Kapitujt

Isaia: 7. Qortimi i parė i Isaisė

7

1 Nė ditėt e Akazit, tė birit tė Joatamit, tė birit tė Ozisė, mbretit tė Judės, u ēua Rasini, mbreti i Sirisė dhe Faceu, i biri i Romelisė, mbreti i Izraelit, dhe morėn rrugėn drejt Jerusalemit pėr ta sulmuar por nuk mundėn ta pushtojnė. 2 Atėherė i ēuan kėtė lajm shtėpisė sė Davidit: “Sirianėt ngulėn fushimin nė Efraim.” Atėherė zemra e Akazit e zemra e mbarė popullit u dridh siē dridhen pemėt e pyllit kur fryn era.

3 Atėherė Zoti i tha Isaisė: “Ti e yt bir Seariasubi dilni para Akazit nė skaj tė ujėsjellėsit tė ujėmbajtėsit tė sipėrm nė udhėn e Arės sė Rrobalarėsit.

4 Thuaj kėshtu:

Ki kujdes, mos u shqetėso! Mos druaj e tė mos trembet zemra jote prej kėtyre dy urėve me tym, prej flakės sė zemėrimit tė Rasinit tė Sirisė e prej birit tė Romelisė, 5pse Siria, Efraimi e biri i Romelisė kanė vendosur tė tė shpartallojnė e thonė:

6 ‘Tė sulemi kundėr Judės, t’ia shtiem frikėn, ta pushtojmė e t’i vėmė pėr mbret tė birin e Tabeelit’.

7 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Kjo s’do tė ndodhė! Kėshtu s’do tė jetė!

8 Kryet e Sirisė ėshtė Damasku

e kryet e Damaskut ėshtė Rasini!

Edhe gjashtėdhjetė e pesė vjet

e Efraimi s’do tė jetė mė popull.

9 Kryet e Efraimit ėshtė Samaria,

e kryet e Samarisė ėshtė biri i Romelisė.

Nėse s’do t’mė besoni,

nuk do tė shpėtoni!”

Qortimi i dytė Akazit. Emanueli shenjė

10 P ėrsėri Zoti iu drejtua Akazit e i tha: 11 ”Kėrkoje prej Zotit, Hyjit tėnd, njė shenjė tė mrekullueshme pėr ty, qoftė nė thellėsinė e Nėntokės qoftė nė lartėsinė nė qiell.” 12 Akazi u pėrgjigj: “Jo, s’do tė kėrkoj as s’do ta vė Zotin nė provė!”

13 Atėherė Isaia tha:

“Dėgjo, pra, shtėpia e Davidit:

A thua pak ju duket t’ua mėrzitni njerėzve

e tani doni ta mėrzitni edhe Hyjin tim?

14 Prandaj, vetė Zoti do t’ju japė njė shenjė tė mrekullueshme.

Ja, virgjėra do tė ngjizė e do tė lindė njė djalė

e pėr me emėr do ta quajė Emanuel!

15 Do tė ushqehet me mazė e me mjaltė

derisa tė mėsojė ta flakė tė keqen

e tė zgjedhė tė mirėn.

16 Sepse, para se djali tė arrijė tė mėsojė tė flakė tė keqen

e tė zgjedhė tė mirėn,

do tė mbetet shkret vendi,

dy mbretėrit tė cilėt ti i ke frikė.

17 Zoti do tė sjellė mbi ty,

mbi popullin tėnd e mbi shtėpinė e babait tėnd

ditė qė nuk u panė

qė kur Efraimi u nda nga Juda

‑ mbretin e asirianėve.”

 

Parakallėzim i njė pushtimi

18 “E do tė ndodhė atė ditė:

Zoti do t’u fėrshėllejė mizave

qė janė pėrtej brigjeve tė lumenjve tė Egjiptit

edhe bletėve qė janė nė viset e Asurit

19 dhe do tė vijnė e do tė pushojnė

nė luginat plot gremina,

nė shpellat e qetave,

nė tė gjitha ferrishtat

e nė tė gjitha kullosat.

20 Atė ditė Zoti do tė rruajė

me brisk rrues tė huajtur pėrtej Lumit

‑ me anė tė mbretit tė asirianėve ‑,

koka e qime kėmbėsh,

po edhe mjekrrėn do ta rruajė e stėrruajė!

21 Atė ditė do tė ndodhė:

njeriu do tė mbajė nga njė lopė e dy dele

22 e, nė saje tė mbushullisė sė qumėshtit,

me mazė do tė ushqehet;

e vėrtet, do tė ushqehet me mazė e me mjaltė secili

qė do tė shpėtojė gjallė nė vend.

23 Atė ditė: ku ishin njė mijė hardhi

qė vlenin njė mijė sikla tė argjendta,

ferra e halluga do tė bėhen!

24 Do tė hyjnė nė tė tė armatosur me shigjetė e hark,

sepse hallugė e ferrė mbarė vendi do tė bėhet.

25 Tė gjitha tė mihura me bel

askush s’do t’i pėrshkojė

prej frikės sė ferrave e tė murrizit.

Do tė bėhen kullota gjedhėsh,

vend i rrahur prej bagėtish.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Qortimi i parė i Isaisė