Kapitujt

Isaia: 30. Kundėr dėrgatės nė Egjipt

30

1 Vaj pėr bijtė mospėrfillėsit,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

qė bėni synime, por pa mua,

qė bėni lidhje jo tė frymėzuara prej meje,

kėshtu qė shtoni mėkat mbi mėkat!

2 U nisėt tė zbritni nė Egjipt

e s’e pyetėt gojėn time.

Prisni ndihmė nga forca e faraonit,

e shpresoni nė strehimin e Egjiptit.

3 Fuqia e faraonit do tė jetė marrja juaj,

strehimi nėn hije tė Egjiptit turpi juaj!

4 Kur tė arrijnė prijėsit tuaj nė Tanis,

lajmėtarėt tė kenė arritur nė Hanes,

5 tė gjithė atėherė do tė skuqen

mbi njė popull qė gjė s’u vlen,

qė s’u sjell ndihmė as dobi,

por vetėm turp e poshtėrim.

Profeci tjetėr kundėr dėrgatės

6 Profeci mbi kafshėt e Nagebit.

Nė njė vend vuajtjeje e mjerimi,

luaneshe e luani qė ulėrijnė,

shllige e kuēedre me krahė,

bartin nė shpinė tė gomarėve pasuritė e veta,

mbi gungė gamilesh visaret e veta

e ia ēojnė popullit qė asgjė s’u vlen!

7 E kotė dhe e padobishme ėshtė ndihma e Egjiptit,

kėndej edhe e quajta Rahab ‑ i palėvizshėm.

Testamenti

8 Ēohu tani e ndėr sy tė tyre

shkruaje mbi dėrrasė bushi,

me kujdes shėnoje nė libėr

qė tė mbetet pėr kohė tė ardhshme

si dėshmi deri nė amshim.

9 Sepse ėshtė popull kryengritės,

sepse janė bij rrenacakė,

bij qė s’duan ta dėgjojnė

Ligjin e Zotit.

10 Veguesve ata u thonė:

“Mos kini vegime!”

e profetėve:

“Mos na e parakallėzoni tė drejtėn!

Na tregoni gjėra tė kėnaqshme,

na parakallėzoni tallje!

11 Dredhoni nga udha e drejtė,

dilni nga shtegu i vėrtetė,

na e hiqni sysh Shenjtin e Izraelit!”

12 Prandaj kėshtu foli Shenjti i Izraelit:

“Pėr arsye se e pėrbuzėt kėtė fjalė,

e shpresoni nė mbrapshti e pabesi

edhe nė to e mbėshtetni veten,

13 kėndej pėr ju ky mėkat do tė jetė

porsi plasa, porsi vendi i fryrė nė mur tė lartė,

qė vetėm se nuk ka rėnė,

por rrėnohet menjėherė, kur nuk pritet,

14 do tė copėtohet si njė anė dheu,

do tė thėrrmohet pa farė mėshire,

asnjė copėz s’do tė mbesė prej saj

tė kapėsh me tė njė gacė nga zjarri

o prej pusit tė nxjerrėsh njė pikė ujė!”

15 Sepse kėshtu tha Zoti Hyj, Shenjti i Izraelit:

“Nė kthim e nė paqe ėshtė shpėtimi juaj,

nė kthjelltėsi e nė shpresė ėshtė forca juaj.”

16 Por nuk deshėt e vetė thatė:

‘Assesi, por do tė shpėtojmė nė kuaj!’,

e prandaj edhe do tė ikni;

shtuat:’Do tė hipim mbi kuaj tė shpejtė!’,

por edhe pėrndjekėsit do tė jenė tė shpejtė.

17 Prej frikės sė njėrit njė mijė do tė tremben,

prej frikės sė pesėve do tė merrni ikjen,

derisa tė mbeteni

si mullari nė majė tė malit,

porsi flamuri nė majė tė kodrės.

Hyji do tė falė

18 E pra Zoti pret t’ju pėrdėllejė,

prandaj ngritet pėr t’ju bėrė mėshirė,

sepse Zoti ėshtė Hyj drejtėsie:

lum ata qė shpresojnė nė tė.

19 Sepse, popull i Sionit, qė banon nė

Jerusalem,

askurrė mė nuk do tė qash

mėshirė do tė ketė posa tė kėrkosh ndihmė,

porsa tė dėgjosh Ai do tė tė japė ndihmė.

20 Edhe Zoti do t’ju japė

bukėn e ngushticės, ujėt e mjerimit,

porse Mėsuesi prej teje s’do tė fshihet,

sytė e tu do ta shohin Mėsuesin tėnd,

21 veshėt e tu do tė dėgjojnė fjalėn

qė qortuesi do tė tė thotė pas shpine:

‘Kjo ėshtė udha, andej bijini!’

nėse mėnjanoheni djathtas o majtas.

22 Pėr tė papastėr do t’i mbash

idhujt e tu nė argjend tė farkuar,

idhujt e tu tė veshur me ar,

do t’i tretėsh porsi tė papastėr,

do t’u thuash: ‘Jashtė prej kėndej!’

23 Atėherė ai do tė japė shi pėr farėn tėnde

qė tė kesh mbjellė nėpėr ara,

edhe buka qė do tė japė toka

e shumtė do tė jetė edhe e ushqyeshme

Gjėja jote atė ditė do tė kullotė:

anembanė nėpėr kullota tė gjera,

24 qe e gomarė qė punojnė tokėn

do tė hanė tagji tė kripur

tė hedhur me lopatė e terplote.

25 E do tė jenė mbi ēdo mal tė lartė

e mbi ēdo kodėr tė lartėsuar

pėrrenj qė rrjedhin me ujė vrullshėm

ditėn e vrasjes me shumicė,

kur pėr tokė tė bien kullat.

26 Drita e hėnės do tė ndriēojė si drita e diellit,

drita e diellit do tė jetė mė e fortė

shtatė herė, porsi drita e shtatė ditėve

‑ ditėn, kur Zoti

t’ia lidhė varrėn popullit tė vet,

do t’ia shėrojė plagėn qė vetė ia dha.

Rrėnimi i Asirisė

27 Ja, prej sė largu po vjen Emri i Zotit,

flakė e shkėndijė zemėrimi i tij,

tmerruese bubullima e tij,

plot zemėrim buzėt e tij,

zjarr pėrpirės gjuha e tij!

28 Fryma e tij pėrrua vėrshues,

qė arrin deri nė fyt,

po i shosh popujt me shoshė kėrdie,

u vė popujve nė nofulla fre joshės.

29 Kurse ju do tė kėndoni

porsi natėn e kremtimit tė Festės,

me gėzim tė zemrės,

porsi ai qė, me zė tė fyellit

shtegton nė ndjesė nė malin e Zotit,

nė Qetėn e Izraelit.

30 Do tė bėjė Zoti t’i dėgjohet zėri i

madhėrishėm,

do tė dėftojė si rropos krahu i tij

me furinė e tėrbimit tė vet,

me flakė tė zjarrit pėrvėlues,

me thellim, me stuhi e me kokrra breshri.

31 Prej zėrit tė Zotit do tė trembet

Asiri, nė hu i rrahur!

32 Ēdo sjellje e shkopit ndėshkues

qė Zoti mbi tė do tė sjellė,

do tė pėrcillet me tupan e cetėr,

nė luftėra tė vrullshme Ai do t’i luftojė.

33 Qėmoti ėshtė gati Tofeti,

i pėrgatitur, i thelluar, i zgjeruar,

turra e ndezur e dru shumė:

fryma e Zotit, pėrrua sulfuri,

do ta ndezė flakė!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr dėrgatės nė Egjipt