Kapitujt

Isaia: 9. Vuajtjet e mbretėrisė sė Veriut

9

1 Populli qė ecte nė errėsirė,

pa njė dritė tė madhe;

pėr banorėt, qė jetonin nė krahinėn e hijes sė vdekjes,

zbardhi pėr ta drita.

2 Ti e shtove gėzimin,

e madhėrove harenė;

ata gėzohen nė praninė tėnde

si njerėzit qė i gėzohen korrjes,

si gėzohen kur ndajnė prenė.

3 Sepse ti e thyeve si ditėn e Madianit

zgjedhėn e tij tė rėndė,

lozėn e krahut tė tij,

e shkopin e atij qė e dėbonte pėrpara.

4 Sepse tė gjitha sandalet e luftės,

e ēdo petk i lyer me gjak,

do tė digjet, pre do tė jetė e zjarrit.

5 Sepse na lindi njė foshnjė,

fituam njė djalė.

Nė krahun e tij u vu shenja e mbretėrisė.

Pėr emėr do tė quhet:

Kėshilltar i mrekullueshėm, Hyj i fortė,

Atė i amshueshėm, Princ i Paqes.

6 E madhe do tė jetė mbretėria e tij

dhe paqja s’do tė ketė mbarim

mbi fronin e Davidit e mbi mbretėrinė e tij,

qė ai do ta forcojė e do ta bėjė tė fuqishme

nė tė drejtė e nė drejtėsi.

Qė tani e pėr amshim do ta bėjė kėtė

dashuria e madhe e Zotit tė Ushtrive.

Vuajtjet e mbretėrisė sė Veriut

7 Zoti dėrgoi njė fjalė kundėr Jakobit

e ajo ra mbi Izraelin.

8 Do t’ia njohė rrjedhojat mbarė populli,

efraimasit e banorėt e Samarisė,

tė cilėt thonė me krenari e me mendje tė madhe:

9 “Na kanė rėnė tullat,

do tė ndėrtojmė me gurė tė latuar,

na i kanė prerė fiqtė e egjėr,

do t’i zėvendėsojmė me cedra!”

10 Kundėr kėtij populli Zoti i ngriti armiqtė e tij,

i ngacmoi kundėrshtarėt e tij:

11 Nga lindja Sirinė e nga perėndimi filistenjtė,

qė e pėrlugtuan Izraelin me tė dy bulshinjtė.

E megjithėkėtė nuk u fashit zemėrimi i tij,

por gjithnjė dora e tij rri e shtrirė.

12 Por populli nuk u kthye kah Ai qė e goditi

dhe nuk e kėrkuan Zotin e Ushtrive.

13 Prandaj Zoti ia shkurtoi Izraelit

kokė e bisht, palmė e kallam

brenda njė dite tė vetme!

14 Prijėsi e bujari ‑ kėta janė koka,

profeti, mėsuesi i gėnjeshtrės ‑ ėshtė bishti.

15 Udhėheqėsit e kėtij populli i ngashnjyen

e tė udhėhequrit u borėn.

16 Prandaj Zoti s’do t’u gėzohet tė rinjve tė tij,

s’do tė ketė mėshirė pėr jetimėt e tė vejat e tij,

sepse tė gjithė janė tė patenzonė e tė kėqij,

dhe ēdo gojė flet vetėm marrėzi.

17 Flakė si zjarri ėshtė ndezur paudhėsia,

pėrpin hallugė e pėrpin ferra,

ndezi zjarrin nė pyll tė dendur,

shtylla‑shtylla tymi ēohet!

18 Digjet vendi nga zemėrimi i Zotit tė Ushtrive,

u bė populli shujta e zjarrit:

s’kursen askush as vėllain e vet!

19 Pėrlan djathtas e ėshtė i uritur,

pėrpin majtas e nuk ngihet,

mishin e tė afėrmit e pėrlan secili:

20 Manaseu Efraimin, Efraimi Manaseun,

tė dy sė bashku e hanė Judėn!

E megjithėkėtė zemėrimi i tij nuk u fashit,

por dora e tij gjithnjė mbeti e shtrirė!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Vuajtjet e mbretėrisė sė Veriut