Kapitujt

Isaia: 44. Bekimi i Izraelit

44

1 E tani dėgjo, Jakob, shėrbėtori im,

ti, o Izrael, i zgjedhuri im!

2 Kėshtu thotė Zoti qė tė krijoi,

qė tė dha trajtė qė nė kraharor,

Ndihmėtari yt:

“Mos ki frikė, shėrbėtori im Jakob,

i dashuri im qė vetė tė kam zgjedhur.

3 Do tė dikoj ujėra mbi tokė tė etshme,

pėrrenj pėrmbi tokė tė thatė;

shpirtin tim do ta dikoj mbi farėn tėnde,

bekimin tim mbi pasardhėsit e tu:

4 do tė rriten si bari bri burimit,

porsi shelgjet pranė ujit qė rrjedh.

5 Njėri do tė thotė: ‘I Zotit jam unė!’,

Jakob tjetri do ta quajė veten.

Prapė njė tjetėr do tė shkruajė me dorė tė vet:

‘Jam i Zotit!’ e do tė quhet

me emėr Izrael!”

Monoteizėm absolut

6 Kėshtu thotė Zoti, Mbreti i Izraelit,

Shpėtimtari i tij, Hyji i Ushtrive:

“Unė jam i pari dhe unė i sprasmi,

pėrveē meje Hyj tjetėr nuk ka!

7 Kush ėshtė porsi unė?

le tė dalė pėrpara e le tė thotė,

tė ma shtjellojė!

Kush e parakallėzoi tė ardhmen prej kohėve tė lashta?

Le tė na lajmėrojė se ē’do tė ndodhė!

8 Mos u trembni as mos u hutoni,

vallė, a s’jua lajmėrova e s’jua zbulova qė moti?

Ju jeni dėshmitarėt e mi!

Pse a ka Hyj pėrveē meje?

Jo, s’ka Qetė qė unė do ta njihja!”

Pėrqeshje e idhujtarisė

9 Tė gjithė punuesit e idhujve janė njė asgjė dhe veprat e tyre tė ēmueshme nuk do t’u vlejnė asgjė. Dėshmitarėt e tyre nuk shohin as nuk marrin vesh qė t’i mbulojė turpi. 10 Kush punoi ndonjė idhull e shkriu ndonjė trupore e nuk kėrkon fitesė? 11 Ja, tė gjithė ndjekėsit e tyre do tė mbeten tė turpėruar. Vetė punuesit e tyre s’janė veēse njerėz. Le tė bashkohen tė gjithė e le tė dalin pėrpara: do tė tremben e do tė marrosen njėherėsh.

12 Farkėtari e punon sakicėn nė prush, me ēekiē i jep trajtėn, me dorė tė fuqishme e trajton; pėson uri, fuqia i lodhet, ujė nuk pi dhe lodhet e kėputet. 13 Gdhendėsi nė dru e shtrin gjedhen, e shėnon atė me thumbat e punon pastaj atė me dalta e me pėrgjel dhe trajton njė fytyrė njeriu, njė figurė tė bukur njeriu pėr ta vėnė nė tempull. 14 Pret pėr vete cedrat, merr njė ilqe ose njė lis qė qėndronin mes lėndėve tė pyllit; ose ka mbjellė njė pishė qė e ushqen shiu. 15 Kėto janė bėrė qė njeriu t’i djegė; i merr njeriu ndonjė prej tyre pėr t’u ngrohur, i ndez dhe pjek bukė. Por, prej tyre punon zotin dhe e adhuron, punon njė trupore e bie pėrmbys para saj! 16 Gjysmėn e saj e djeg nė zjarr, mbi prush pjek mishin, ha mishin e pjekur e kėnaqet, nxehet e thotė: ‘Oh bre, ē’u ngroha, u kėnaqa bri zjarrit!’ 17 Kurse me tepricėn e saj punoi zotin, trupore pėr vete; bie pėrmbys para saj dhe e adhuron dhe i lutet duke thėnė: ‘Mė shpėto, sepse je zoti im!’

18 Gjė nuk dinė as nuk kuptojnė: sytė u janė verbuar qė tė mos shohin, edhe zemra qė tė mos kuptojnė. 19 Tė tillėt nuk mendojnė me mendjen e vet, u mungon dija dhe kuptimi qė tė thonė: “Me gjysmėn e kėtij druri e kam ndezur zjarrin dhe poqa mbi prushin e saj bukėn, poqa mishin dhe hėngra, po a thua prej gjysmės tjetėr do tė punoj kėtė turp? Do bie pėrmbys para cungut tė drusė?”

20 Ushqehet me hi; e tradhtoi zemra e gabuar, nuk di tė librohet e tė thotė: “Po a nuk ėshtė njė gjė e rreme kjo qė mbaj nė dorė?”

Besnikėri ndaj Zotit

21 Kujtoje kėtė gjė, Jakob,

edhe ti, o Izrael, se je shėrbėtori im!

Unė tė kam trajtuar, je shėrbėtori im,

o Izrael, ti nuk do tė mė gėnjesh!

22 I kam humbur porsi renė fajet e tua,

porsi mjegullėn mėkatet e tua,

kthehu tek unė,

sepse tė kam shpėrblyer.

Kėngė hareje

23 Galdoni, o qiej, sepse Zoti e bėri kėtė gjė,

gėzohuni, thellėsitė e tokės,

thuajani kėngės sė lavdit, o male,

edhe ju, o pyje, me tė gjithė drurėt tuaj,

sepse Zoti e shpėrbleu Jakobin,

nė Izrael e dėftoi lavdinė e vet!

Fuqia hyjnore

24 Kėshtu thotė Zoti, Shėlbuesi yt,

Ai qė tė trajtoi nė kraharorin e nėnės:

Unė jam Zoti, Krijuesi i gjithėsisė,

Ai qė i vetėm i shtriu qiejt,

dhe e rrafshova tokėn! Kush qe me mua?

25 I asgjėsoj shenjat e shortarėve,

magjistarėt i bėj tė marrė,

i shtrėngoj tė dijshmit qė tė tėrhiqen,

nė marrėzi e shndėrroj dijen e tyre,

26 por e pėrforcoj fjalėn e shėrbėtorit tim

dhe i plotėsoj synimet e kasnecėve tė mi.

Unė i them Jerusalemit: “Mbushu me banorė!”,

dhe qyteteve tė Judės: “Ndėrtohuni!”

e rrėnojat e tij do t’i ndėrtoj.

27 Unė i them detit: “Shkretohu,

lumenjtė e tu unė do t’i thaj!”

28 Unė them pėr Cirin: “Bariu im ėshtė,

gjithēka unė dua ai do ta ēojė nė vend!” 

Unė i them Jerusalemit: “Ndėrtohu!”,

i them Faltores: “Prej themelesh do tė ndėrtohesh!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Bekimi i Izraelit