Kapitujt

Isaia: 13. Kundėr Babilonisė

13

1 Profecia mbi Babiloninė qė e pa Isaia, biri i Amosit.

2 Mbi njė mal tė shogėt lartėsojeni flamurin,

lėshoni kushtrimin,

bėni me dorė

qė tė hyjnė nėpėr Dyer tė bujarėve.

3 Unė i urdhėrova tė shenjtėruarit e mi,

si vegėl tė hidhėrimit tim i thirra trimat e mi,

ata qė i gėzohen madhėrisė sime.

4 Dėgjoni! Njė brohoritje nė male

porsi zhurma e njė populli tė shumtė!

Dėgjoni! Njė poterė mbretėrish

tė popujve tė tubuar!

Zoti i Ushtrive po bėn parakalimin

e ushtrisė qė niset nė luftė!

5 Vijnė nga njė vend i largėt,

nga skaji i qiellit

‑ Zoti dhe veglat e zemėrimit tė tij

pėr ta rroposur botėn mbarė!

6 Lėshoni gjėmė mjerimi,

sepse afėr ėshtė Dita e Zotit,

si shkretėtim po vjen i Gjithėpushtetshmi!

7 Kėndej po ngathen tė gjitha duart,

ēdo zemėr njeriu po dridhet!

8 Tė gjithė po i pushton tmerri!

Tė dridhurat e dhimbjet i pushtuan,

porsi gruan nė dhimbjet e tė lindurit!

Me tmerr shikojnė njėri‑tjetrin,

fytyra e tyre gacė e skuqur!

9 Ja, po vjen dita e Zotit

e pamėshirė e plot zemėrim,

plot hidhėrim edhe zemėrim

pėr ta kthyer vendin nė shkretėtirė,

pėr t’i zhdukur prej tij mėkatarėt.

10 Tė qiellit yjet e yjėsitė e tij

s’do ta lėshojnė dritėn e vet,

posa tė lindė do tė erret dielli,

as hėna s’do tė bėjė dritė mė!

11 Pėr shkak tė tė kėqijave do tė ndėshkoj rruzullin,

e mėkatarėt pėr fajėsinė e tyre,

madhėshtorėve do t’ua zhdukė krenarinė,

nė pluhur do t’i zhgėrryej tė dhunshmit!

12 Njeriu do tė jetė mė i rrallė se ari i rėndomtė,

mė i rrallė se ari i kulluar!

13 Edhe qiellin do ta tund,

edhe toka do tė luajė vendit

prej zemėrimit tė Zotit tė Ushtrive

n’ditė tė shpėrthimit tė furisė sė tij.

14 E do tė ndodhė si me shutėn e pėrndjekur,

si me delet tė mbetura pa bari

nė popull tė vet gjithkush do tė kthehet,

nė vend tė vet do tė ikė secili.

15 Kush tė zihet, vrik do tė theret,

kush tė kapet, me shpatė do tė pritet!

16 E pėrpara syve tė tyre

pėr tokė foshnjat do t’ua plandosin,

shtėpitė e tyre do t’i bėjnė pre,

gratė e tyre do t’i dhunojnė!

17 Kundėr tyre medėt do tė ngre,

qė s’ēmojnė sermin e urrejnė arin,

18 me hark tė rinjtė do t’ua vrasin,

s’do tė kenė mėshirė as pėr fryt tė barkut.

19 Babiloni, ajka e mbretėrive,

i kaldenjve lulja e krenarisė,

si Sodoma e Gomorra do tė bėhet

kur i Lumi i rroposi!

20 Shkret do tė mbesė ai pėrgjithmonė,

brez pas brezi i pabanuar,

nė tė arabėt ēadėr s’do tė ngulin,

nė tė barinjtė nuk do tė mrizojnė.

21 Egėrsirat aty do tė pushojnė,

me kukuvajka shtėpitė do t’u mbushen,

strucat nė tė do tė gjejnė strehim,

satirėt nė tė do tė kėrcejnė,

22 nė pallate tė tyre do tė ulėrinė hienat,

e ēakajtė nė tempujt e kėnaqėsisė...

S’do tė vonojė tė vijė koha e tij,

nuk do tė zgjasin ditėt e tij!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr Babilonisė