Kapitujt

Esdra: 1. Kthimi i sionistėve

1

1 Nė vitin e parė tė sundimit tė Kirit, mbretit tė Persisė, pėr tė shkuar nė vend fjala e Zotit e dėrguar pėrmės gojės sė Jeremisė, Zoti e frymėzoi shpirtin e Kirit, dhe ky shpalli ‑ madje edhe mė shkrim ‑ nė mbarė mbretėrinė e vet: 2 ”Kėshtu thotė Kiri, mbreti i Persisė: Tė gjitha mbretėritė e tokės m’i dhuroi Zoti, Hyji i qiellit, dhe ai mė urdhėroi ta ndėrtoj pėr tė njė Tempull nė Jerusalem tė Judesė. 3 Tė gjithė ju qė i pėrkisni popullit tė tij ‑Hyji i juaj qoftė me ju ‑ shkoni nė Jerusalem tė Judesė, dhe ta ndėrtoni Tempullin e Zotit, Hyjit tė Izraelit ‑ Hyjit qė ėshtė nė Jerusalem. 4 Dhe mbarė Tepricės sė kėtij populli qė ka mbetur gjallė, kudo qė tė jetė, duhet tė ndihmohen nga njerėzit e tjerė tė vendbanimeve tė tyre, me ar e argjend, me pasuri, bagėti e me dhurata vullnetare pėr ta ndėrtuar Tempullin e Hyjit, qė ėshtė nė Jerusalem”.

5 Atėherė u ēuan krerėt e vėllazėrive tė Judės e tė Beniaminit, priftėrinj e levitė, dhe tė gjithė ata qė Hyji ua zgjoi shpirtin, e u nisėn pėr ta ndėrtuar Tempullin e Zotit qė ėshtė nė Jerusalem. 6 Tė gjithė fqinjėt e tyre u ndihmuan bujarisht me enė tė argjendta, tė arta, me pasuri, bagėti e me gjėra tė paēmueshme, pa i llogaritur dhuratat e vullnetshme.

7 Po kėshtu edhe mbreti Kir i nxori enėt e Tempullit tė Zotit, qė Nabukodonozori i kishte rrėmbyer prej Jerusalemit dhe i kishte vėnė nė tempullin e hyjit tė vet. 8

Kiri, mbreti i Persisė, ia dha ato Mitridatit, pėrgjegjėsit tė thesarit, e ky ia numėroi Sasabasarit, prijėsit tė Judės. 9 Dhe ja, numri i tyre:

gota tė arta: tridhjetė;

gota tė argjendta: njė mijė;

thika: njėzet e nėntė;

kupa tė arta: tridhjetė;

10 kupa tė argjendta: katėrqind e dhjetė;

enė tė tjera: tė shumta.

11 Gjithsej enė ari e argjendi: pesė mijė e katėrqind. Tė gjitha kėto i mori Sasabasari me vete kur tė humburit ktheheshin nga Babiloni nė Jerusalem.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Esdra > Kthimi i sionistėve