Kapitujt

Isaia: 53. Varri

53

1 “Kush, pra, besoi nė atė

qė ne dėgjuam se u tha?

Kujt i qe zbuluar dora e Zotit?

2 Para Tij u rrit porsi pinjolli,

porsi rrėnja nga toka e thatė.

S’kishte bukuri as hijeshi,

qė tė mund tė vėrenim nė tė,

as pashi qė tė mund tė na pėlqente.

3 Ishte i pėrbuzur, mė i sprasmi ndėr njerėz,

njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje,

si ai, para tė cilit mbulohet fytyra,

i pėrbuzur, kėndej as s’e ēmonin pėr gjėsend!

4 E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona,

mbi shpatulla tė veta i ngarkoi dhimbjet tona!

E ne ishim tė bindur se ishte i ndėshkuar,

i munduar prej Hyjit e i nėnēmuar!

5 Kurse Ai ishte i plagosur pėr shkak tė paudhėsive tona,

i ndrydhur pėr shkak tė fajeve tona;

ndėshkimi, peng paqeje pėr ne,

peshoi mbi Tė:

me vėrragėn e tij ne u shėruam.

6 Tė gjithė ne endeshim si berrat e humbur,

secili udhėn e vet ndiqte

e Zoti e ngarkoi mbi Tė

paudhėsinė e tė gjithė neve.

7 I marrė me tė keq, lejoi tė pėrvujtėrohet,

nuk e ēeli gojėn e vet;

porsi qengji qė e ēojnė pėr ta therur,

porsi delja e pazė para qethtarėve,

nuk e ēeli gojėn e vet.

8 E hoqėn kėso jete me dhunė e me gjyq.

Kush kujdeset pėr fatin e tij?

Po, e zhdukėn nga toka e tė gjallėve,

pėr faj tė popullit tė vet

qe goditur pėr vdekje.

9 Varrin e tij e vunė me tė patenzonėt,

me pasanikėt varri i tij,

megjithėse s’kishte bėrė paudhėsi

as gėnjeshtėr s’doli nga goja e tij.

10 Por Zotit i pėlqeu ta ndrydhė me vuajtje.

Nėse e jep jetėn e vet fli shpėrblyese,

do tė shohė njė trashėgimi motgjatė,

me anė tė Tij do tė kryhet vullneti i Zotit.

11 Pėr shkak tė vuajtjes sė shpirtit tė tij

do ta shohė dritėn

e do tė ngihet me njohjen e saj.

Shėrbėtori im i drejtė do tė shfajėsojė shumė,

mbi vete fajet e tyre do t’i marrė.

12 Prandaj turmat do t’ia jap pėr shpėrblim,

pre e tij do tė jenė popuj tė panumėrt,

sepse e dorėzoi veten pėr vdekje

dhe qe numėruar ndėr keqbėrės

qė mbi vete t’i marrė fajet e turmave

e lutet pėr ata qė mėkatojnė.

Kapitujt