Kapitujt

1 i Samuelit: 1. Shtegtimi nė Silo

1

1 Ishte njė njeri prej Ramataimit, njė Sufaj, prej Malėsisė sė Efraimit. Quhej Elkanė. Ishte i biri i Jerohamit, tė birit tė Eliuhut, tė birit tė Trohuit, tė birit tė Sufit, nga Efrata. 2 Ky kishte dy gra. Njėra quhej Anė, e tjetra Fenenė. Fenena kishte fėmijė, kurse Ana nuk kishte.

3 Ky njeri shkonte pėr ēdo vit prej qytetit tė vet nė Silo pėr tė adhuruar e pėr t’i kushtuar fli Zotit tė gjithėpushtetshėm. Atje ishin priftėrinj tė Zotit dy bijtė e Heliut, Ofniu dhe Fineesi.

4 Erdhi, pra, dita dhe Elkana kushtoi flinė. E kishte zakon t’u jepte pjesė gruas sė vet Fenenės dhe bijve e bijave e tė saja, 5 kurse Anės i jepte vetėm njė pjesė, por tė zgjedhur, sepse Anėn e donte, megjithėse Zoti e kishte bėrė beronjė. 6 Nė anėn tjetėr, edhe ja e saj nuk pushonte sė ngacmuari e ia zinte shpirtin ngjak dhe ia kishte prurė punėn shumė ngushtė duke e trazuar sepse Zoti e kishte lėnė beronjė. 7 Kėshtu bėnte pėr ēdo vit kur vinte koha qė tė shkonin nė tempullin e Zotit: Fenena e lėndonte me fjalė.

Kėshtu Ana nisi tė qajė e s’deshi tė hante. 8Atėherė Elkana, burri i saj, i tha: “Anė, pse po qan e nuk ha? Pėrse po vuan nė zemrėn tėnde? Pse, a nuk jam unė mė i mirė pėr ty se t’i kishe dhjetė djem”.

Lutja e Anės

9 Ana, pasi hėngrėn e pinė nė Silo, u ngrit. Prifti Heli po rrinte nė ndenjėsen e vet nė derė tė Tempullit tė Zotit. 10 Ana, ashtu me shpirt plotė dhembje, iu lut Zotit duke derdhur shumė lot 11 dhe iu kushtua Zotit me kėto fjalė: “O Zot i gjithėsisė, nėse priresh prej shėrbėtores sate e shikon vuajtjen time dhe nėse tė bie ndėr mend pėr mua, mos e harro shėrbėtoren tėnde e fali shėrbėtores sate njė djalė. Unė atė do t’ia kushtoj Zotit pėr tė gjitha ditėt e jetės sė tij dhe brisk rroje nuk do tė kalojė pėrmbi kokėn e tij”.

12 Ndėrsa ajo po e zgjaste lutjen e vet para Zotit, Heliu e shikonte gojėn e saj. 13 Porse Ana fliste nė zemrėn e vet, luante vetėm buzėt e zėri nuk i dėgjohej fare. Kėshtu Heliu mendoi se ishte e dehur 14 dhe i tha: “Deri kur do tė mbetesh e dehur? Bluaje pak verėn me tė cilėn je ngopur”! 15 Ana iu pėrgjigj: “Jo, imzot, s’ėshtė ashtu fare! Unė jam njė grua tejet e mjerė! Verė as kurrfarė pijeje qė mund tė dehė, nuk kam pirė, por zbraza zemrėn time para Zotit. 16 Mos e mba shėrbėtoren tėnde pėr grua tė keqe, sepse u luta kaq gjatė pėr shkak tė mjerimit tė madh e trishtimit qė kam”.

17 Atėherė Heliu i tha: “Shko nė paqe dhe Hyji i Izraelit ta plotėsoftė kėrkesėn qė i bėre”.

18 E ajo tha: “Oh, sikur shėrbėtorja jote tė gjente hir para syve tė tu”! Gruaja shkoi nė punė tė vet, hėngri dhe fytyra e saj nuk qe mė si mė parė.

Lindja dhe shugurimi i Samuelit

19 Tė nesėrmen nė mėngjes u ngritėn e, pasi bėnė adhurimin para Zotit, u kthyen e erdhėn nė shtėpinė e vet nė Ramė. Elkana e njohu Anėn, gruan e vet, e Zotit i ra ndėr mend pėr tė. 20 Kėshtu brenda vitit Ana mbeti shtatzėnė e lindi njė djalė dhe ia ngjiti emrin Samuel, sepse ia kishte lypur me lutje Zotit.

21 Elkana me mbarė familjen e vet shkoi pėr t’i kushtuar Zotit flinė vjetore dhe pėr ta kryer kushtin e vet. 22 Ana nuk shkoi. Ajo i tha burrit tė vet: “Unė nuk do tė vij derisa tė vijė koha ta ndaj djalin prej gjiri. Atėherė do ta paraqes te Zoti dhe do ta lė aty pėrgjithmonė”. 23 Elkana, burri i saj, i tha: “Bėj si tė ta marrė mendja se ėshtė mirė. Mos eja derisa ta ndash djalin prej gjiri. Unė i lutem Zotit qė ta ēojė nė vend fjalėn e vet”.

Gruaja qėndroi, pra, nė shtėpi derisa e ndau djalin prej gjiri.

24 Pasi e ndau nga gjiri, mori me vete djalin, njė mėzat tre vjetėsh, dy koshiqe miell e njė rrėshiq me verė dhe e ēoi djalin nė Silo nė Shtėpinė e Zotit. Fėmija ishte ende shumė i njomė. 25 E flijuan mėzatin dhe djalin e paraqitėn te Heliu.

26 Atėherė Ana i tha: “Mė dėgjo, imzot. Pasha jetėn tėnde, unė jam ajo gruaja qė pati qėndruar kėtu pranė teje duke iu lutur Zotit. 27 U luta pėr kėtė fėmijė dhe Zoti ma plotėsoi lutjen time pėr ēka iu luta. 28 Prandaj edhe unė po e jap nė shėrbim tė Zotit; pėr sa tė jetė gjallė, i dhurohet Zotit”.

Dhe adhuruan Zotin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Shtegtimi nė Silo