Kapitujt

Isaia: 1. Kundėr popullit mosmirėnjohės

1

1 Vegimi i Isaisė, birit tė Amosit, qė e pa nė lidhje me Judėn e Jerusalemin nė ditėt e Ozisė, Joatamit, Akazit e Ezekisė, mbretėrve tė Judės.

Kundėr popullit mosmirėnjohės

2 Dėgjoni, o qiej, dėgjo, o tokė,

sepse Zoti po flet:

“Fėmijėt i rrita, i burrėrova,

por ata mė pėrbuzėn.

3 Kau e njeh tė zotin

edhe gomari grazhdin e pronarit tė vet,

kurse Izraeli nuk njeh,

populli im nuk merr vesh.”

Ndėshkimi i Judesė

4 Vaj, pėr popullin mėkatar,

pėr kombin e ngarkuar me faje,

pėr farėn e keqe, pėr bijtė e prishur!

E pėrbuzėn Zotin,

hyjshmuan Shenjtin e Izraelit,

atij ia kthyen shpinėn!

5 Po ku t’ju godas mė,

qė vazhdoni tė grumbulloni trathtitė?

Ēdo kokė ėshtė e sėmurė,

ēdo zemėr e molisur!

6 Prej shputės sė kėmbės deri nė majė tė kresė

nė tė vend tė shėndoshė nuk ka:

por lėndime tė mbetura, plagė tė ēelura,

as tė spastruara,

as tė mbėshtjella, as me vaj tė lyera.

7 Toka juaj e shkretuar,

qytetet tuaja tė shkrumbuara me zjarr!

Arat tuaja ndėr sy jua hanė tė huajt

e shkretohet si nė shkretim tė armikut.

8 Bija e Sionit ka mbetur

porsi kasollja nė vresht,

porsi kacafiku nė bostan,

porsi qyteti i rrethuar.

9 Sikur Zoti i Ushtrive

tė mos na e kishte ruajtur farėn,

do tė kishim qenė tashmė porsi Sodoma,

Gomorrės do t’i kishim pėrngjarė!

Kundėr hipokrizisė fetare

10 Dėgjojeni fjalėn e Zotit,

o prijės tė Sodomės!

Dėgjoje urdhrin e Hyjit tonė,

o populli i Gomorrės!

11 “Ē’mė duhen flitė tuaja tė panumėrta?”

‑ thotė Zoti. ‑

“Jam ngopur me fli shkrumbimi deshėsh,

me dhjamė bagėtish tė majura;

e gjak demash,

qengjash e cjepsh nuk dua!

12 Kur donit tė dilni pėrpara meje,

kush i kėrkoi kėto prej duarve tuaja

qė tė shėtitni nėpėr tremet e mia?

13 Pushoni sė mė sjelluri fli tė padobi;

inat e kam kemin.

Hėna e re, e shtuna dhe tubimet...

s’duroj dot paudhėri e festime bashkė!

14 Hėnat e reja e festimet tuaja

i urren shpirti im,

u bėnė barrė e rėndė pėr mua,

s’mund t’i duroj mė!

15 Kur i shtrini duart tuaja nė lutje,

unė i largoj sytė e mi prej jush;

edhe nėse i shumoni lutjet tuaja,

unė nuk ju dėgjoj.

Duart tuaja pikojnė gjak.

16 Lahuni, pastrohuni,

Hiqeni fajėsinė tuaj prej syve tė mi,

pushoni tė bėni keq!

17 Mėsoni tė bėni vepra tė mira:

kėrkojeni drejtėsinė,

ndihmoni tė shtypurit,

jepini tė drejtėn bonjakut,

mbrojeni tė vejėn!

18 “Atėherė, ejani tė pleqėrohemi”

‑ thotė Zoti.

Edhe nė qofshin mėkatet tuaja kuq si gjaku,

do tė bėhen bardhė si bora

edhe nė qofshin tė kuqe si purpuri,

do tė bėhen porsi leshi.

19 Nėse doni tė mė dėgjoni,

do t’i gėzoni frytet e tokės;

20 nėse s’do tė doni e do tė mė ngacmoni tė hidhėrohem,

shpata do t’ju pėrpijė!”

Kėshtu ka thėnė goja e Zotit.

Vajtim mbi Jerusalemin

21 Po si kėshtu u bė lavire

qyteza besnike, plot mirėsi!

Nė tė banonte drejtėsia,

kurse tani ‑ vrasėsit!

22 Argjendi yt ėshtė shndėrruar nė zgjyrė,

vera jote ėshtė pėrzier me ujė.

23 Princat e tu tė pabesė,

shokė me braca,

tė gjithė dhuratat po lakmojnė,

se ē’po vrapojnė pas interesit.

S’i japin tė drejtėn bonjakut,

padia e vejushės as s’del para tyre.

24 Prandaj kėshtu thotė Zoti,

Hyji i Ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit:

“Ehu, se ē’do tė kėnaqem mbi kundėrshtarėt e mi,

se ē’do tė hakmerrem mbi armiqtė e mi!

25 Do ta kthej dorėn time kundėr teje,

me fi do ta pastroj zgjyrėn tėnde,

krejtėsisht prej teje plumbin do ta zhduk!

26 Do t’i kthej gjykatėsit e tu si dikur,

kėshilltarėt e tu si nė kohė tė lashta,

e atėherė do tė quhesh Qyteti i drejtėsisė,

Qyteza besnike!”

27 Sioni do tė shpėrblehet nė saje tė drejtėsisė

e tė kthyerit e tij nė saje tė sė drejtės.

28 Sė bashku do tė sharrojnė tė paudhėt e mėkatarėt,

do tė zhduken ata qė e lanė Zotin.

Kundėr lėndėve tė shenjta

29 Do tė turpėroheni pėr terebentinat

qė tani i mbani pėr tė shenjtė,

do tė skuqeni pėr shpifjet

qė ju vetė i zgjodhėt,

30 Sepse, do tė bėheni porsi lisi qė iu thanė gjethet,

dhe porsi prozhmi qė pa ujė ka mbetur.

31 I forti do tė bėhet li,

kurse shkėndijė vepra e tij,

tė dyja sė bashku do tė digjen,

e askush nuk do t’i fikė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr popullit mosmirėnjohės