Kapitujt

Habakuku: 1. Ankimi i parė i profetit: cėnimi i drejtėsisė

1

1 Profecia qė e pa profeti Habakuk.

I. DIALOGU NDĖRMJET PROFETIT E HYJIT

Ankimi i parė i profetit: cėnimi i drejtėsisė

2 Deri kur do tė thėrras nė ndihmė, o Zot,

e ti nuk do tė dėgjosh?

“Dhunė”! ‑ do tė klith kah ti,

e ti nuk do tė mė shpėtosh?

3 Pse ma qet para ta shikoj prapėsinė

e ti vetėm e kundron mbrapshtinė?

Para meje ėshtė shkretim e dhunė,

bėhet rragatje e peshė ēohet grindja!

4 Ja, pse s’ka fuqi mė Ligji

e gjyqi s’ia del qėllimit!

Pse i pashpirti ngadhėnjen mbi tė drejtin,

kėndej gjyqi del i shtrembėruar!

Profecia e parė. Kaldenjtė frushkulli i Hyjit

5 “Shikoni nė popuj e vrojtoni,

ēudituni e mrekullohuni,

sepse po e bėj njė punė nė ditėt tuaja

qė, po tė tregohej, kush s’do ta besonte.

6 Ja, nė kėmbė po bėj tė ēohen kaldenjtė,

popull idhnak edhe i prapėt,

qė e pėrshkon anė e kėnd vendin

pėr tė bėrė tė vetat banesat jo tė tijat.

7 I pėrfrigueshėm ėshtė edhe i tmerrshėm,

e drejta e nderi pėr tė ėshtė forca!

8 Kuajt e tij mė tė shpejtė se leopardi,

mė tė egjėr se ujqėrit e malit,

ngarendin kalorėsit e tij,

balozat i vijnė prej sė largu,

fluturojnė porsi shqiponja

qė flakė lėshohet pėr tė ngrėnė prenė!

9 Tė gjithė vijnė pėr tė bėrė dhunime,

erė pėrcėlluese fytyra e tyre,

porsi rėrė grumbullojnė robėr.

10 Ky popull i pėrqesh mbretėrit,

qeveritarėt nė gaz i vė,

lojė pėr tė ėshtė ēdo fortesė,

dhe afron dhe e pushton!

11 Kthen si era e pastaj vazhdon:

pėr tė Hyj ėshtė forca e tij!

Ankimi i dytė: tagrambledhjet e shtypėsit

12 Pse, a s’je, o Zot, qė prejfillimit

Hyji im, Shenjti im

qė nuk vdes kurrė?

E caktove, o Zot, qė tė ushtrojė tė drejtėn,

Shkėmbi im, e themelove pėr tė ndėshkuar!

13 Ti, qė sytė i ke aq tė pastėr

sa qė s’mund ta shikojnė tė keqen,

paudhėsinė s’mund ta kundrosh,

pse i shikon tė mbrapshtėt dhe hesht

kur i keqi e pėrpin mė tė drejtin?

14 I bėre njerėzit si peshq deti,

zvarranikė qė zot nuk kanė mbi vete.

15 Tė gjithė i gjuan kaldeu me grep.

tė gjithė i nxjerr jashta me rrjetė,

i bashkon nė kariq tė vet:

pėr kėtė gjė gėzon e galdon!

16 Kėndej edhe rrjetės i kushton fli,

kariqit tė vet kem i djeg,

sepse i sjellin kafshatė tė majme,

ushqim tė shijshėm!

17 A pėr kėtė, thua, do tė nxjerrė shpatėn

pėr tė prerė popuj pa pikė mėshire?!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Habakuku > Ankimi i parė i profetit: cėnimi i drejt...