Kapitujt

Nahumi: 1. Hyrje

1

1 Profecia mbi Ninivėn. Libri i vegimit tė Nahumit Elcezeas.

HYRJE

Psalm. Zemėrimi i Zotit

2 Hyj ziliqar e hakmarrės ėshtė Zoti!

Hakmarrės ėshtė Zoti e plot zemėrim!

Hakmarrės ėshtė Zoti kundėr armiqve tė vet,

dhe ruan zemėrimin pėr kundėrshtarėt e vet.

3 Zoti ėshtė i durueshėm e i madhėrueshėm nė fuqi,

s’ka fajtor qė e lė tė pandėshkuar!

Udha e tij nė shtrėngatė edhe nė vorbull,

retė janė pluhuri i kėmbėve tė tij!

4 Kėrcėnon detin e ai thahet,

tė gjithė lumenjtė i shndėrron nė shkretėtirė!

U shkrumbuan Basani e Karmeli,

u vyshk lulja e Libanit!

5 Para tij tunden malet,

dridhen kodrat,

trandet toka para tij,

e gjithėsia me banorė tė vet!

6 Kush mund tė qėndrojė para zemėrimit tė tij,

t’i bėjė ballė flakės sė zemėrimit tė tij?

Inati i tij u derdh si zjarri,

dhe qetat u shkrinė prej vapės sė tij!

7 I mirė ėshtė Zoti,

ėshtė strehim nė ditė tė vėshtirė,

i njeh ata qė nė tė kanė shpresėn

8 edhe kur vėrshon pėrmbytja.

Do t’i shuajė kundėrshtarėt e vet,

armiqtė e tij do t’i hajė terri!

Qortime profetike Judės e Ninivės

/Judės/

9 Ēfarė mendoni kundėr Zotit?

Ai ėshtė ai qė asgjėson ēdo gjė!

S’ka nevojė tė ndrydhė dy herė!

10 Si ferrat e dendura

ndėr vete tė gėrshetuara,

si pijanecat e dehur,

do tė asgjėsohen si kashta krejt e thatė!

/Asurit/

11 Prej teje doli

ai qė Zotit tė keqen ia mendon,

kėshilltari qė synon kryengritjen!

/Judės: vegim/

12 Kėshtu thotė Zoti:

“Le tė jenė tė fortė, le tė jenė, nė dashtė, shumė,

do tė krasiten e do tė zhduken!

Ty tė ndėshkova,

porse nuk do tė tė ndėshkoj!

13 Copė do ta bėj shkopin qė shpinės tė binte,

vargonjtė e tu grimė‑grimė do t’i bėj”!

/Mbretit tė Ninivės: vegim/

14 Pėr ty Zoti do ta japė kėtė urdhėr:

“Nuk do tė lindė mė djalė nė vatėr!

Nė tempull tė hyjit tėnd do tė zhduk

idhujt e gdhendur e tė shkrirė

e do ta vė varrin tėnd

sepse i pandershėm je!”

/Judės/

Kapitujt

Kapitujt