Kapitujt

Isaia: 2. Paqja e pėrhershme

2

1 Vegimi qė pa Isaia, biri i Amosit, nė lidhje me Judėn e Jerusalemin.

2 Do tė ndodhė nė kohėn e ardhshme:

mali i Shtėpisė sė Zotit

do tė vendoset mbi majėn e maleve,

e do tė ngallitė pėrmbi kreshta

dhe tė gjithė popujt do tė ngarendin tek ai.

3 Tek ai do tė shkojnė shumė popuj

e do tė thonė:

“Ejani tė ngjitemi nė malin e Zotit,

nė Shtėpinė e Hyjit tė Jakobit

qė tė na i mėsojė udhėt e tij

e tė ecim shtigjeve tė tij, ”

sepse nga Sioni do tė dalė Ligji

dhe nga Jerusalemi fjala e Zotit.

4 Ai do tė jetė gjykatėsi i popujve

dhe do t’i gjykojė fiset e shumta,

shpatat e veta do t’i kthejnė nė plorė

e heshtat nė drapėrinj.

Njė popull nuk do tė ngrejė shpatėn

kundėr njė populli tjetėr

dhe mė s’do tė ushtrohen pėr luftė.

5 Eja, o shtėpia e Jakobit,

tė ecim nė dritėn e Zotit!

Shkėlqimi e madhėria e Zotit

6 Po, ti e pėrbuze popullin tėnd,

shtėpinė e Jakobit,

sepse janė plot me shortarė tė lindjes

e me fallxhorė porsi filistenjtė

dhe ua shtrijnė dorėn tė huajve.

7 Toka e tij ėshtė plot me argjend e me ar,

visaret e tij janė tė pambarim.

8 Vendi i tij ėshtė plot me kuaj,

tė panumėrta janė karrocat e tij.

Plot ėshtė vendi i tij me idhuj:

adhurojnė veprat e duarve tė veta,

qė i punuan gishtat e tyre.

9 U pėrul vdekatari, pėr dhe u pėrvujtėrua burri:

Ti falje mos u jep!

10 Futu nė shpellė, fshehu nė pluhur

para fytyrės sė tmerrshme tė Zotit

e para shkėlqimit tė madhėrisė sė tij,

11 Sytė krenarė tė njeriut do tė pėrvujtėrohen,

do tė kėrruset madhėshtia e njerėzve:

atė ditė do tė lartėsohet vetėm Zoti.

12 Po, ajo do tė jetė dita e Zotit tė Ushtrive,

pėr tė pėrulur ēdo krenar e madhėshtor,

kundėr ēdo madhėshtie pėr ta pėrulur;

13 kundėr ēdo cedri tė lartė e tė madh tė Libanit,

kundėr tė gjithė lisave tė Basanit,

14 kundėr tė gjitha bjeshkėve tė larta

kundėr tė gjitha kreshtave tė mprehta,

15 kundėr ēdo pirgu tė lartė,

kundėr ēdo muri tė forcuar,

16 kundėr tė gjitha anijeve tė Tarsisit

dhe kundėr tė gjitha anijeve luksoze.

17 Do tė pėrulet krenaria njerėzore,

do tė pėrulet madhėshtia e tė mėdhenjve:

vetėm Zoti atė ditė do tė lartėsohet,

18 copė e grimė idhujt do tė bėhen.

19 Do tė hyjnė ndėr zgavrra tani

e do tė struken nėpėr shpella tė tokės

para fytyrės sė tmerrshme tė Zotit

e para lavdisė sė tij

kur tė ēohet ta dridhė tokėn.

20 Atė ditė njeriu do t’ua flakė idhujt e vet tė argjendtė

e idhujt e artė qė i punoi pėr vete pėr t’i adhuruar,

minjve e lakuriqėve,

21 e do tė hyjė nė biga tė qetave e nė shpella tė shkėmbinjve

para fytyrės sė tmerrshme tė Zotit

e para shkėlqimit tė madhėrisė sė tij,

kur tė ēohet ta dridhė tokėn.

22 Pushoni sė shpresuari nė njeriun,

jeta e tė cilit ėshtė vetėm njė frymė nė vrimat e hundės.

Ē’vlerė mund tė ketė pra, ai?

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Paqja e pėrhershme