Kapitujt

Isaia: 37. Takim me Isainė

37

1 Kur dėgjoi Ezekia mbret, i shqeu petkat e veta, u mbėshtoll me thes dhe hyri nė Shtėpinė e Zotit. 2 Atėherė dėrgoi Eliacimin, kryeoborrtarin e pallatit, Sobnėn, sekretarin, dhe mė pleqtė ndėr priftėrinj, tė gjithė tė veshur me grathore, te profeti Isai, biri i Amosit, 3 pėr t’i thėnė: “Kėshtu thotė Ezekia: Kjo ditė ėshtė ditė ngushtice, qortimi e turpi! Erdhi koha tė lindin fėmijėt, por s’ka fuqi tė lindė! 4 Ndoshta Zoti, Hyji yt, do t’i dėgjojė fjalėt e rabsakut, qė e dėrgoi zotėria i tij, mbreti i asirianėve, pėr ta fyer Hyjin e gjallė e do ta ndėshkojė pėr fjalėt qė do t’i ketė dėgjuar Zoti, Hyji yt. Lartėsoje tashti njė lutje drejt tij pėr Tepricėn qė ende ka shpėtuar gjallė!”

5 Shėrbėtorėt e mbretit Ezeki shkuan tek Isaia. 6 Isaia u tha: “Kėshtu thuajini zotėrisė suaj: Kėshtu thotė Zoti: Mos u tremb prej fjalėve qė ke dėgjuar me tė cilat blasfemuan kundėr meje shėrbėtorėt e mbretit tė Asirisė. 7 Ja se unė do t’i fryj nė vesh e, posa tė dėgjojė njė lajm, do tė kthehet nė vendin e vet. Do tė bėj qė nė vendin e vet tė mbetet i vrarė nga shpata.”

Largimi i rabsakut

8 Rabsaku u kthye dhe e gjeti mbretin e asirianve duke luftuar kundėr Lobnės, sepse kishte dėgjuar se mbreti ishte larguar nga Lakisi, 9 pasi kishte marrė lajmin lidhur me Tarakėn, mbretin e Etiopisė: “Ka dalė pėr tė luftuar kundėr teje.”

Ndėrmarrja e dytė e Senakeribit kundėr Jerusalemit

Kur e mori kėtė lajm, dėrgoi lajmėtarė tek Ezekia me kėto fjalė: 10 “Kėshtu thuajini Ezekisė, mbretit tė Judės: Tė mos tė rrejė Hyji yt, nė tė cilin ti shpreson, duke tė thėnė: ’S’do tė lėshohet Jerusalemi nė duar tė mbretit tė asirianėve.’ 11 Ti e di se ēka kanė bėrė mbretėrit e Asirisė me tė gjitha vendet qė i truan shfarosjes, e vetėm ti kujton se do tė shpėtosh?! 12 A i shpėtuan hyjnitė e kombeve qė i shpartalluan etėrit e mi: gozanėt, karranėt, rezefėt dhe bijtė e Edenit qė ishin nė Telasar? 13 Ku ėshtė mbreti i Ematit, mbreti i Arfadit, mbreti i qytetit tė Sefarvaimit, Ana e Ava?”

14 Ezekia e mori letrėn prej dorės sė kasnecėve dhe e lexoi. U ngjit nė Shtėpinė e Zotit dhe Ezekia e shtriu para Zotit.

15 Dhe Ezekia iu lut Zotit kėshtu:

16 “Zot i gjithėpushtetshėm, Hyji i Izraelit, ti qė rri mbi kerubinė, ti je Hyji i vetėm i tė gjitha mbretėrive tė tokės, ti qė e ke krijuar qiellin e tokėn: 17 prire, o Zot, veshin tėnd e dėgjo. Hapi, o Zot, sytė e tu e shih e dėgjoji tė gjitha fjalėt e Senakeribit qė i dėrgoi pėr tė blasfemuar Hyjin e gjallė. 18 Ėshtė e vėrtetė, o Zot, se mbretėrit e Asirisė i kanė shkatėrruar popujt e vendet e tyre 19 dhe ia truan zjarrit zotat e tyre: por ata nuk ishin hyjni, por vepėr e duarve tė njerėzve: dru e gur; kėndej edhe i zhdukėn. 20 Por tani, o Zot, Hyji ynė, na shpėto prej dorės sė tij dhe tė gjitha mbretėritė e dheut do ta marrin vesh se ti, o Zot, je i vetmi Hyj.”

