Kapitujt

Isaia: 22. Kundėr Jerusalemit

22

1 Profeci mbi Luginėn e Vegimit.

Po ē’ke

qė u ngjite i tėri nė tarraca,

2 qytet plot zhurmė, plot poterė,

qytet plot gėzim?

Tė vrarėt e tu shpata s’i preu,

s’vdiqėn nė luftė.

3 Tė gjithė prijėsit e tu ikėn,

robėr u zunė sė bashku harkun pa e shkrehur

tė gjithė, si qenė sė bashku,

robėr u zunė,

ose larg ikėn.

4 Kėndej edhe thashė:

“Largohuni prej meje,

idhshėm do tė qaj;

mos u mundoni tė mė ngushėlloni,

pėr shkatėrrimin e bijės sė popullit tim!”

5 Sepse kjo ėshtė dita e turpit,

e shkeljes dhe e vajtimit

e Zotit, Hyjit tė Ushtrive,

nė Luginėn e Vegimit,

rrėnim muresh, kushtrim maleve.

6 Elami kukurrėn mori,

u rreshtua nė radhė tė kalorėsve

edhe Ciri e nxori shqytin.

7 Mė tė zgjedhurat luginat e tua

plot janė mbushur me karroca lufte,

nė radhė kalorėsit janė vėnė kundėr derės

8 e iu hoq Judės mburoja.

Ti shikoje atė ditė

armatoren e Shtėpisė sė Pyllit.

9 Patė sa tė shumta ishin

vrimat nė muret e Qytetit tė Davidit,

i mblodhėt ujėrat e peshkores sė poshtme;

10 i numėruat shtėpitė e Jerusalemit,

i rrėnuat pėr tė forcuar muret,

11 nė mes dy muresh punuat ujėmbajtėsin,

pėr ujėt e peshkores sė vjetėr,

por s’e shikuat Atė qė kėto i bėri

as s’e patė Atė qė kėto i sendėrtoi kaherė!

12 Atė ditė Zoti, Hyji i Ushtrive,

ju ftoi tė qani e tė vajtoni,

tė qethni kokėn, tė ngjeshni grathoren.

13 Dhe ja, gėzim edhe hare,

theren qe e priten dele,

hahet mish e pihet verė:

“Tė hamė e tė pimė,

se nesėr do tė vdesim!”

14 Prej Zotit, Hyjit tė Ushtrive,

u qe zbuluar veshėve tė mi:

“Assesi ky mėkat s’ju falet

pėr pa vdekur!”,

thotė Zoti, Hyji i Ushtrive.

Kundėr Sobnės

15Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Ushtrive:

“Shko, takoje oborrtarin,

Sobnėn, kujdestarin e pallatit:

16 ‘Ē’ke ti kėtu? E kush je ti kėtu

qė e punove pėr vete kėtu varrin?’

Ēelte nė lartėsi varrin e vet,

varr pėr vete gdhendte nė qetė.

17 Ja, o njeri,

me rrėmbim Zoti do tė tė flakė,

duke tė kapur me tėrbim,

18 lėmsh do tė tė mbledh,

porsi topin lėmuē do tė tė hedh

nė tokė tė gjerė e tė hapėt,

aty do tė vdesėsh

me karrocat madhėshtore tė tuat,

o turpi i pallatit tė zotėrisė tėnd!

19 Do tė tė heq prej vendit tėnd,

do tė tė shkarkoj prej detyrės sate.

20 Shėrbėtorin tim do ta ftoj atė ditė,

Eliakimin, birin e Helcisė,

21 do t’ia vesh unė petkun tėnd,

do ta ngjesh me brezin tėnd,

do t’ia dorėzoj pushtetin tėnd.

Do tė jetė baba pėr banorė tė Ruzalemit

e pėr shtėpinė e Judės.

22 Mbi shpatullėn e tij do tė vė

ēelėsin e shtėpisė sė Davidit;

ai do tė ēelė e askush s’do tė mbyllė,

ai do tė mbyllė e askush s’do tė ēelė.

23 Si gozhdė do ta ngul nė njė vend tė fortė e do tė jetė fron lavdie

i shtėpisė sė babait tė tij.

24 Mbi tė do ta varin tėrė nderin e shtėpisė sė babait tė tij, bami e fisi, ēdo enė e vogėl, nga tasi deri tek shtamba.

25 Atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive ‑ do nxirret gozhda e ngulur nė vend tė fortė, do tė kėputet e do tė bjerė dhe gjithēka qė qe varur nė tė do tė mbarojė, sepse Zoti ka folur.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr Jerusalemit