Kapitujt

Predikuesi: 1. Hyrje

1

1 Fjalėt e Kishtarit, tė birit tė Davidit,

mbretit tė Jerusalemit.

2 Kotėsi mbi kotėsi, thotė Kishtari,

kotėsi mbi kotėsi e gjithēka ėshtė kotėsi!

3 Ē’fitesė ka njeriu prej tė gjithė punės

qė bėn nėn diell?

PJESA I

Parathėnie

4 Njė brezni kalon, njė tjetėr brezni vjen,

kurse toka mbetet gjithmonė e njėjta.

5 Dielli lind, dielli perėndon

e mezi ē’pret tė mbėrrijė nė vendin e vet

nga prapė lind!

6 Era merr drejtimin e mesditės, kthehet nė perėndim,

fryn duke u endur gjithkah nė lėvizje

dhe kthehet nė vorbullat e veta.

7 Tė gjithė lumenjtė rrjedhin drejt detit e deti nuk mbushet,

dhe, nė vendet nga dalin, atje lumenjtė kthehen

nė rrjedhėn e vet.

8 Gjithēka ėshtė e mėrzitshme

dhe s’ka njeri qė mund t’ia shtjellojė pse-nė.

S’ngihet syri me tė parė

as s’mbushet veshi me tė dėgjuar.

9 Ēka qe

ėshtė tani e do tė jetė pastaj.

Ēka ka qenė bėrė

ėshtė tani e do tė bėhet pastaj:

10 s’ka asgjė tė re nėn diell!

Nėse thuhet pėr njė gjėsend: “Ja, kjo ėshtė e re!”,

‑ ajo ishte shekuj me radhė para nesh!

11 S’ka kujtim pėr kohėt e shkuara,

po gjithashtu s’do tė ketė kujtim

as pėr gjėrat qė do tė vijnė

tek ata qė do tė jenė pas tyre.

 

1. Jeta e Salomonit

12 Unė, Kishtari, isha mbret i Izraelit nė Jerusalem,

13 dhe vendosa nė shpirtin tim tė kėrkoj me anė tė urtisė e tė shqyrtoj gjithēka ndodh nėn diell. Oh po, ėshtė kjo njė detyrė tepėr e mėrzitshme qė Hyji ua dha bijve tė njerėzve qė tė merren me tė! 14 I pashė tė gjitha qė ndodhin nėn diell: dhe, ja, tė gjitha janė kotėsi e mundim i kotė!

15 Ēka ėshtė e shtrembėr, e drejtė nuk ka si tė bėhet,

dhe ēka s’ėshtė, s’ka si tė numėrohet!

16 Atėherė i thashė vetvetes: “Ja, unė ia dola ta madhėroj e ta bėj tė pėrparojė urtia mė tepėr se tė gjithė ata qė kanė qenė para meje nė Jerusalem”. 17 Atėherė u dhashė me ngulm pėr ta njohur urtinė e dijen, ēmendurinė dhe marrėzirėn, dhe gjeta se edhe nė kėtė gjė ėshtė mund i kotė i shpirtit, sepse:

18 nė shumė urti ka shumė vuajtje

e kush e shton dijen, shton edhe dhimbjet.

Kapitujt

Kapitujt