Kapitujt

Hagai: 1. Rindėrtimi i Tempullit

1

1 Nė vitin e dytė tė mbretit Dari, nė tė gjashtin muaj, tė parėn ditė tė muajit, me anė tė profetit Agje, i qe drejtuar fjala e Zotit Zorobabelit, birit tė Salatielit, qeveritarit tė Judės, edhe Jezuait, birit tė Jozedekut, kryepriftit: 2 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Ky popull po thotė: ‘Ende s’ka ardhur koha tė ndėrtohet Shtėpia e Zotit. ’” 3 Kėndej edhe erdhi fjala e Zotit me anė tė profetit Agje: 4 “Vallė, pėr ju qenka koha tė banoni nė shtėpi tė tavanosura e kjo Shtėpi tė mbesė shkretė? 5 Tani, pra, kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Vėrjani mendjen mirė udhės qė keni marrė: 6 mbollėt shumė, por bashkuat pak, hėngrėt, por nuk u ngitė, pitė, por jo sa ju deshi zemra, u veshėt, por nuk u ngrohėt e, ai qė punoi me mėditje, e vuri nė qese tė shqyer. 7 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Vėrjani mendjen mirė udhės qė keni marrė! 8 Ngjituni nė mal, sillni dru e ndėrtojeni Shtėpinė; kjo gjė do tė mė pėlqejė e do ta dėftoj lavdinė time ‑ thotė Zoti.

9 Shpresuat se do t’ju bėhet shumė dhe, ja, u bė pak: edhe aq sa sollėt nė shtėpi, unė fryva e jua treta. E pėrse ‑ thotė Zoti i Ushtrive? Sepse Shtėpia ime ėshtė rrėnojė e ju secili kujdesoheni pėr shtėpinė tuaj! 10 Prandaj u qe urdhėruar qiejve tė mos japin vesė edhe tokės i qe urdhėruar tė mos e japė frytin e vet. 11 Kėndej unė e ēova thatėsinė pėrmbi tokė, pėrmbi bjeshkė, pėrmbi drith, pėrmbi verė, vaj dhe pėrmbi ēdo prodhim tė tokės, mbi njerėz e mbi bagėti e pėrmbi ēdo punė dore.”

12 Zorobabeli, biri i Salatielit, Jezuai, biri i Jozedekut, kryeprifti, dhe mbarė Teprica e popullit, e dėgjuan zėrin e Zotit, Hyjit tė vet, dhe fjalėt e profetit Agje, nė atė pėr ēka Zoti, Hyji i tyre, e kishte dėrguar atė tek ata. Populli pati frikė prej Zotit.

13 Atėherė Agjeu, lajmėtari i Zotit, kėshtu i tha popullit sipas urdhrit qė kishte prej Zotit: “Unė jam me ju, thotė Zoti!” 14 Zoti e zgjoi shpirtin e Zorobabelit, birit tė Salatielit, qeveritarit tė Judės, dhe shpirtin e Jezuait, birit tė Jozedekut, kryepriftit, dhe tė mbarė Tepricės tjetėr tė popullit e ata erdhėn e ia hynė punės nė Shtėpinė e Zotit tė Ushtrive, Hyjit tė vet. 15 Ishte e njėzetekatėrta ditė e muajit tė gjashtė, viti i dytė i mbretėrimit tė Dariut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Hagai > Rindėrtimi i Tempullit