Kapitujt

Isaia: 16. Moabėt strehė kėrkojnė nė Judė

16

1 Dėrgojani qengjin sunduesit tė vendit,

nga Qeta e shkretėtirės

nė malin e bijės sė Sionit!

2 Porsi shpendi qė merr arratinė,

porsi zogjtė tė ikur nga ēerdhja,

do tė jenė bijat e Moabit

nė vatė e Arnonit.

3 Jep kėshillė,

merr vendim!

Nė mesditė bėje si natė hijen tėnde,

fshehi tė ikurit,

mos i tradhto tė arratisurit!

4 Tė dėbuarit e Moabit

bėj strehim te ti tė gjejnė!

Ji ti pėr ta strehim

pėrballė shfarosėsit!

Sepse fund mori skllavėruesi,

shpartallimi mori fund,

nga vendi ndrydhėsi u zhduk!

5 I fortė nė qetėsi po ngrihet froni,

mbi tė do tė rrijė besnik,

nė Tendėn e Davidit,

njė gjykatės i zellshėm drejtėsie

i gatshėm pėr tė dhėnė tė drejtėn.

Vajtim mbi Moabin

6 Kemi dėgjuar pėr krenarinė e Moabit

‑ pėr sė tepėrmi ėshtė krenar ‑

pėr krenarinė, madhėshtinė e mospėrfilljen e tij,

pėr lavdėrimin e tij tė padrejtė!

7 Kėndej Moabi do tė qajė Moabin,

tė gjithė sė bashku do tė vajtojnė,

pėr bukėrrushe tė Cirharesetit

tė goditur do tė vajtojnė.

8 Pse u shkretuan fushat e Hesebonit,

u thanė vreshtat e Sabamait,

rrushi i tė cilave i bori

zotėruesit e paganėve.

Hardhitė arrinin deri nė Jazer,

shermendet nė shkretėtirė mbėrrinė:

pinjollat u arrinin

deri nė det.

9 Kėndej vajtoj me vajtorėt e Jazerit

mbi vreshtat e Sabamait,

do tė deh me lotėt e mi,

Hesebon e Eleale,

se mbi vjeljen tėnde e mbi tė korra

u bė gjėma.

10 U zhduk gėzimi e galdimi nė kopshte,

askush s’gėzon as s’brohorit ndėr vreshta.

Verėn nė shtrydhės nuk e shtrydh

kush tė shtrydhė e kish’ zakon:

brohoritja erdhi e u hesht!

11 Kėndej pėrmbrendėset mua mė dridhen

pėr Moabin porsi cetra,

zemra mė dridhet pėr Cirharesetin.

12 Kot Moabi do tė paraqitet,

do tė mundohet nė vende tė larta,

nė shenjtėrore do tė hyjė tė lutet,

por pa dobi!

Fjala e Zotit lidhur me Moabin

13 Kjo ėshtė fjala qė Zoti e tha dikur mbi Moabin. 14 Por tani Zoti thotė: “Brenda tre vjetėve, vite mėditėsi, do tė zhduket lavdia e Moabit me mbarė popullin e shumtė; do tė mbesė njė tepricė e vogėl, e paktė, pothuajse asgjė.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Moabėt strehė kėrkojnė nė Judė