Kapitujt

1 i Mbretėrve: 1. Pleqėria e Davidit dhe fitmet e Adonisė

1

1 Mbreti David ishte plakur dhe kishte kaluar nė moshė shumė tė thellė: megjithėse mbulohej trashė, nuk mund tė nxehej. 2 Shėrbėtorėt e tij i thanė: “Le tė kėrkohet pėr Zotėrinė tonė, mbretin, njė vajzė e re virgjėr qė tė qėndrojė me mbretin, tė kujdeset pėr tė: le tė flejė nė gjiun tėnd e do ta nxehė zotėrinė tonė, mbretin”. 3 Kėshtu pra, kėrkuan nė mbarė tokėn e Izraelit njė vajzė tė bukur, e gjetėn Abisagėn sunamite dhe e prunė te mbreti. 4 Vajza ishte vėrtet shumė e bukur e kujdesej pėr mbretin dhe i shėrbente. Por mbreti nuk e njohu.

5 Tashti Adonia, biri i Hagitės, ēoi kokėn e thoshte: “Unė do tė mbretėroj”! Fitoi karrocė e kuaj dhe pesėdhjetė burra qė shkonin para tij. 6 Dhe i ati asnjėherė nuk e qortoi e nuk i tha: “Pse po bėn ashtu”? Edhe ky ishte shumė i pashėm dhe kishte lindur pas Absalomit. 7 Ishte marrė vesh me Joabin, birin e Sarvisė, dhe me Abiatarin prift, tė cilėt e pėrkrahnin Adoninė. 8 Kurse Sadoku prift, Benaja, biri i Jojadės, Natani profet, Semei, Rei dhe trimat e zgjedhur tė rojės trupore tė Davidit nuk ishin me Adoninė. 9 Njė ditė Adonia flijoi dele e viēa tė majmė te guri Zohelet, qė ėshtė afėr burimit Rogel, i grishi tė gjithė vėllezėrit e vet, bijtė e mbretit, dhe tė gjithė burrat e Judės qė ishin nė shėrbim tė mbretit, 10 por nuk thirri Natanin profet, Banajėn, as disa prej trimave, as Salomonin, vėllanė e vet.

Fitmet e Natanit e tė Betsabesė

11 Atėherė Natani i tha Betsabesė, nėnės sė Salomonit: “A nuk dėgjove se u bė mbret Adonia, biri i Hagitės, dhe zotėria ynė Davidi nuk e di. 12 Tashti eja tė tė kėshilloj si ta shpėtosh jetėn tėnde dhe jetėn e djalit tėnd Salomonit. 13 Shko e paraqitu te Davidi mbret dhe thuaj: ‘Zotėri mbret, a nuk m’u pėrbetove mua, shėrbėtores sate, e nuk mė the: ‘Salomoni, biri yt, do tė mbretėrojė pas meje dhe ai do tė rrijė nė fronin tim’? Pse atėherė po mbretėron Adonia? 14 Dhe ndėrkohė qė ti ende do tė jesh duke folur me mbretin, pas teje do tė vij unė dhe do t’i vėrtetoj fjalėt e tua”.

15 Kėshtu, pra, Betsabeja hyri nė dhomė te mbreti. Mbreti vėrtet ishte plakur shumė dhe Abisaga sunamite i shėrbente. 16 Betsabeja u pėrkul dhe ra pėrmbys para mbretit. Mbreti i tha: “Ēka do”? 17 Ajo iu pėrgjigj: “Imzot! Ti iu pėrbetove nė Zotin, Hyjin tėnd, shėrbėtores sate e the: ‘Salomoni, yt bir, do tė mbretėrojė pas meje dhe ai do tė rrijė nė fronin tim.’ 18 Por, ja, tani po mbretėron Adonia e ti, o mbreti im, nuk e di. 19 Ai preu qe, viēa tė majmė, dele tė shumta dhe i grishi tė gjithė bijtė e mbretit si dhe Abiatarin prift dhe Joabin, kryetarin e ushtrisė, por nuk e thirri Salomonin, shėrbėtorin tėnd. 20 Megjithėkėtė, imzot mbret, nė ty i ka ngulur sytė e vet mbarė Izraeli qė t’i dėftosh cili duhet tė rrijė nė fronin tėnd, pas teje, imzot mbret! 2l Sepse, pėrndryshe, kur imzot mbreti tė ketė pushuar pėrbri etėrve tė vet, unė dhe im bir Salomoni do tė jemi fajtorė”.

22 Ajo ende po fliste me mbretin, dhe ja, ia behu Natani profet. 23 I lajmėruan mbretit e i thanė: “Kėtu ėshtė Natani profet”. Pasi hyri te mbreti dhe pasi e nderoi duke u pėrkulur deri nė tokė, 24 Natani i tha: “Imzot mbret, vallė ti paske urdhėruar: ‘Adonia le tė mbretėrojė pas meje dhe ai le tė rrijė mbi fronin tim’? 25 Sepse ai sot zbriti dhe flijoi gjedhė, bagėti tė majme e shumė desh. Thirri edhe tė gjithė bijtė e mbretit, prijėsit e ushtrisė, madje edhe priftin Abiatar dhe ata, duke ngrėnė e duke pirė para tij, po bėrtasin: ‘Rroftė mbreti Adoni’! 26 Porse mua, shėrbėtorin tėnd, dhe Sadokun prift, Banajėn, birin e Jojadės, dhe Salomonin, shėrbėtorin tėnd, nuk na thirri. 27 A mos e ka dhėnė kėtė urdhėr imzot mbreti e nuk mė dėftove mua, shėrbėtorit tėnd, se cili do tė rrijė mbi fronin e zotėrisė tim mbretit pas tij”

Salomoni shėnohet prej Davidit dhe shugurohet mbret

28 Atėherė u pėrgjigj Davidi mbret: “Thirreni Bersabenė tė vijė kėtu tek unė!” Ajo hyri te mbreti dhe qėndroi para mbretit. 29 E mbreti u pėrbetua e tha: “Pasha Zotin e gjallė qė e shpėtoi jetėn time prej ēdo ngushtimi, 30 se, sikurse tė jam pėrbetuar nė Zotin, Hyjin e Izraelit, kur tė kam thėnė: ‘Salomoni, biri yt, do tė mbretėrojė pas meje dhe se ai do tė rrijė mbi fronin tim, nė vend tim, sot do tė bėj ashtu” !

