Kapitujt

Isaia: 19. Kundėr Egjiptit

19

1 Profeci mbi Egjiptin.

Ja, Zoti kalėron mbi re tė shpejtė,

nė Egjipt po hyn!

Para Tij rroposen idhujt e Egjiptit,

nė kraharor zemra u fiket egjiptianėve!

2 “Do t’i nxis egjiptianėt kundėr egjiptianėve,

do tė luftojė vėllai me vėllanė

miku me mikun e vet,

qyteti kundėr qytetit,

mbretėria kundėr mbretėrisė.

3 Mendėsh do tė merren egjiptianėt,

kotdo t’ua ēoj synimet e tyre.

Idhuj e shortarė, do tė pyesin,

thirrės shpirtrash e magjistarė.

4 Egjiptianėt do t’i lėshoj nė dorė

tė njė zotėrie tė pashpirt,

do t’i sundojė njė mbret i ashpėr, ”

thotė Zoti, Hyji i Ushtrive.

5 Do tė shterė uji i detit,

do tė shterė e do tė thahet lumi,

6 kanalet do tė qelbėsohen,

pėrrenjtė e Egjiptit do tė shteren,

pa ujė do tė mbesin,

do tė vyshket kallam e zunkth,

7 shogėt do tė mbesin brigjet e Nilit,

bima e Nilit mbarė do tė thahet,

do tė thahet e nuk do tė jetė.

8 Do tė trishtohen peshkatarėt,

do tė ankohen tė gjithė ata

qė nė lumė hedhin grepin,

mjerimi do t’i mbulojė

ata qė nė ujė hedhin rrjetat.

9 Do tė turpėrohen punuesit e lirit,

lėnurėsit e vegjėtarėt e pėlhurės.

10 Nė mjerim do tė bien mjeshtrat e tij,

tė gjithė mėditėsit do tė sharrojnė.

11 Oh sa tė marrė princat e Tanesit!

Tė faraonit kėshilltarėt mė tė urtėt,

i dhanė kėshilla krejtėsisht tė marra!

Si mund t’i thoni faraonit:

“Jam bir i tė urtėve,

nxėnės mbretėrish tė lashtė?”

12 Ku janė tani dijetarėt e tu?

Le tė lajmėrojnė e le tė tregojnė

ē’synim ka Zoti i Ushtrive

tė ndėrmarrė kundėr Egjiptit?

13 Janė bėrė tė marrė krerėt e Tanesit,

janė nė gabim krerėt e Memfisit,

e bėnė ta lėrė rrugėn Egjipti,

Gurėt e kėndit tė fiseve tė tij.

14 Zoti trutė ua qet tė bullarit

bėjnė tė gabojė Egjipti nė ēdo veprim,

si i dehuri qė zhgėrryhet nė tė vjellat e veta.

15 Asnjė gjė s’do t’i vlejė Egjiptit

ēfarė do tė bėjė kokė e bisht,

palmė e kallam.

Kthimi i Egjiptit

16 Atė ditė egjiptianėt do tė bėhen si gra, do tė dridhen e do tė tremben nga sjellja e dorės sė Zotit tė Ushtrive, kur Ai ta ēojė dorėn mbi ta. 17 Toka e Judės do tė jetė tmerr pėr Egjiptin. Kushdo qė ta kujtojė, do tė pushtohet nga frika pėr shkak tė synimit tė Zotit tė Ushtrive qė ka vendosur ta kryejė mbi tė.

18 Atė ditė do tė jenė pesė qytete nė Egjipt qė do tė flasin gjuhėn e Kanaanit e do tė jenė tė lidhur me pėrbetim me Zotin e Ushtrive. Njėri do tė quhet Qyteti i Diellit.

19 Atė ditė do tė jetė nė mes tė dheut tė Egjiptit lteri i Zotit e nė skajin e kufirit tė tij njė gurngul nė nder tė Zotit. 20 Do tė jetė njė shenjė e njė dėshmi nė tokėn e Egjiptit nė nder tė Zotit tė gjithėpushtetshėm. Kur, pėrballė kundėrshtarėve, do ta thėrrasin nė ndihmė Zotin, Ai do t’u dėrgojė shpėtimtarin dhe mbrojtėsin qė do t’i shpėtojė. 21 Zoti do t’u dėftohet egjiptianėve edhe egjiptianėt do ta pranojnė atė ditė Zotin. Do ta adhurojnė me fli e me dhurata, do t’i kushtohen Zotit e do t’i kryejnė kushtet. 22 Zoti do ta godasė me shuplakė tė rėnda Egjiptin, por edhe do ta shėrojė; ata do tė kthehen kah Zoti e Ai do tė ketė mėshirė pėr ta e do t’i shėrojė.

23 Atė ditė do tė jetė njė rrugė nga Egjipti nė Asiri; asiriani do tė shkojė nė Egjipt e egjiptiani nė Asiri. Egjiptianėt do t’i shėrbejnė Zotit bashkė me asirianėt.

24 Atė ditė Izraeli do tė jetė i treti bashkė me Egjiptin e me Asirinė. I tillė do tė jetė nė mesin e tokės bekimi, 25 qė do ta japė Zoti i Ushtrive e do tė thotė: “Qoftė bekuar populli im Egjipti, edhe vepra e duarve tė mia, Asiri, dhe trashėgimi im, Izraeli.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr Egjiptit