Kapitujt

Sofonia: 1. Ngjarje kozmike

1

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar Sofonisė, birit tė Kusit, birit tė Godolisė, birit tė Amarisė, birit tė Ezekisė, nė ditėt e Jozisė, birit tė Amonit, mbretit tė Judės.

I. DITA E ZOTIT NĖ JUDE

Ngjarje kozmike

2 “Gjė pa shqimur nuk do tė lė

pėrmbi faqen e dheut ‑

thotė Zoti.

3 Do tė shfarosė njeri e kafshė,

do t’i zhduk shpendėt e qiellit

e peshqit e detit,

do t’i shkallmoj tė patenzonėt

farėn njerėzve do t’ua tres mbi tokė,

‑ thotė Zoti.

Kundėr nderimit tė hyjnive tė huaja

4 Kundėr Judės do ta ngre dorėn

e mbi tė gjithė banorėt e Jerusalemit,

do t’i zhduk nga vendi tepricat e Baalit,

emrin e rojtarėve e tė priftėrinjve tė tij

5 edhe ata qė mbi pullaze adhurojnė

ushtritė qiellore,

ata qė adhurojnė e nė Zotin pėrbetohen,

por qė pėrbehen edhe nė Melkolmin,

6 ata qė s’e ndjekin Zotin,

qė me Zotin nuk kėshillohen

e qė atė nuk e kėrkojnė.

7 Heshtni para Zotit Hyj,

sepse ėshtė afėr Dita e Zotit!

Gati e bėri Zoti njė therore

e i shenjtėroi tė grishurit e vet!

Kundėr tė mėdhenjve tė oborrit

mbretėror

8 Do tė ndodhė Ditėn e flijimit tė Zotit:

Do t’i ndėshkoj princat,

bijtė e mbretėrve

e tė gjithė ata qė vishen

me petka tė huajsh,

9 do t’i ndėshkoj tė gjithė ata

qė me krenari e kapėrcejnė pragun,

qė e mbushin shtėpinė e zotėrisė sė vet

me fajėsi e me dredhi.

Kundėr tregtarėve tė Jerusalemit

10 Po atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

do tė shpėrthejė klithma nga Dera e Peshkut

edhe britma nga Qyteti i Ri

e nga Kodrat njė poterė e madhe!

11 Ulėritni, banorėt e Shterės,

se sharroi mbarė populli i Kanaanit,

mbaruan me argjend tė ngarkuarit!

Kundėr atyre qė nuk besojnė

12 Po atė ditė

me kandil do ta kėrkoj Jerusalemin

e do t’i ndėshkoj njerėzit

qė shtrihen mbi draun e vet

e u thotė mendja:

‘Zotynė nuk ėshtė nė gjendje

tė bėjė mirė as tė bėj keq!’

13 Pasuria do t’u rrėmbehet,

shtėpitė e tyre do tė rrėnohen.

Ata shtėpi do tė ndėrtojnė,

porse nė to nuk do tė banojnė,

ata vreshta do tė mbėltojnė,

porse verėn s’do t’ua pinė!

Dita e Zotit

14 U afrua Dita e madhe e Zotit,

afėr ėshtė, me hapa tė shpejtė po vjen!

I hidhur ėshtė zėri i Ditės sė Zotit:

nė tė i forti ngushtė do tė jetė!

15 Ditė hidhėrimi ajo ditė,

ditė travaji e ngushtice!

Ditė shkretimi e shkatėrrimi,

ditė errėsire edhe terri!

Ditė mjegulle e thellimi!

16 Ditė borie e kushtrimi,

kundėr qyteteve qyteza,

kundėr pirgjeve tė larta nė kėnde!

17 Nė ngushticė tė madhe do t’i vėrė njerėzit,

do tė ecin si tė ishin tė verbėr

kundėr Zotit pse mėkatuan!

Gjaku i tyre do tė derdhet si pluhur,

porsi plehu rropullitė e tyre!

18 Nuk do tė mundet t’i shpėtojė

ari as argjendi i tyre.

Ditėn e zem’rimit tė Zotit

me zjarrin e zellit tė tij

do tė shkatėrrohet toka mbarė.

Me nxitim do t’i shfarosė

tė gjithė ata qė e banojnė tokėn!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Sofonia > Ngjarje kozmike