Kapitujt

Jobi: 1. Satani e vė nė provė Jobin

1

1 Na ishte dikur nė tokėn Hus njė burrė qė quhej Job. Ishte njeri i patėmeta dhe i drejtė, i cili e kishte frikė Hyjin dhe i shmangej tė sė keqes. 2 I kishin lindur shtatė djem e tri vajza. 3 Kishte shtatė mijė dele, tri mijė deve, pesėqind pendė qe, pesėqind gomare dhe shumė shėrbėtorė. Ishte ky njeri shumė i madh ndėr tė gjithė njerėzit e Lindjes.

4 Bijtė e tij e kishin zakon tė shkonin me radhė nė gostitje te njėri-tjetri dhe ēonin e i thirrnin edhe tri motrat pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė me ta. 5 Si kalonin ditėt e gostive, Jobi i thėrriste tė vinin tek ai pėr t’i pastruar. Ngrihej heret nė mėngjes dhe pėr secilin kushtonte fli shkrumbimi. Sepse i thoshte mendja: “Ndoshta mund tė kenė mėkatuar bijtė e mi dhe e kanė mallkuar Hyjin nė zemrat e veta”. Jobi vepronte kėshtu ēdo herė.

6 E njė ditė, Bijtė e Hyjit shkuan pėr t’u paraqitur te Zoti. Bashkė me ta qe edhe Satani. 7 Zoti e pyeti Satanin: “Nga po vjen”? Ky iu pėrgjigj: “E mora dheun nė sy dhe e pėrshkova skaj mė skaj”. 8 Zoti e pyeti: “A mos e pe kund Jobin, shėrbėtorin tim? S’e ka shoqin mbi tokė: njeri i patėmeta dhe i drejtė, qė e ka frikė Hyjin dhe i shmanget tė sė keqe”.

9 Por Satani iu pėrgjigj Hyjit: “Pse a thua Jobi kot e druan Hyjin?! 10 Pse a nuk e ke rrethuar me gardh atė, shtėpinė e tij e gjithēka ėshte e tija? Pse a nuk ia ke bekuar ēdo ndėrmarrje tė tij dhe kėshtu u rrit mbi tokė pasuria e tij.

11 Por sprovo e shtrije njėherė pakėsa dorėn tėnde e preke nė gjithēka ka, pale a nuk do tė mallkojė nė fytyrė!” 12 Hyji iu pėrgjigj Satanit: “Mirė, pra! Gjithēka ėshtė nė dorėn tėnde: por ruaju se vė dorė nė tė”. Satani u largua nga prania e Zotit.

13 Njė ditė, kur bijtė e Jobit po hanin e po pinin verė nė shtėpinė e vėllait tė vet tė madh, 14 ia behi lajmėtari te Jobi e i tha: “Qetė po lėronin e gomaret po kullotnin afėr tyre, 15 kur ja, papritmas u sulėn sabenjtė, rrėmbyen qe e gomare, shėrbėtorėt i prenė me shpatė dhe shpėtova vetėm unė qė po ta sjell kėtė lajm”.

16 Ndėrkohė qė ky ende po fliste, erdhi njė tjetėr e tha: “Zjarri i Hyjit ra prej qiellit, i dogji delet e i pėrpiu barinjtė dhe shpėtova vetėm unė qė po ta sjell kėtė lajm”.

17 Po edhe ndėrsa ky ende po fliste, ia behi njė tjetėr e tha: “Kaldenjtė u ndanė nė tri ēeta, i sulmuan devet, i rrėmbyen ato, i prenė barinjtė me shpatė dhe shpėtova vetėm unė qė po ta sjell kėtė lajm”.

18 Ende ky po fliste, dhe ja, njė tjetėr hyri e tha: “Ndėrsa djemtė e tu e vajzat e tua po hanin bukė e po pinin verė nė shtėpinė e vėllait tė vet tė parėlindur, 19 u sul njė stuhi papritmas tejet e fortė nga ana e shkretėtirės dhe i tundi katėr kėndet e shtėpisė. Shtėpia ra, i shtrydhi fėmijėt e tu e mbetėn vdekur, e shpėtova vetėm unė qė po ta sjell kėtė lajm tė zi”.

20 Atėherė Jobi u ēua nė kėmbė, i shqeu petkat e veta, e rroi kokėn, ra me fytyrė pėrdhe nė adhurim 21 dhe tha:

“Lakuriq dola nga kraharori i nėnės

e lakuriq do tė kthehem atje.

Zoti i ka dhėnė e Zoti i ka marrė;

si ka dashur Zoti, ashtu u bė:

qoftė bekur Emri i Zotit”!

22 Nė tė gjitha kėto fatkeqėsi Jobi nuk mėkatoi dhe s’e tha me gojėn e vet asnjė marrėzirė kundėr Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Satani e vė nė provė Jobin