Kapitujt

Ezekieli: 1. Vegimi i “qerres sė Zotit”

1

1 Tė tridhjetin vit, tė katėrtit muaj, tė pestėn ditė tė muajit, kur isha ndėr tė humbur nė brigjet e lumit Kobar, u hapėn qiejt dhe unė pata vegime hyjnore. 2 Tė pestėn ditė tė muajit tė vitit tė pestė tė mėrgimit tė Joakinit mbret, 3 fjala e Zotit i qe drejtuar priftit Ezekiel, birit tė Buziut, nė tokėn e kaldenjve, pėrgjatė lumit Kobar. Aty u ul mbi tė dora e Zotit.

Vegimi i “qerres sė Zotit”

4 Shikova dhe, ja, njė erė shtjelle po vinte nga veriu, re e madhe, zjarr i mbledhur lėmsh, qė ndriēonte pėrreth tij e brenda tij, brenda zjarrit, shkėlqente diēka nė pėrngjasim tė qelibarit. 5 Nė qendėr, diēka nė pėrngjasim tė katėr gjallesave; dhe, ja, pamja e tyre: kishin pamjen e njeriut! 6 Secili kishte katėr faqe e katėr krahė. 7 Kėmbėt i kishin tė drejta, kurse shputat e kėmbėve tė tyre ishin porsi thundėrzat e kėmbėve tė viēit e shkėlqenin porsi bronzi i skuqur flakė. 8 Kishin nė tė katėr anėt, nėn krahė, duar njeriu. Kishin katėr fytyra e katėr krahė secili. 9 Krahėt e tyre ishin tė bashkuar me njėri-tjetrin. Kur ecnin, nuk ktheheshin praptazi, por secili ecte vetėm pėrpara.

10 Fytyrat e tyre i pėrngjanin fytyrės sė njeriut; tė katėrtit, nė anė tė djathtė kishin edhe fytyrėn e luanit, nė tė majtė fytyrėn e kaut, e tė katėrt kishin fytyrėn e shqiponjės.

11 Krahėt e tyre ishin tė shtrirė pėrpjetė. Secili kishte dy krahė qė ndesheshin e dy qė ua mbulonin trupin. 12 Secili ecte pėrpara vetes: ecnin nė atė drejtim kah i shtynte shpirti. Kur lėviznin, ecnin vetėm nė atė drejtim e nuk ktheheshin prapa.

13 Nė mes tė gjallesave dukej diēka si gaca tė ndezura, porsi vravashka qė ecnin nė mes tė gjallesave. Shkėlqente porsi flaka e zjarrit e nga zjarri dilte rrufeja. 14 Gjallesat shkonin e vinin nė pėrngjasimin e vetėtimės llamburitėse. 15 Ndėrsa po i shikoja gjallesat, pashė nga njė rrotė mbi tokė pėrbri secilės gjallesė. 16 Dukja dhe pėrmbajtja e rrotave ėshtė nė pėrngjasim tė krisolitit dhe tė gjitha ishin tė ngjashme. Me trajtė e me punim dukeshin si tė ishte njėra rrotė nė tjetrėn. 17 Mundnin tė ecnin nė katėr drejtime pa pasur nevojė tė ktheheshin ndėrsa ecnin. 18 Gavejtė e rrethi i tyre kishin lartėsi tmerruese; gavejė e rreth ishin plot me sy gjithkund pėrreth tė katėrtave. 19 Kur gjallesat ecnin, ecnin edhe rrotat pėrbri tyre; kur gjallesat ngriheshin nga toka, gjithashtu ngriheshin edhe rrotat. 20 Kahdo Ngado qė i shtynte shpirti tė ecnin, ecnin, gjithashtu ngriteshin nė ajėr me urdhrin e tij: sepse shpirti i gjallesave ishte nė rrota. 21 Kur ata ato ecnin, ecnin edhe ato, kur ato ndaleshin, ndaleshin edhe ato, kur ata lartėsoheshin nga toka, gjithashtu lartėsoheshin ato duke i ndjekur ata ato, sepse shpirti i gjallesave ishte nė rrota.

22 Pėrmbi kokat e gjallesave ishte diēka nė pėrngjasim tė kupės qiellore, vezulluese porsi kristali dhe shtrihej pėrmbi kokat e tyre. 23 Nėn kupėn qiellore krahėt e tyre tė shtrirė njėri kundrejt tjetrit: secili me dy krahė e mbulonte trupin e vet.

24 E dėgjoja rrahjen e krahėve tė tyre: thua se ushtonin ujėrat e mėdha, porsi zėri i tė Gjithėpushtetshmit. Kur lėviznin, ushtimė e fortė si ushtimė ushtrie. Kur ndaleshin, krahėt i lėshonin poshtė. 25 E njėmend, kur dėgjohej njė zė mbi kupėn qiellore, qė ishte pėrmbi kokat e tyre, zinin vend dhe i lėshonin krahėt poshtė.

26 Pėrmbi kupėn qiellore qė ishte mbi kokat e tyre, ishte porsi gur i ēmueshėm safiri njė gjė porsi fron, pėrmbi kėtė gjė qė i pėrngjante fronit, ishte dikush nė pėrngjasim tė njeriut, mbi tė. 27 Pastaj pashė diēka tė ndritshme porsi qelibari, thua se ishte zjarr nga aty qė dukej se kishte ijėt e pėrpjetė gjithkund pėrreth; kurse nga aty qė dukej se kishte ijėt e poshtė, dukej si zjarr ndriēues gjithkund pėrreth. 28 Porsi dukja e ylberit kur duket nė re ditėn e shiut: e rrethonte njė pamje e tillė! E tillė m’u paraqit dukja e lavdisė sė Zotit. E pashė e rashė me fytyrė pėrdhe dhe dėgjova njė zė qė mė fliste.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vegimi i “qerres sė Zotit”