Kapitujt

Gjyqtarėt: 1. Ngulja e Judės, e Simonit, e Kalebit dhe e cineasve

1

1 Pas vdekjes sė Jozuehut izraelitėt e pyetėn pėr kėshillė Zotin dhe thanė: “Cili nesh do tė dalė i pari te Kananeu pėr tė luftuar kundėr tij”? 2 Zoti u pėrgjigj: “Le tė dalė Juda! Ja, unė po e lėshoj tokėn nė duar tė tija”.

3 Juda atėherė i tha Simonit, tė vėllait: “Dil me mua nė shortin tim e tė luftojmė kundėr Kananeut, dhe kur tė tė bjerė shorti ty, unė do tė vij me ty”. Simoni shkoi me tė. 4 Shkoi Juda dhe Zoti ua lėshoi nė duar tė tyre Kananeun dhe Ferezeun. Nė Bezek i vranė dhjetė mijė vetė. 5 Nė Bezek gjetėn Adonibezekun, luftuan kundėr tij dhe i mundėn Kananeun e Ferezeun. 6 Por Adonibezeku iku. Ata e ndoqėn, e zunė dhe ia prenė pėlqerėt e duarve e tė kėmbėve tė tija. 7 Adonibezeku tha: “Shtatėdhjetė mbretėr, pasi ua preva pėlqerėt e duarve e tė kėmbėve, mblidhnin dromca nėn tryezėn time. Siē bėra, ashtu ma ktheu Zoti mua”. E ēuan nė Jerusalem dhe atje vdiq.

8 Atėherė djemtė e Judės e sulmuan Jerusalemin dhe e morėn. Banorėt i prenė me shpatė e qytetin e dogjėn.

9 Pastaj shkuan pėr tė luftuar kundėr Kananeut, qė banonte nė Malėsi, nė Nageb e nė Sefelė. 10 Pastaj Juda shkoi kundėr Kananeut qė banonte nė Hebron, qė dikur quhej Kariatarbe dhe aty e mundi Sesain, Ahimanin e Tolmain. 11 Prej andej shkoi kundėr banorėve tė Dabirit, i cili dikur quhej Kariatsefer /d. m. th. Qyteti i Letrarėve/. 12 Atėherė Kalebi tha: “Kush ta godasė Kariatseferin dhe ta pushtojė, do t’ia jap Aksėn, time bijė, pėr grua”. 13 Pasi e pushtoi Otonieli, biri i Cenezit, vėllai i vogėl i Kalebit, ia dha Aksėn, vajzėn e vet, pėr grua.

14 Ajo, ndėrsa po shkonte, e nxiti tė kėrkonte prej babait tė vet njė arė. Kėshtu, pra, zbriti prej gomarit e Kalebi i tha: “Ēka ke”? 15 E ajo iu pėrgjigj: “Mė bėj njė nder. Pasi ma ke dhėnė tokėn e thatė, mė jep edhe njė tokė qė tė ketė ujė”. Kėshtu Kalebi i dha Burimet e Larta e Burimet e Poshtme.

16 Bijtė e Hobabit cineas, kunatit tė Moisiut, u ngjitėn prej qytetit tė Palmave bashkė me bijtė e Judės nė shkretėtirėn e Judės, qė ėshtė nė krahun e mesditės tė Aradit. Ngulėn aty me amalecitėt.

17 Pastaj Juda u ēua e shkoi me tė vėllanė, Simonin, dhe sė bashku i ranė Kananeut qė banonte nė Sefat, dhe e goditėn qytetin me “mallkim.” Dhe iu ngjit emri Hormė /d. m. th. Mallkim/. 18 Juda e pushtoi Gazėn me territoret e saj, Askalonin dhe Akaronin me territoret e tyre. 19 Zoti ishte me Judėn e ai pushtoi edhe Malėsitė. Por nuk mund t’i shpėrngulte banorėt e vėrrisė, sepse kishin shumė karroca hekuri.

20 Kalebit ia dhanė Hebronin siē kishte urdhėruar Moisiu. E Kalebi i dėboi prej Hebronit tre bijtė e Enakut.

21 Bijtė e Beniaminit nuk e dėbuan Jebuseun prej Jerusalemit, e kėshtu Jebuseu banoi nė Jerusalem bashkė me bijtė e Beniaminit deri nė ditėn e sotme.

Pushtimi i Betelit

22 Po edhe Shtėpia e Jozefit u nis pėr Betel, dhe Zoti qe me ta. 23 E njėmend, kur i bėnė hetime qytetit ‑ ky mė parė quhej Luzė, 24 vėzhguesit panė njė njeri tek po dilte prej qytetit dhe i thanė: “Na e trego hyrjen nė qytet dhe do tė jemi tė mėshirshėm me ty”. 25 Ai u tregoi nga mund tė hynin nė qytet. Tė gjithė nė qytet i prenė me shpatė, kurse atė njeri me mbarė farefisin e tij e lanė tė shkonte. 26 Ky njeri shkoi nė dheun e Hetimit dhe atje ndėrtoi njė qytet, tė cilin e quajti Luzė. Kėshtu quhet edhe sot e kėsaj dite.

Fiset veriore

27 Kurse Manaseu nuk e pushtoi Betsanin as Tanakun me fshatrat e tyre. As nuk i dėboi banorėt e Dorit, tė Jeblaamit e tė Magedos me fshatrat e tyre. Kėshtu kananenjtė qėndruan nė atė vend. 28 Kur mori fuqi Izraeli, i ngarkoi me angari dhe nuk deshi t’i dėbojė prej vendit. 29 Po as Efraimi nuk i dėboi kananenjtė qė banonin nė Gazer, por kananenjtė banuan nė mesin e tyre nė Gazer.

30 As Zabuloni nuk i dėboi banorėt e Cetronit as tė Naalolit, por Kananeu banoi nė mesin e tyre dhe qe ngarkuar me angari.

31 Po ashtu as Aseri nuk i shpėrnguli banorėt e Akos, tė Sidonit, tė Ahalabit, tė Ahazibit, tė Helbės, tė Afekut e tė Rohobit. 32 Kėshtu Aseri banoi nė mes tė kananenjve, banorėve tė atij vendi, sepse nuk i shpėrnguli.

33 Neftaliu nuk i shpėrnguli banorėt e Betsamesit e tė Betanatit dhe banoi ndėr kananenj, banorėt e vendit dhe betsamitėt e betanitėt u bėnė skllevėrit e tyre.

34 Amorrenjtė i shtytėn bijtė e Danit nė male dhe nuk i lanė tė zbritnin nė fushė.

35 Amorrenjtė vazhduan tė jetojnė nė Harhares, nė Ajalon e nė Salebim; porse dora e bijve tė Jozefit u rėndua mbi ta dhe i ngarkuan me angari. 36 Territori i amorrenjve ishte prej Pėrpjetės Akrabim deri nė Qeta e mė lart.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Ngulja e Judės, e Simonit, e Kalebit dhe...