Ndėrhyrja e Isaisė

21 Isaia, biri i Amosit, dėrgoi t’i thuhet Ezekisė: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Ti ma drejtove njė lutje nė lidhje me Senakeribin, mbretin e Asirisė: 22 ja, pra, fjala qė Zoti tha kundėr tij:

Po tė pėrbuz, po tė vė nė lojė

virgjėra, Bija e Sionit.

Pas teje po e tund kokėn

Bija e Jerusalemit!

23 Po kė blasfemove, kė vure nė lojė?

Kundėr kujt lartėsove zėrin

e i ngrite sytė me krenari?

Kundėr Shenjtit tė Izraelit!

24 Me anė tė shėrbėtorėve tė tu

e blasfemove Zotin.

Ti the: ‘Me mbushulli tė karrocave tė mia

hipa nė majė tė bjeshkėve,

nė kreshtat e Libanit;

i preva mė tė lartėt cedra,

bredhat mė tė zgjedhurit,

i dola nė majė tė majės,

nė pyllin e tij ku s’ra kurrė sėpata!

25 Ēela e piva ujin e huaj,

me gjurmė tė kėmbėve tė mia i thava

tė gjithė lumenjtė qė ka Egjipti!’

26 Dėgjo kėtu!

Tanisa kohė e kam synuar,

qė moti e sendėrgjoj

e tani dua ta sendėrtoj:

tė takonte ty t’i shrrėnjosje,

nė grumbuj gurėsh t’i ktheje qytezat!

27 Banorėt e tyre si dorėcunga,

mendėsh u morėn e u tmerruan,

ishin porsi bari i fushės,

si gjelbėrimi i njomė, si bar pullazesh,

qė e than era e lindjes.

28 E di kur ngrihesh e kur ulesh,

kur del e kur kthehesh

e marrėzinė tėnde kundėr meje.

29 Kur ti shfryje nė mėri kundėr meje,

krenaria jote arriti nė veshėt e mi,

do ta vė rrethin nė hundėt e tua,

edhe nė gojė do ta vė frerin

e do tė tė kthej udhės

prej nga erdhe!

Shenja pėr Ezekinė

30 E kjo gjė tė tė shėrbejė pėr shenjė:

Sivjet tė hahet ēka tė mund tė mblidhet,

nė vitin e ardhshėm ēka vetė tė mbijė;

vitin e tretė mbillni e korrni,

mbillni vreshta e hajuani frutat.

31 Kush tė shpėtojė prej shtėpisė sė Judės

rrėnjėt poshtė thellė do t’i lėshojė

e lart fruta do tė japė.

32 Sepse prej Jerusalemit do tė dalė Teprica,

tė Shpėtuarit nga mali i Sionit.

Kėtė do ta bėjė zelli i Zotit tė

gjithėpushtetshėm.

Profeci kundėr Asirisė

33 Prandaj kėshtu thotė Zoti

nė lidhje me mbretin e asirianėve:

‘Nė kėtė qytet ai nuk do tė hyjė,

asnjė shigjetė nė tė s’do ta hedhė,

pėrballė tij as shqyt s’do tė sjellė,

kundėr tij llogor s’do tė ngrejė.

34 Udhės prej nga erdhi andej do tė kthehet

nė kėtė qytet ai nuk do tė hyjė’‑

kėshtu thotė Zoti.

35 Kėtė qytet do ta mbroj, do ta shpėtoj,

pėr nder tė vetvetes

e tė Davidit, shėrbėtorit tim.”

Ndėshkimi i Senakeribit

36 Atėherė shkoi engjėlli i Zotit dhe i vrau nė fushimin e asirianėve njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė vetė. Nė mėngjes, kur u ngritėn, ishin tė gjithė kufoma!

37 Atėherė Senakeribi, mbreti i asirianėve u ngrit e shkoi. U kthye nė Ninivė. 38 E ndodhi qė ndėrsa ai po falej nė tempullin e zotit tė vet Nesrokut, Adrameleku e Sarasari, bijtė e tij, e goditėn me shpatė dhe ikėn nė vendin Ararat.

Nė vend tė tij u bė mbret Asarhadoni, biri i tij.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Takim me Isainė