Kapitujt

Isaia: 59. Psalmi pendestar

59

1 Jo, nuk u shkurtua dora e Zotit

qė tė mos mund tė shpėtojė,

as s’ėshtė rėnduar veshi i tij

qė mė tė mos dėgjojė;

2 por mėkatet tuaja hapėn njė greminė

ndėrmjet jush e ndėrmjet Hyjit tuaj,

mėkatet tuaja ia zunė fytyrėn

qė ai juve tė mos ju vėshtrojė.

3 Duart tuaja janė tė zhytura nė gjak,

gishtat tuaj plot fajėsi;

buzėt tuaja flasin rrena,

gjuha juaj bėlbėzon fajėsi.

4 Askush padi s’bėn me tė drejtė,

s’gjendet ai qė gjykon drejt;

besohet nė asgjė e thuhet e shtrembėra,

ngjizėn tė keqen, lindėn mjerimin.

5 Thyejnė vezė kapasrecash

e endin pėlhurė merimange;

kush ia ha vezėn, vdes,

kush ta thyejė, prej saj lind kapastreci.

6 Pėlhura e tyre s’vlen pėr petk

s’mund tė mbulohet me punėdoren e tyre;

veprat e tyre janė vepra paudhėsie

fryti i dhunės ėshtė nė dorėn e tyre.

7 Kėmbėt e tyre vrapojnė tė bėjnė tė keqen,

nxitojnė tė derdhin gjak tė pafajshėm.

Mendimet e tyre janė mendime tė kėqija,

nė udhėt e tyre shkretim e ndrydhje.

8 Nuk e njohin udhėn e paqes,

nė hapa tė tyre s’ka drejtėsi.

I shtrembėrojnė shtigjet e veta:

s’e njeh paqen, kush ec udhės sė tyre.

9 Ja, pse e drejta rri larg nesh

dhe drejtėsia s’arrin tek ne;

presim dritėn dhe, ja, errėsira,

ndriēimin e ecim nė terr!

10 Ecim duke prekur si i verbėri murin,

si ata qė sy s’kanė ecim me hamendje;

marrim nė thua nė mesditė, porsi nė mug,

ndėr tė shėndoshė si tė ishim tė vdekur.

11 Tė gjithė ulėrijmė, porsi arinjtė,

gjėmojmė thekshėm, porsi pėllumbat.

Prisnim drejtėsi, por mė kot,

shpėtimin, por ėshtė larg nesh!

12 Po se fajet tona janė tė shumta para teje,

mėkatet tona dėshmojnė kundėr nesh,

po, fajet tona bėjnė pjesė me ne,

i njohim mirė fajet tona:

13 mėkatuam e rrejtėm kundėr Zotit,

u larguam prej Hyjit tonė,

lėvduam dhunėn e shkeljen e urdhėrimeve,

ngjizėm e murmuritėm nė zemėr tonė fjalė tė rreme.

14 Kėshtu e drejta u hodh pas shpine,

drejtėsisė i duhet tė qėndrojė larg,

pėrplaset pėr tokė nė kuvend e vėrteta,

drejtėsisė brenda s’i lamė vend.

Zoti nė veprim

15 Besa erdhi e ra nė harresė,

e ai qė i ikėn sė keqes, bėhet pre.

E pa Zoti dhe iu duk keq

pse s’ka mė tė drejtė.

16 Pa se s’ishte askush,

u ēudit pse askush s’ndėrmjetėsoi.

Por nė ndihmė i erdhi krahu i tij,

e pėrkrahu e drejta e tij.

17 Pėr pancirė veshi drejtėsinė,

nė kokė e vuri pėrkrenaren e shpėtimit;

i veshi petkat e hakmarrjes,

u mbėshtoll me zell si me leshnik.

18 Do tė paguajė gjithkėnd sipas veprave:

me zemėrim kundėrshtarėve tė vet,

me shpagim armiqve tė vet

edhe ishujve do t’ua kthejė tė keqen.

19 Ata tė perėndimit, do ta druajnė emrin e Zotit,

edhe ata tė lindjes sė diellit, lavdinė e tij,

kur tė vijė porsi pėrroi i rrėmbyeshėm

qė e shtyt fryma e Zotit.

20 Por do tė vijė Shpėrblyesi i Sionit

edhe pėr ata bijtė e Jakobit

qė kthehen prej paudhėsisė,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Profeci

21 Sa pėr mua ‑ thotė Zoti ‑

ja besėlidhja ime me ta:

“Shpirti im qė ėshtė mbi ty

e fjalėt e mia qė i vura nė gojė tėnde,

s’do tė largohen nga goja jote,

as nga goja e farės sate,

as nga goja e farės sė farės sate

‑ thotė Zoti ‑

qė tani e deri nė amshim.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Psalmi pendestar