31 Atėherė Betsabeja u pėrkul me fytyrė pėrdhe, i dha nderim mbretit David dhe tha: “Rroftė imzot mbreti pėr amshim” !

32 Atėherė Davidi mbret shtoi: “M’i thirrni kėtu Sadokun prift, Natanin profet dhe Banajėn, birin e Jojadės”.

Kur hynė ata te mbreti, 33 mbreti u tha: “Merrni shėrbėtorėt e zotėrisė suaj me vete; Salomonin, tim bir, vėreni nė mushkėn time dhe ēojeni nė Gihon, 34 atje Sadoku prift dhe Natani profet le ta shugurojnė pėr mbret mbi Izraelin, bjeruni borive dhe shpalleni: ‘Rroftė Salomoni mbret’ ! 35 Pastaj ngjituni kėtu me tė, le tė vijė e le tė rrijė mbi fronin tim dhe ai le tė sundojė nė vendin tim. Unė dua qė ai tė jetė prijėsi i Izraelit e i Judės”!

36 Benaja, biri i Jojadės, iu pėrgjigj mbretit e tha: “Amen! Kėshtu vendostė edhe Zoti, Hyji i zotėrisė tim, mbretit. 37 Siē qe Zoti me zotėrinė tim mbretin, po ashtu qoftė edhe me Salomonin dhe e lartėsoftė fronin e tij edhe mė tepėr se fronin e zotėrisė tim Davidit mbret”!

38 Zbriti, pra, Sadoku prift, Natani profet e Benaja, biri i Jojadės, e me ta edhe keretėt e feletėt; Salomonin e vunė mbi mushkėn e Davidit mbret dhe e ēuan nė Gihon. 39 Sadoku prift e mori bririn e vajit prej Tendės dhe e leu Salomonin. Pastaj i ranė borisė dhe mbarė populli brohoriti: “Rroftė Salomoni mbret”! 40 Mbarė populli u ngjit pas tij duke u rėnė fyejve dhe duke brohoritur me gėzim tė madh: ushtoi mbarė vendi prej brohoritjeve tė tyre.

Frika e Adonisė

41 Dėgjoi pėr kėtė Adonia dhe tė gjithė ata qė kishin qenė grishur prej tij. Sa kishte marrė fund gostia. Edhe Joabi, kur e dėgjoi zėrin e borisė, tha: “Ē’do tė thotė kjo zhurmė e qytetit tė zhurmitur”? 42 Ndėrsa ai ende po fliste, ia behu Jonatani, biri i priftit Abiatar. Adonia i tha: “Hyr, sepse ti je burrė i mirė dhe sjell lajme tė mira”.

43 Por Adonisė Jonatani iu pėrgjigj: “Assesi! Sepse zotėria ynė, mbreti David, e bėri Salo‑ monin mbret. 44 Dėrgoi me tė priftin Sadok, Natanin profet, Banajėn, birin e Jojadės, keretėt e feletėt dhe e vunė mbi mushkėn e mbretit. 45 Sadoku prift e Natani profet nė Gihon e shuguruan pėr mbret. Prej andej u ngritėn plot gėzim dhe qyteti ushtoi prej poteres: kjo ėshtė zhurma qė dėgjuat. 46 Salomoni u ul nė fronin e mbretėrisė. 47 Hynė edhe shėrbėtorėt e mbretit dhe e bekuan zotėrinė tonė mbretin David e i thanė: ‘Hyji e bėftė edhe mė tė madh emrin e Salomonit se emri yt dhe fronin e tij e bėftė mė tė madhėrishėm se troni yt’! Dhe mbreti u pėrkul nė shenjė nderimi mbi shtratin e vet. 48 Madje ai tha kėshtu: ‘ Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, qė e dha sot atė qė rri mbi fronin tim dhe qė e panė sytė e mi’”.

49 I kapi, pra, frikė e madhe dhe u ngritėn tė gjithė ata qė kishin qenė tė grishur prej Adonisė, dhe secili shkoi nė punė tė vet. 50 Po edhe Adonia, prej frikės sė Salomonit, u ēua e shkoi dhe u kap pėr brirė tė lterit.

51 E lajmėruan Salomonin dhe i thanė: “Ja, Adonia, prej frikės sė Salomonit mbret, i ka kapur brirėt e lterit e thotė: ‘Le tė mė betohet sot Salomoni mbret se nuk do ta presė me shpatė shėrbėtorin e vet’”. 52 Salomoni u pėrgjigj: “Nėse do tė sillet si burrė i ndershėm, asnjė fije floku nuk do t’i bjerė mbi tokė prej kokės sė tij; por, nė qoftė se nė tė do tė gjendet ndonjė synim i keq, do tė vdesė”.

53 Atėherė Salomoni mbret dėrgoi njerėzit qė e larguan prej lterit. Ai erdhi te Salomoni dhe iu pėrkul mbretit nė shenjė nderimi. Salomoni i tha: “Shko nė shtėpinė tėnde”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Pleqėria e Davidit dhe fitmet e Adonisė