mirat e shumta qė i bėri pėr ne Zoti,

tė mirat e panumėrta qė ia bėri shtėpisė sė Izraelit,

qė na i dhuroi sipas mėshirės sė vet,

sipas dashurisė sė vet tė pamasė.

8 Ai tha: “Vėrtet janė populli im,

bij qė nuk gėnjejnė. ”,

dhe u bė pėr ta Shėlbues

9 nė tė gjitha vėshtirėsitė e tyre.

Jo njė i dėrguar ose njė engjėll,

por Ai vetė i ka shėlbuar:

nė dashurinė e vet e nė dhembshurinė e vet

Ai vetė i shpėtoi,

i mori dhe i mbarti

nė tė gjitha ditėt e sė kaluarės.

10 Por ata e bėnė tė hidhėrohet

dhe trishtuan Shpirtin e shenjtėrisė sė tij,

kėndej edhe u bė armiku i tyre,

kundėr tyre Ai vetė ra nė luftė.

11 Atėherė popullit i ranė ndėr mend ditėt e kaluara,

Moisiu dhe populli i tij.

“Ku ėshtė Ai qė i nxori nga deti

bashkė me bariun e grigjės sė vet?

Ku ėshtė Ai qė e vuri mes tyre

Shpirtin e shenjtėrisė sė vet?

12 Ai qė ia shtiu tė djathtės sė Moisiut

krahun e madhėrisė sė vet?

Ai qė i ndau ujėrat

pėr tė fituar njė emėr tė pėrhershėm?

13 Ai qė i kaloi fundit tė humnerės

porsi kalin nėpėr shkretėtirė

e nė thua s’morėn?

14 Porsi bagėtitė qė zbresin nė luginė,

Shpirti i Zotit i ēonte drejt pushimit.

Kėshtu ti i prive popullit tėnd

dhe fitove emėr tė lavdishėm.

15 Shiko nga qielli e shih,

nga banesa jote e shenjtė dhe e lavdisė sate;

ku ėshtė zilia e fuqia jote?

Dhembshuria e mėshira jote

po mė rrinė larg.

16 Sepse ti je Ati ynė!

Abrahami ne s’na njeh,

Izraelit s’i kujtohemi;

por ti, o Zot, je Ati ynė,

Shpėtimtari ynė:

i amshueshėm ėshtė Emri yt.

17 Pse na bėn tė endemi, o Zot,

larg prej udhėve tė tua,

pse na e ngurove zemrėn qė tė mos tė druam?

Kthehu pėr dashuri ndaj shėrbėtorėve tė tu,

pėr dashuri tė fiseve tė pronės sate!

18 Pas pak kohe qė populli yt i shenjtė

hyri nė trashėgimin e vet,

armiqtė tanė e shkelėn Shenjtėroren tėnde.

19 U bėmė tani njė kohė tė gjatė

si ata, mbi tė cilėt ti nuk sundon,

nga ata, mbi tė cilėt s’u thirr emri yt.

Ah, sikur ti t’i shqyeje qiejt e tė zbritje,

para fytyrės sate malet do tė dridheshin,

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėngė apokaliptike