Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 1. Koha dhe vendi

1

1 Kėto janė fjalėt qė Moisiu ia drejtoi mbarė Izraelit pėrtej Jordanit, nė shkretėtirė, nė Arabė pėrballė Sufit, ndėrmjet Faranit e Tofelit, Labanit, Haserotit e Dizahabit.

2 Prej Horebit e deri nė Kadesbarne, nėse i bihet udhės sė bjeshkėve tė Seirit, ka njėmbėdhjetė ditė udhėtim. 3 Ishte i dyzeti vit, i njėmbėdhjeti muaj, dita e parė e muajit, kur Moisiu ua tregoi bijve tė Izraelit tė gjitha ato qė i kishte urdhėruar Zoti t’ua tregonte. 4 Pasi e mundi Sehonin, mbretin e amorrenjve, qė banonte nė Hesebon, dhe Ogun, mbretin e Basanit, qė banonte nė Astarot e nė Edrai, 5 pėrtej Jordanit, nė tokėn e Moabit, Moisiu filloi ta shtjellojė kėtė Ligj. Ai thoshte:

Udhėzimet e fundit nė Horeb

6 “Zoti, Hyji ynė, na ka thėnė nė Horeb kėshtu: ‘Keni qėndruar mjaft nė kėtė mal: 7 pėrgatituni dhe ēohuni e nisuni drejt maleve tė amorrenjve dhe krahinave tė afėrta: nė Arabė, nė bjeshkė, nė Sefelė, nė Nageb, nė breg tė detit, nė tokėn e Kanaanit e nė Liban, deri nė lumin e madh Eufrat. 8 Ja, ‑ tha ‑ vendi qė unė jua kam dhėnė: hyni e merreni nė trashėgim vendin, pėr tė cilin iu pėrbetua Zoti etėrve tuaj Abrahamit, Izakut e Jakobit se do t’ua japė atyre dhe pasardhėsve tė tyre pas tyre.’

9 Asohere ju pata thėnė: Nuk jam nė gjendje t’ju udhėheq unė krejt vetėm. 10 Zoti, Hyji juaj, ju shumoi e sot jeni shumė si yjet e qiellit. 11 Zoti, Hyji i etėrve tuaj, i shtoftė kėtij numri tuaj mijėra e mijėra tė tjerė dhe ju bekoftė, sikurse edhe ju ka premtuar! 12 Nuk jam mė i zoti t’i mbart krejt vetėm tė vėshtirat tuaja, barrėt tuaja e ankesat tuaja. 13 Zgjidhni, pra, burra tė urtė, tė dijshėm e tė sprovuar pėr njerėzi nė fiset tuaja qė t’jua vė pėr krerė. 14 Asohere ju m’u pėrgjigjėt: ‘Paske ndėr mend tė bėsh njė punė tė mirė’. 15 Atėherė i mora krerėt tuaj prej fiseve tuaja, njerėz tė dijshėm e tė sprovuar pėr njerėzi, dhe i vura prijės tuaj: mijėtarė, urdhėrqindėsh, pesėdhjetarė, dhjetarė dhe mibikėqyrės tė fiseve tuaja. 16 Asohere u urdhėrove gjykatėsve tuaj: ‘Mė parė peshoni mirė ēėshtjet e vėllezėrve tuaj dhe gjykoni sipas sė drejtės, qoftė ai Izraelit ose i ardhur. 17 Nė gjykim mos i mbani krahun asnjėrit: njėsoj dėgjojeni tė voglin si tė madhin dhe askėnd mos druani, sepse gjykimi i pėrket Hyjit! Nėse ndonjė rast ju duket tepėr i vėshtirė, nxirreni para meje e do ta shqyrtoj unė’. 18 Asohere unė ju dhashė urdhra pėr gjithēka ju duhej tė bėnit.”

Mosbesimi nė Kades

19 “U nisėm prej Kadesit dhe u pėrshkuam nėpėr tėrė atė shkretėtirė tė madhe e tė tmerrshme, sikurse patė, udhės drejt maleve tė amorrenjve, siē na kishte urdhėruar Zoti, Hyji ynė. Kur arritėm nė Kadesbarne, 20 ju thashė: Arritėt nė malin e amorrenjve qė Zoti, Hyji ynė, do tė na e japė. 21 Shikoje tokėn qė Zoti, Hyji yt, po ta jep. Ngrihu, merre pėr pronė si tė ka thėnė Zoti, Hyji i etėrve tė tu! Mos ki frikė, asgjė tė tė mos trembė! 22 Atėherė ju tė gjithė m’u afruat e mė thatė: ‘T’i dėrgojmė para nesh disa njerėz qė ta vėzhgojnė vendin e tė na e tregojnė udhėn nėpėr tė cilėn duhet tė biem dhe qytetet nė tė cilat do tė shkojmė.’ 23 Fjala juaj mė pėlqeu, prandaj edhe i dėrgova prej jush dymbėdhjetė vetė, nga njė prej ēdo fisi. 24 Kėta u nisėn pėr nė male, dhe mbėrritėn deri nė luginėn Eskol. Pasi bėnė hetime pėr tokė, 25 orėn prej fryteve tė atij vendi, na i sollėn neve dhe na thanė: ‘Vendi qė Zoti, Hyji ynė, do tė na e japė, ėshtė i mirė.’

