Kapitujt

Isaia: 6. Thirrja e Isaisė

6

1 Nė vitin e vdekjes sė mbretit Ozi, e pashė Zotin duke ndenjur nė njė fron tė lartė e tė madhėrishėm. Kindat e petkut tė tij e mbushnin Tempullin. 2 Serafinėt qėndronin nė kėmbė afėr tij; secili kishte nga gjashtė krahė: me dy mbulonin fytyrėn e vet, me dy mbulonin kėmbėt e veta dhe me dy fluturonin.

3 I brohoritnin njėri‑tjetrit:

“Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i Ushtrive!

Plot ėshtė toka mbarė me Lavdinė e tij!”

4 E u dridhėn pragjet e shtatkave tė dyerve nga zėri

shungullues dhe Shtėpia u mbush me tym.

5 Unė thashė:

“I mjeri unė, tani sharrova,

sepse jam njeri me buzė tė papastra,

banoj nė popull buzėsh tė papastra,

e me sytė e mi e pashė Mbretin,

Zotin e Ushtrive!”

6 Atėherė njėri nga serafinėt vrapoi drejt meje:

nė dorė kishte njė gacė qė e mori me mashė nga lteri;

7 Me tė ma preku gojėn e mė tha:

“Ja, me gacė i preka buzėt e tua,

mėkati yt u shlye,

faji yt u fal!”

8 Atėherė e dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte:

“Kė tė dėrgoj? Kush do tė na shkojė?”

Unė u pėrgjigja: “Ja, ku mė ke, ēomė mua!”

9 Ai tha: “Shko e thuaj kėtij populli:

‘Mirė dėgjoni, por gjė mos kuptoni,

mirė shikoni, por gjė mos njihni!’

10 Bėje tė trashė zemrėn e kėtij “mileti”,

shurdhoja veshėt,

verboja sytė,

qė tė mos shohė me sytė e vet,

tė mos dėgjojė me veshėt e vet,

tė mos kuptojė me zemrėn e vet

e tė mos kthehet dhe tė mos shėrohet!”

11 Unė pyeta:

“Deri kur, o Zot?”

Ai u pėrgjigj:

“Derisa tė mbesin shkretė

qytetet pa banorė,

shtėpitė pa njeri

e toka tė lihet djerr.”

12 Gjinden Zoti larg do ta tresė

e do tė jetė shkretėtim i madh nė vend,

13 po edhe e dhjeta pjesė qė nė tė do tė mbesė

pėrsėri do t’i dorėzohet vrasjes,

do tė pritet si terebinti e qarri,

tė cilėve s’u shpėton tjetėr, pos cungut.

Cungu i mbetur farė do tė jetė e shenjtė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Thirrja e Isaisė