Kapitujt

Isaia: 25. Lutje falėnderimi

25

1 O Zot, ti je Hyji im!

Do tė tė lartėsoj,

Emrit tėnd unė do t’i kėndoj,

sepse i ēove nė vend

synimet e mrekullueshme,

tė sendėrtuara tani sa mot,

tė njėmendta e tė vėrteta.

2 Sepse grumbull gurėsh e bėre qytezėn,

qytetin e fortifikuar e bėre rrėnojė:

kalaja e krenarėve mė nuk ėshtė qytezė,

pėr kėtė jetė mė s’do tė ndėrtohet.

3 Prandaj lavde tė kėndon populli i fortė,

tė nderon qyteti i fiseve tė forta.

4 Se ti u bėre fuqia e tė dobėtit,

fuqia e tė varfėrit nė nevojė tė tij,

strehim nė stuhi e hije nė vapė:

sepse teket e tiranit

janė porsi stuhia nė dimėr.

5 Porsi vapa mbi tokė tė djegur

ua pėrul krenarinė krenarėve,

porsi vapa nė hije tė resė

shuhet kėnga e tiranėve.

Gostia mesianike

6 Zoti Hyji i Ushtrive

do tė bėjė pėrmbi kėtė mal

njė gosti pėr tė gjithė popujt:

me mish tė majmė e me verė tė moēme,

me mish tė majmė plotė me palcė,

me verė tė kulluar, tė qartė si loti.

7 Nė kėtė mal ai do ta shqyejė

velin qė ua mbulonte fytyrėn

tė gjithė popujve,

mbuluesin qė i mbulonte

tė gjithė popujt.

8 Pėrgjithmonė do ta zhdukė vdekjen,

Zoti Hyj nga ēdo fytyrė

do tė fshijė lotin,

nga ēdo vend Ai do ta zhdukė

turpin e popullit tė vet,

sepse Zoti kėshtu ka thėnė.

9 Dhe do tė thuhet po atė ditė:

“Ja, ky ėshtė Hyji ynė!

Nė tė shpresuam, Ai na shpėtoi!

Ky ėshtė Zoti, nė Tė shpresuam:

le tė gėzojmė, tė galdojmė

pėr shpėtimin qė na e solli,

10 sepse dora e Zotit mbi kėtė mal pushon!”

E pėr tokė do tė shqelmohet nė vend tė vet Moabi,

siē shqelmohet kashta nė gropė tė plehut,

11 nė mes tė saj ai duart do t’i shtrijė,

siē i shtrin notuesi kur bėn not,

do tė pėrulet krenaria e tij

megjithėse do tė rropatė duart.

12 Kullat e forta tė mureve tė tua

Ai i thyen, rrafsh i bėn, i shtron pėrdhe.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Lutje falėnderimi