Kapitujt

Jeremia: 1. Nė kohėn e Jozisė

1

1 Fjalėt e Jeremisė, birit tė Helcisė, njė prifti qė banonte nė Anatot, nė dheun e Beniaminit. 2 Atij i qe drejtuar fjala e Zotit, nė ditėt e Jozisė, birit tė Amonit, mbretit tė Judės, tė trembėdhjetin vit tė mbretėrimit tė tij; 3 pastaj edhe nė ditėt e Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, deri nė mbarimin e tė njėmbėdhjetit vit tė Sedecisė, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, deri nė shpėrngulje tė Jerusalemit nė muajin e pestė.

I. PROFECITĖ KUNDĖR JUDĖS E JERUSALEMIT

1. NĖ KOHĖN E JOZISĖ

Thirrja e Jeremisė

4 Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha:

5 “Para se tė tė trajtoja nė kraharorin amėnor, tė njoha

e, para se tė dilje nga gjiri amėnor, tė shenjtėrova,

tė caktova tė jesh profet i popujve.

6 Pėrgjigjja: “Eheu, o Zot Hyj! Po, unė nuk di tė flas, sepse jam fėmijė!”

7 Por Zoti m’u pėrgjigj:

Mos thuaj: ‘Jam fėmijė!’

Por shko te tė gjithė ata qė do tė tė dėrgoj

dhe thuaju gjithēka do tė tė urdhėroj.

8 Mos ki kurrfarė frike para tyre,

sepse unė jam me ty pėr tė tė mbrojtur,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

9 Atėherė Zoti e shtriu dorėn e vet, ma preku gojėn time

e mė tha:

“Ja, unė po i vė fjalėt e mia nė gojėn tėnde.

10 Ja, sot po tė vė

pėrmbi popuj e pėrmbi mbretėri,

pėr tė ērrėnjosur e pėr tė rrėnuar,

pėr tė shkatėrruar e pėr tė shpėrndarė,

pėr tė ndėrtuar e pėr tė mbjellė.”

11 Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha: “Ēfarė po sheh, o Jeremi?” Unė u pėrgjigja: “Shoh thuprėn e bajames vigjiluese.”

12 Pastaj Zoti mė tha: “Mirė pe, sepse unė rri zgjuar mbi fjalėn time pėr ta zbatuar.”

13 Mė qe drejtuar edhe sė dyti fjala e Zotit e mė tha: “Ēfarė po sheh?” Unė u pėrgjigja: “Shoh kusinė mbi zjarr tė ndezur me grykė qė i anon drejt veriut.”

14 Atėherė Zoti mė tha:

“Nga veriu do tė hapet e keqja

kundėr tė gjithė banorėve tė dheut.

15 Sepse, ja, unė po i thėrras

tė gjitha mbretėritė e veriut”,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Ato do tė vijnė: secili do ta vėrė fronin e vet

nė hyrje tė dyerve tė Jerusalemit,

pėrballė mureve tė tij, rreth e rreth

dhe kundėr tė gjitha qyteteve tė Judės.

16 Do t’i shpall tė gjitha gjyqet e mia kundėr tyre

mbi tė gjithė keqbėrėsinė e tyre:

sepse mė kanė braktisur

e u kushtuan kem hyjnive tė huaja

dhe adhuruan veprėn e duarve tė veta.

17 Prandaj ngjeshi ijėt e tua!

Nė kėmbė, pra! Thuaju tė gjitha

qė unė po tė urdhėroj.

Aspak mos u tremb para tyre,

pėrndryshe do tė tė bėj qė tė dridhesh para tyre!

18 Ja, unė sot ty po tė bėj

qytet tė fortifikuar,

shtyllė hekuri,

mur tumbaku

pėrballė tė gjithė vendit,

pėrballė mbretėrve tė Judės

e princave tė tij,

priftėrinjve tė tij e popullit tė vendit.

19 Ata do tė luftojnė kundėr teje,

por s’do tė ngadhėnjejnė mbi ty,

sepse unė jam me ty,

qė tė tė shpėtoj,

thotė Zoti.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Nė kohėn e Jozisė