Kapitujt

Isaia: 15. Vajtim mbi Moabin

15

1 Profeci mbi Moabin.

Natėn u rrėnua Armoabi, u shua;

natėn u rrėnua Cirmoabi, u shua.

2 Populli i Dibonit u ngjit nė lartėsi pėr tė qarė;

nė Nabo e nė Medabė Moabi vajtoi;

ēdo kokė qe qethur e rruar ēdo mjekėrr!

3 Nė sheshe vishen me thasė,

nė pullaze e nė tregje vajtojnė

tė gjithė bėjnė gjėmė, shkrihen nė vaj!

4 Heseboni e Eleala bėjnė gjėmė,

vajtimi i tyre ndihet deri nė Jasė.

Tė madhe dėnesin trimat e Moabit,

u rėnkon shpirti pėr vetvete.

5 Zemra ime gėrthet pėr Moabin,

mbrojtėsit u arrijnė deri nė Segor,

deri nė Eglatselisi;

brinjės sė Luitit ngjiten e vajtojnė

nė udhė tė Oronaimit gjėmė tė mjerueshme lėshojnė.

6 Nė Nemrim uji do tė shterė,

u tha bari, s’lulėzoi pinjolli,

mbarė gjelbėrimi u vyshk, u shua!

7 Kėndej edhe i mbledhin ēaklat e pasuritė e veta

e i kalojnė pėrtej pėrroit tė Shelgjeve.

8 Po, u hap britma nė viset e Moabit,

gjėma e tij deri nė Eglaim,

ulėrima e tij deri nė Beerelim!

9 Ujėrat e Dimonit janė mbushur me gjak!

Edhe njė tė keqe do t’ia shtoj Dimonit:

njė luan pėr tė ikurit e Moabit

e pėr ata qė gjallė do tė mbesin nė vend.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Vajtim mbi Moabin