Kapitujt

Isaia: 26. Kėnga e ngadhėnjimit

26

1 E atė ditė do tė kėndohet kjo kėngė

nė tokėn e Judės:

“Qytezėn e kemi tė fortė,

na e ndėrtoi Ai pėr shpėtim,

ndėrtoi mure e paramure.

2 Hapni dyert:

le tė hyjė populli i drejtė

qė e mban besėn.

3 Shpirti i tė cilit s’ka luhatje;

ruaja paqen,

sepse nė ty e ka vėnė shpresėn.

4 Kini shpresė nė Zotin gjithherė,

sepse Zoti ėshtė Qeta e amshueshme;

5 sepse i shkatėrroi banorėt e lartėsisė,

e rrėnoi qytezėn e paafrueshme,

e rrafshoi me tokė,

e copėtoi e bėri pluhur.

6 E shqelmon kėmba,

e shkelin kėmbėt e skamnorėve,

e rrahin gjurmėt e tė vobektėve.”

Psalmi

7 Udha e tė drejtit ėshtė e drejtė,

tė drejtit ti ia rrafshon shtegun,

8 Udhės qė endin gjyqet e tua,

ne, o Zot, nė ty shpresojmė;

Emri yt e kujtimi yt

ėshtė dėshira e shpirtit tonė.

9 Shpirti im tė dėshiron natėn,

me mend tė mia, nė veten time tė kėrkoj.

Kur zbatohen vendimet e tua nė tokė,

banorėt e botės e mėsojnė drejtėsinė.

10 Nėse i paudhi merret me butėsi,

ai askurrė s’e mėson drejtėsinė;

nė tokė tė drejtėsisė ai vepron tė keqen,

e s’e sheh madhėrinė e Zotit.

11 E lartėsuar ėshtė, o Zot, dora jote

e ata s’e shohin;

le ta shohin, tė turpėruar, dashurinė

pėr popullin tėnd,

i pėrpiftė zjarri i bėrė gati pėr armiqtė e tu.

12 Ti, o Zot, do tė na e dhurosh paqen,

pasi ti tė mbarėn ua jep

gjithēkaje qė ne ndėrmarrim.

13 O Zot, Hyji ynė, tė tjerė zotėrues,

pėrveē teje, na zotėruan,

porse ne vetėm ty, Emrin tėnd e kujtojmė.

14 Tė vdekurit mė nuk do tė ngjallen,

hijet mė nuk do tė ringjallen;

kėndej edhe i ndėshkove, i zhduke,

zhduke ēdo kujtim tė tyre!

15 E shtove popullin, o Zot,

e shtove popullin,

e u madhėrove;

i shtrive kufijtė e tokės.

16 Ty, o Zot, tė kėrkuan nė ngushticė,

t’u lutėn nė provė,

kur ti i ndėshkoje.

17 Si shtatzėna, kur pėr tė lindur i afrohen dhimbjet,

me ofshama bėrtet nga dhimbjet e veta,

tė tillė u bėmė pėrpara teje, o Zot.

18 Ngjizėm, nė dhimbje jemi

thua se do tė lindim:

lindėm erė; vendit shpėtim nuk i sollėm,

as nuk lindėn banorėt e botės.

19 Por pėrsėri do tė rijetojnė tė vdekurit,

tė vrarėt e mi do tė ringjallen.

Ēohuni e brohoritni, ju qė banoni nė pluhur,

sepse vesa jote ėshtė vesa e dritės

edhe toka hijet e tė vdekurve nė dritė do t’i nxjerrė!

Kalimi i Zotit

20 Nisu, populli im, hyr nė dhomat e tua,

mbylle pas vetes derėn,

fshehu pėr pak kohė

derisa tė kalojė zemėrimi.

21 Sepse, ja, Zoti po del nga banesa e vet,

pėr t’i ndėshkuar fyerjet

qė ia bėnė banorėt e tokės.

Edhe toka do ta vjellė gjakun qė ėshtė derdhur mbi tė

dhe mė s’do t’i fshehė tė vrarėt e vet.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėnga e ngadhėnjimit