Kapitujt

2 i Samuelit: 1. Davidi dėgjon pėr vdekjen e Saulit

1

1 Pas vdekjes sė Saulit, Davidi u kthye nga pėrleshja pasi kishte shfarosur amalekasit. Qėndroi dy ditė nė Siceleg. 2 Kur ja, tė tretėn ditė, po vinte njė njeri prej aradheve tė Saulit. Ishte me rroba tė shqyera e me kokė tė mbuluar nga pluhuri. Kur arriti para Davidit, ra me fytyrė pėrdhe dhe i bėri nderim. 3 Davidi e pyeti: “Nga po vjen”? ai iu pėrgjigj: “Ika prej taborreve tė Izraelit”. 4 Davidi i tha: “Ēfarė ka ndodhur? Mė trego”! Ai iu pėrgjigj: “Populli iku prej pėrleshjes dhe shumė njerėz prej popullit ranė tė vdekur. U vranė edhe Sauli dhe Jonatani, djali i tij”. 5 Davidi i tha djaloshit qė po i sillte lajmin: “Nga e di nėse kanė mbetur Sauli e Jonatani, biri i tij”? 6 Djaloshi qė po sillte lajmin u pėrgjigj: “Rastėsisht erdha nė malin Gjelboé kur ja, shoh se Sauli ishte mbėshtetur mbi heshtėn e vet, kurse karrocat e luftės dhe kalorėsit po e shtrėngonin pėrreth. 7 Ai u kthye e mė pa dhe mė thirri; unė iu pėrgjigja: ‘Tek jam’! 8 Ai mė pyeti: ‘Kush je ti’? Unė iu pėrgjigja: ‘Jam i amalekas’. 9 Atėherė vazhdoi: ‘Sulu nė mua e mė vra, sepse jam nė grahmat e vdekjes sado qė shpirti ėshtė ende i tėri nė mua’. 10 Kėrceva mbi tė dhe e vrava, sepse e dija se pas rėnies nuk do tė mbetej gjallė. Atėherė ia mora kurorėn mbretėrore qė e kishte mbi kokė, si dhe mėdorėzėn qė e kishte nė dorė, dhe i solla kėtu tek ti, zotėria im”.

11 Si e mori vesh Davidi, shqeu petkat e veta. Po ashtu edhe tė gjithė njerėzit qė ishin me tė. 12 Qanė e vajtuan dhe agjėruan deri nė mbrėmje pėr Saulin e pėr Jonatanin, birin e tij, dhe pėr mbarė popullin e Zotit e shtėpinė e Izraelit, qė mbetėn tė vrarė prej shpate.

13 Pastaj Davidi i tha djaloshit qė i solli lajmin: “Nga je”? Ai iu pėrgjigj: “Jam biri i njė ardhacaku amalekas”. 14 Atėherė Davidi i tha: “Si nuk u trembe tė ngrije dorėn pėr ta vrarė tė shuguruarin e Zotit”? 15 Davidi e thirri njėrin prej djelmoshave dhe i urdhėroi: “Afrohu dhe vritie”! Ai i ra dhe e vrau. 16 Davidi i tha: “Gjaku yt mbi kokėn tėnde, sepse goja jote dėshmoi kundėr teje kur the: ‘Unė e vrava tė shuguruarin e Zotit’”.

Elegjia e Davidit mbi Saulin e mbi Jonatanin

17 Atėherė Davidi bėri kėtė vajtim mbi Saulin e mbi Jonatanin, birin e tij, 18 e urdhėroi qė t’u mėsohet bijve tė Judės kėnga e harkut, siē ėshtė e shkruar nė Librin e tė Drejtit. Davidi tha:

19 “Vaj pėr ty, o Izrael, si e pati kėshtu nderi yt?!

Trimat e trimave, ja, nė malet e tua ranė!

20 Mos e shpallni nė Get kumtin e zi,

mos e tregoni nė udhėt e Askalonit:

qė tė mos gėzohen bijat e filistenjve,

qė tė mos kėnaqen bijat e parrethprerėve.

21 Ju, o bjeshkėt e Gjelboesė,

vesė as shi mbi ju mos rėntė,

djerra arat nė ty mbetshin,

pasi nė ju keqas u mposht

mburoja e trimave mbi trima!

Mburoja e Saulit jo me vaj lyer,

22 por me gjak tė vrarėsh’ e me dhjamė kreshnikėsh.

Harku i Jonatanit kurrė nė tė thatė nuk shkrepi,

shpata e Saulit kurr kot nuk vringėlloi!

23 Saul e Jonatan, tė dashur e bujarė:

si nė jetė dhe nė vdekje mbetėn tė pandarė!

Mė tė shpejtė se shqiponjat,

mė tė fortė se luanėt ishin!

24 O ju bija tė Izraelit,

pėrmbi Saulin tė gjitha qani.

Ai ju veshte me grimiz e purpur,

pėr mė tepėr ju stoliste

me kolona e argjende ari!

25 Ranė trimat nė mes tė betejės

Heu Jonatani i vrarė nė mal prehet!

26 Vdekja jote pėr mua tė mjerin

dhembje e madhe, or vėlla Jonatan!

Se sa fort unė ty tė doja:

e pėr mua miqėsia jote

ish mė shumė se dashuria e gruas.

27 Heu si ranė trimat mbi trima,

armėt e luftės si u copėtuan”!?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Davidi dėgjon pėr vdekjen e Saulit