Kapitujt

Isaia: 5. Kėnga e vreshtit

5

1 Do t’ia kėndoj tė dashurit tim

kėngėn e mikut tim

mbi vreshtin e tij.

Miku im kishte vreshtin

nė njė kodėr pjellore.

2 E thuri,

ia qėroi gurėt,

e mbėltoi me hardhi tė zgjedhura,

nė mes tė tij e ndėrtoi kullėn,

nė tė punoi edhe shtrydhėsin.

Priste se do t’i bėnte rrush,

por i bėri vetėm larushk.

3 Tani, banorė tė Jerusalemit

e ju burrat e Judesė,

ndajeni kėtė pleqėri

mes meje e vreshtit tim.

4 Ē’u desh tjetėr tė bėj pėr vreshtin

qė s’e bėra?

Shpresoja se do tė mė jepte rrush,

pėrse mė bėri veē larushk?

5 Juve tani po ju dėftoj

ē’do t’i bėj unė vreshtit tim:

do tą shthur gardhin e tij,

qė tė bėhet djerr

do t’rrėzoj ledhet e tij

qė tė shkelmohet.

6 Le tė mbesė shkretė

mos tė kihet as mos tė mihet,

le ta mbulojnė halluga e ferra;

reve unė do t’u urdhėroj

njė pikė shi mbi tė tė mos bjerė.

7 Vreshti i Zotit tė Ushtrive

ėshtė shtėpia e Izraelit,

fidanėt e zgjedhur tė tij

janė banorėt e Judesė.

Prita tė ushtrojnė virtytet,

dhe ja, vetėm paudhėsi,

drejtėsinė prita, ja ofshamat!

 

Mallkimet

8 Mjerė kush shtėpisė i shton shtėpi

kush i shton arės i shton arė deri nė skaj tė vendit!

A thua ju tė vetmit do tė jetoni kėtu mbi dhe?

9 Kėtė be e bėri nė veshėt e mi Zoti i Ushtrive:

“Me siguri shkretė do tė mbesin shumė shtėpi,

tė mėdha e tė bukura, por pa banorė.”

10 Sepse dhjetė ditarė vreshta

do tė japin veē njė vozė verė,

tridhjetė babune farė

do tė qesin veē tri babune.

11 Mjerė ata qė nė mėngjes herėt

vrapojnė pas pijeve dehėse

dhe pinė natėn deri vonė,

prej verės tė pėrvėluar.

12 Harpa e kitara,

lodra e fyej nė gosti me verė,

s’janė nė kujdes pėr veprim tė Zotit

as s’i shikojnė veprat e duarve tė tij.

13 Kėndej populli im do tė ēatdhesohet

pėr arsye se mend nuk kanė,

urie bujarėt do tė vdesin,

etja turmat do t’i djegė.

14 Po, Nėntoka e hapi grykėn,

vesh mė vesh e ēeli gojėn,

do tė bien nė tė bujarė e popull,

ajka e gėzimi i Jerusalemit!

15 Do tė pėrulet njeriu, do tė pėrvujtėrohet burri,

do tė pėrulen tė krenarėve sytė.

16 Do tė lartėsohet Zoti i Ushtrive nė gjyq,

Hyji i shenjtė shenjt do tė dėftohet

me zbatimin e drejtėsisė.

17 Qengjat rėndom do tė kullosin

si nėpėr livadh qė u pėrket,

kurse tė huajt do tė hanė,

nė gėrmadhat e tė pasurve.

18 Mjerė ata qė e zvarrisin tė keqen

me konopėt e padrejtėsisė

edhe mėkatin si mashkullin e qerrit,

19 ata qė thonė: “Le tė shpejtojė,

vrik ta kryejė veprėn e vet

qė ta shohim;

le tė nxitojė e le tė vijė

synimi i Shenjtit tė Izraelit

qė ta njohim!”

20 Vaj pėr ata qė tė keqen e quajnė tė mirė

e tė mirėn tė keqe,

qė terrin e mbajnė pėr dritė

e qė dritėn e mbajnė errėsirė,

qė tė idhtėn e mbajnė pėr tė ėmbėl

e tė ėmblėn e mbajnė pėr tė idhtė!

21 Mjerė ata qė nė sytė e vet

e mbajnė veten se janė tė urtė,

qė pėr tė menēur e ēmojnė veten!

22 Mjerė ata qė janė trima pėr tė pirė verė,

tė parėt pėr tė pėrzier pije tė forta,

23 qė pėr dhurata e shfajėsojnė tė shtrembėtin

e tė drejtit ia mohojnė tė drejtėn!

24 Prandaj, sikurse gjuha e zjarrit e djeg kashtėn,

edhe zjarri e djeg bykun

ashtu do tė kalbet rrėnja e tyre,

e lulja e tyre do tė fluturojė si pluhuri,

sepse e flakėn Ligjin e Zotit tė Ushtrive,

blasfemuan fjalėn e Shenjtit tė Izraelit.

Zemėrimi i Zotit

25 Prandaj shpėrtheu zemėrimi i Zotit

kundėr popullit tė tij dhe ai

e ēoi dorėn e vet kundėr tij dhe e goditi

kėshtu qė u tundėn malet:

rrafsh mbuluan tokėn kufomat e tyre

porsi plehu nėpėr rruga.

Mirėpo, s’u shua hidhėrimi i tij,

gjithnjė dorėn e mban lart.

Pushtimi asirian

26 Ai ngriti shenjėn e luftės popullit tė largėt,

i fėrshėlliu nė skajin e botės,

fluturimthi, ja, po vjen!

27 Njė ndėr ta s’ėshtė i mekur, i lodhur,

as nuk kotet as s’i vjen gjumė,

nuk zgjesh brez as nuk zbath sandale.

28 Shigjetat e tij janė tė mprehta, harqet tė tendosur,

gurgacė janė thundrat e kuajve tė tyre,

rrotat e qerreve tė luftės si stuhia e thellimit!

29 Ulėrima e tij si ulėrimė luani:

ulėrin si kėlyshėt e luanit,

kėrcėllon dhėmbėt, prenė e rrėmben,

nė vend tė sigurt e vendos

askush kthetrash s’mund t’ia nxjerrė.

30 Do tė shun’g’llojė mbi tė,

si shun’g’llon deti.

Shikon vendin: errėsirė, ngushticė,

dritėn e mbulon errėsira!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėnga e vreshtit