Kapitujt

Isaia: 28. Kundėr Samarisė

28

1 Vaj pėr kurorėn e tė dehurve tė Efraimit,

pėr lulen e vyshkur, stolinė e saj krenare,

pėr ata qė ishin nė krye tė luginės pjellore,

tė marrakotur nga vera!

2 Ja, prej Zotit i dėrguar njė njeri i fortė,

si reja me breshėr, si vorbulla me stuhi,

si rrjedha e ujėrave tė shumta vėrshuese,

gjithēka pėr tokė pėrplas me pėrdhuni!

3 Me kėmbė do tė shkelmohet

kurora krenare e Efraimit,

4 dhe lulja e vyshkur, stolia e saj krenare,

qė ėshtė nė krye tė luginės pjellore,

do tė jetė porsi fiku i pjekur para vere,

qė posa dikush e sheh,

menjėherė e vjel me dorė

dhe e pėrlan!

5 Por atė ditė Zoti i Ushtrive do tė jetė

kurora e lavdishme,

dhe keza e shkėlqyeshme

pėr Tepricėn e popullit tė vet,

6 shpirti i drejtėsisė pėr atė

qė rri nė ndenjėsen e gjyqtarit

dhe forcė e guxim pėr ata

qė e zmbrapsin sulmin nė derė!

Kundėr priftėrinjve e profetėve tė rremė

7 Po se edhe kėtyre kėmbėt po u merren,

ēo e rrėzo pėr shkak tė tė dehurit pėrkunden,

tė dehur lėkunden priftėrinj edhe profetė,

vera i bėri pėr vete,

tė dehur kėmbėt u merren,

tė tupitur nė vegim,

tė pėrkundur nė gjykim.

8 Tė gjitha tavolinat

plot janė me tė vjella tė ndyta,

s’ka mė asnjė vend tė pastėr!

9 “Kujt ai kėshtu ia mėson urtinė?

Kujt ai kėshtu ia shtjellon vegimin?

A thua foshnjave tė hequra nga qumėshti,

a thua foshnjave posa tė larguara nga parzmat?”

10 Sepse pėrsėrit:

“Ligj mbi ligj e ligj mbi ligj,

rregull mbi rregull e rregull mbi rregull,

pak kėtu e pak atje!”,

11 me buzė belbacuke, nė gjuhė tė huaj

i flet kėtij populli

12 ai qė u kishte pasė thėnė:

“Ja, pushimi! Jepini pushim tė lodhurit!

Ja qetėsia!”,

por s’deshėn tė dėgjojnė!

13 Prandaj Zoti kėshtu do t’u thotė:

“Ligj mbi ligj e ligj mbi ligj,

rregull mbi rregull e rregull mbi rregull,

pak kėtu e pak atje!”

qė tė shkojnė e tė bien nė kokėrr tė shpinės,

qė tė thėrmohen, tė zihen nė leq e tė kapen!

Kundėr kėshilltarėve tė kėqij

14 Prandaj dėgjojeni fjalėn e Zotit,

ju o pėrqeshės,

qė zotėroni mbi popullin tim

qė ėshtė nė Jerusalem.

15 Ju thoni: ‘Kemi bėrė lidhje me Vdekjen,

jemi marrė vesh me Nėntokėn;

kur tė kalojė shuplaka pėrmbytėse,

ne nuk do tė na kapė,

sepse shpresėn tonė e kemi vėnė nė rrenė

dhe jemi fshehur nė dredhi.’

16 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj:

‘Ja, unė do tė vė pėr themel njė gur nė Sion,

gur tė sprovuar, kėndor,

tė ēmueshėm, tė themeluar;

kush tė besojė s’do tė marrakotet.

17 Tė drejtėn do ta bėj masė

e drejtėsinė plumē;

dhe breshri do ta rrėnojė strehimin tuaj tė gėnjeshtrės

e ujėt do ta vėrshojė vendin e fshehjes.

18 Do tė zhbėhet lidhja juaj me Vdekjen

dhe marrėveshja juaj me Nėntokėn s’do tė qėndrojė!

Kur tė kalojė shuplaka vėrshuese

pėrmbi ju ajo do tė shkelė;

19 sa herė qė tė kalojė, pėrpara do t’ju marrė;

do tė kalojė ēdo mėngjes,

ditė e natė:

vetėm tmerri do tė bėjė

tė merret vesh porosia.’

20 Tepėr i shkurtėr do tė jetė shtrati

pėr t’u shtrirė njeriu,

tepėr e ngushtė do tė jetė mbuloja

pėr t’u mbuluar.

21 Sepse, porsi mbi malin Farasim Zoti do tė ngrihet,

porsi nė luginėn e Gabaonit do tė zemėrohet,

pėr ta kryer veprėn e vet ‑ veprėn e jashtėzakonshme,

pėr ta bėrė punėn e vet ‑ punėn e vet tė mrekullueshme.

22 E tani pushoni sė pėrqeshuri,

qė tė mos ju shtrėngojnė edhe mė tepėr prangat,

sepse prej Zotit, Hyjit tė Ushtrive,

dėgjova urdhrin e shkatėrrimit

kundėr mbarė botės.

Shėmbėlltyra

23 Ma vini veshin e dėgjojeni zėrin tim,

me kujdes dėgjojeni bisedėn time.

24 A thua nuk lėron gjithė ditėn bujku pėr tė mbjellė,

a s’e thyen e s’e trinon arėn e vet?

25 E pasi ia rrafshon sipėrfaqen

a s’mbjell qiqėr, nuk e qet morajėn,

nuk e hedh grurin e elbin,

e anėve tė arės thekrėn?

26 Tė veprojė drejtė dijen ia jep,

e mėson Hyji i tij.

27 Sepse qiqra nuk shihet me trinė,

as moraja me rrotė qerri,

por me thupėr shihet qiqra

e me shkop rrahet moraja.

28 Pse a thua gruri grimcohet?

Jo, pse s’shihet pa mbarim:

s’e grimcon rrota e qerrit,

as s’thėrmohet nga thundrat e kuajve.

29 Edhe kjo patjetėr vjen

prej Zotit, Hyjit tė Ushtrive,

qė ėshtė nė kėshill i mrekullueshėm,

i madhėrueshėm pėr nga dija.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr Samarisė