Kapitujt

Isaia: 54. Jerusalemi i ardhshėm

54

1 Galdo, beronjė, ti qė nuk linde,

shpėrthe nė hare, gėzo, ti qė fėmijė s’linde

sepse mė tė shumtė janė bijtė e tė lėnės

se tė asaj qė e ka burrin ‑ thotė Zoti.

2 Zgjeroje vendin e tendės sate,

shtrij pa kursim pėlhurat e banesės sate,

zgjati litarėt e tu,

forcoji hunjtė e tu,

3 sepse do tė shtrihesh djathtas e majtas,

fara jote do t’i marrė trashėgim popujt,

do t’i popullojnė qytetet e lėna shkretė.

Dashuria e Zotit

4 Mos ki frikė, sepse nuk do tė jesh e turpėruar,

mos u skuq, sepse nuk do tė jesh e ēnderuar,

sepse do ta harrosh marren e rinisė sate,

mė s’do ta kujtosh ēnderimin e vejėrisė.

5 Sepse Krijuesi yt do tė jetė fati yt,

emri i tij ėshtė Zoti i Ushtrive;

Shpėrblyesi yt Shenjti i Izraelit,

Ai quhet Hyji i mbarė tokės,

6 Sepse si njė grua tė lėnė

qė vuan nė shpirt

tė thirri Zoti:

‘Gruaja e vjetėve tė rinisė

a mund tė pėrbuzet?’

ka thėnė Hyji yt.

7 Pėr pak kohė tė lashė,

por po tė rimarr me dashuri tė madhe.

8 Nė momentin e zemėrimit

e fsheha pakėz prej teje fytyrėn time,

por me dashuri tė amshuar pata dhimbje pėr ty,

tha Zoti Shpėrblyesi yt.

9 Tashti ėshtė pėr mua si nė ditėt e Noehit,

kur u pėrbetova se ujėrat e Noehit

mė nuk do tė vėrshojnė tokėn,

po ashtu u pėrbetova

se mė nuk do tė tė hidhėrohem

e nuk do tė tė kėrcėnohem.

10 Malet mund tė zhduken,

kodrat mund tė tranden,

porse dashuria ime s’do tė zhduket prej teje

as besėlidhja e paqes sime nuk do tė trandet,

thotė Zoti qė pati mėshirė pėr ty.

Jerusalemi i ri

11 Varfanjakja ime, stuhish e rrahur,

e pa farė ngushėllimi,

ja, nė vend tė gurėve do tė vė karbunkull,

e themelet do t’i qes mbi safirė.

12 Pirgjet e tua prej jaspisit,

dyert e tua gurėsh tė paēmueshėm,

muret rrethuese tė tuat gurė stolie!

13 Tė gjithė bijtė e tu do tė jenė nxėnės tė Zotit

e madhe do tė jetė lumturia e bijve tė tu.

14 Do tė jesh i themeluar nė drejtėsi,

larg do tė jesh nga ndrydhja,

s’do tė kesh pse tė trembesh,

larg nga frika, sepse s’do tė afrohet.

15 Shih! Nėse do tė ndodhė ndonjė sulm,

s’do tė jetė prej meje.

Kush tė tė sulmojė, para teje do tė rrėzohet.

16 Shih! Unė e krijova farkėtarin

qė fryn mbi prush

dhe prodhon vegla pėr punėn e vet,

porse krijova edhe shkatėrruesin pėr tė shkatėrruar.

17 S’do tė ketė sukses asnjė armė

e farkuar kundėr teje.

Do tė dėnohet ēdo gjuhė

qė do tė ngrihet kundėr teje nė gjyq.

Ky ėshtė fati i shėrbėtorėve tė Zotit,

e tillė ėshtė drejtėsia e tyre nga ana ime

‑ thotė Zoti.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Jerusalemi i ardhshėm