Kapitujt

2 i Kronikave: 1. Salomoni e merr dhuratėn e dijes

1

1 Salomoni, biri i Davidit, ishte pėrforcuar nė mbretėrinė e tij. Zoti, Hyji i tij, ishte me tė dhe e ngriti nė kulm madhėrinė e tij.

2 Atėherė Salomoni i urdhėroi mbarė Izraelit: mijėtarėve, urdhėrqindėsve, gjyqtarėve, prijėsve tė mbarė Izraelit, krerėve tė familjeve 3 dhe mbarė bashkėsinė shkoi nė kodrinėn e Gabaonit, ku ishte Tenda e Takimit tė Hyjit, qė e kishte punuar Moisiu, shėrbėtori i Hyjit, nė shkretėtirė. 4 Davidi e kishte sjellė Arkėn e Hyjit prej Kariatiarimit nė vendin qė e kishte pasė bėrė gati pėr tė dhe ku ia kishte ngrehur Tendėn: d. t. th. nė Jerusalem. 5 Lteri i bronztė, qė e kishte punuar Beseleeli, biri i Urisė sė Hurit, ishte atje para Banesės sė Zotit e Salomoni dhe mbarė bashkėsia shkuan atje. 6 Shkoi pra, Salomoni te lteri i bronztė pranė Tendės sė Takimit tė Zotit dhe aty i kushtoi njė mijė fli.

7 Po kėtė natė Hyji iu dėftua Salomonit. I tha: “Lyp ēka dėshiron tė tė jap”. 8 Salomoni iu pėrgjigj Hyjit: “Ti e pėrkrahe shumė tim atė Davidin, kurse mua mė bėre mbret nė vend tė tij. 9 Tani, pra, o Zot, Hyj, plotėsoje zotimin tėnd qė ia dhe atit tim Davidit, pasi mė bėre mbret mbi popullin tėnd tė shumtė qė ėshtė i panumėrt porsi pluhuri i tokės, 10 mė jep dije e kuptim qė ta udhėheq popullin tėnd. E njėmend, kush mundet ta sundojė denjėsisht njė popull kaq tė madh siē ėshtė yti”?

11 Atėherė Hyji i tha Salomonit: “Pasi i pėlqeu zemrės sate kjo gjė e nuk kėrkove pasuri, mirėqenie e lavdi, as vdekjen e atyre qė tė urrenin, madje as jetė tė gjatė, por kėrkove urtėsi e dije qė tė mund t’i prish popullit tim, mbi tė cilin tė bėra mbret, 12 tė janė dhėnė dija e kuptimi! Por unė do tė tė jap edhe mirėqenie e lavdi, kėshtu qė askush ndėr mbretėr, as para teje as pas teje, tė mos jetė i ngjashėm me ty”!

13 U largua, pra, Salomoni nga prania e Tendės sė Takimit prej kodrinės sė Gabaonit nė Jerusalem dhe mbretėroi mbi Izraelin. 14 Bashkoi karroca lufte dhe kalorės. Pati njė mijė e katėrqind karroca lufte dhe dymbėdhjetė mijė kalorės tė shpėrndarė nėpėr qytete dhe pranė vetes nė Jerusalem. 15 Salomoni ia doli tė sillte nė Jerusalem argjend e ar si gurė, e lėndė cedri porsi dru mani qė rritet nė Sefelė me shumicė tė madhe. 16 Kuajt ia sillnin prej Egjiptit dhe prej Koes. Tregtarėt e mbretit i blenin nė Koa. 17 Ata e sollėn nė vend njė karrocė lufte dhe e shitėn pėr gjashtėqind sikla tė argjendtė si dhe njė kalė pėr njėqind e pesėdhjetė. Kėshtu bėhej edhe pėr tė gjithė mbretėrit e tjerė tė hetitėve e tė Sirisė tė cilėt importonin pėrmes tyre.

Pėrgatitjet e fundit. Hirami i Tirit

18 Salomoni vendosi ta ndėrtojė njė Shtėpi nė nder tė Emrit tė Zotit dhe njė pallat pėr vete.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Salomoni e merr dhuratėn e dijes