26 Por ju nuk deshėt tė hynit; nuk i besuat fjalės sė Zotit, Hyjit tuaj; 27 nynykatėt nė ēadrat tuaja e thatė: ‘Zoti na urren dhe prandaj na nxori nga dheu i Egjiptit qė tė na lėshojė nė duar tė amorrenjve e tė na zhdukė. 28 Ku tė ngjitemi? Vėllezėrit tanė na e patėn futur frikėn nė zemėr kur na thanė: Ėshtė njė popull mė i shumtė e mė i madh se ne! Kanė qytete tė mėdha e tė muruara deri nė qiell! I kemi parė atje edhe viganėt.’

29 Unė asohere ju thashė: ‘Tė mos ju kapė frika e mos i druani! 30 Zoti Hyj qė ėshtė udhėheqėsi juaj, ai vetė do tė luftojė pėr ju, po ashtu si bėri nė Egjipt, vetė e patė!’ 31

Po edhe nė shkretėtirė, vetė e keni parė, Zoti tė ka pėrqafuar, Zoti, Hyji yt, ashtu siē e mbart njeriu fėmijėn e vet, nė ēdo udhė nėpėr tė cilėn ratė deri qė erdhėt nė kėtė vend. 32 Por, megjithėkėtė, ju nuk patėt besim nė Zotin, Hyjin tuaj, 33 i cili ju priu udhės dhe jua gjente vendet e zemėrimiimit; natėn jua tregonte udhėn me dritėn e zjarrit e ditėn me shtyllėn e resė.”

Udhėzimet e Zotit nė Kades

34 “Kur i dėgjoi Zoti nynykamet tuaja, u hidhėrua, u betua dhe tha: 35 ‘Asnjė njeri prej kėsaj breznie tė mbrapshtė nuk do ta shohė tė mirin vend qė ua pata premtuar me pėrbetim etėrėve tuaj, 36 me pėrjashtim tė Kalebit, tė birit tė Jefoneut: ai do ta shohė dhe do ta gėzojė tokėn qė shkeli me kėmbė, ai e bijtė e tij, sepse nuk la gjė mangut pėr ta ndjekur Zotin.’ 37 Pėr shkak tuaj Zoti u hidhėrua edhe me mua e mė tha:’ As ti nuk do tė hysh atje! 38 Por atje do tė hyjė shėrbėtori yt Jozuehi, biri i Nunit. Jepi zemėr sepse ai do t’ia ndajė Izraelit tokėn me short.

39 Fėmijėt tuaj, pėr tė cilėt thatė sė do tė merren skllevėr, foshnjat qė sot nuk dinė ta ndajnė tė mirėn prej sė keqes, ata do tė hyjnė; atyre do t’ua jap tokėn dhe ata do ta kenė pronė. 40 E ju, kthehuni sė prapthi nėpėr shkretėtirė nė drejtim tė Detit tė Kuq.’

41 Atėherė m’u pėrgjigjėt: ‘Mėkatuam kundėr Zotit! Do tė ngjitemi atje e do tė luftojmė, siē na urdhėroi Zoti, Hyji ynė.’ E kur u shtrėnguat nė armė e po niseshit pėr nė mal, 42 Zoti mė tha: ‘Thuaju: Mos u kapni nė mal e mos e nisni luftėn, sepse mua nuk mė keni me ju e do tė bėheni preja e armikut!’ 43 Unė ju urdhėrova, por ju nuk mė dėgjuat, dhe kundėr urdhrit tė Zotit e tė fryrė nga krenaria, iu kapėt malit. 44 Kėshtu dolėn amorrenjtė qė banojnė nė atė mal e t’ju ndeshėn, t’ju pėrndoqėn, si bleta kur del prej zgjoit e tė vishet, e t’ju goditėn prej Seirit e deri nė Hormė.

45 Ju qė u kthyet, kur qanit para Zotit, ai s’ju dėgjoi as s’ua vuri veshin ofshamave tuaja. 46 E kėshtu ndenjėt nė Kades pėr njė kohė tė gjatė, e mirė e dini sa ndenjėt!”

Kapitujt

Kapitujt