Kapitujt

Isaia: 8. Lindja e njė djali tė Isaisė

8

1 Zoti mė tha: “Merre njė rrasė tė madhe shkrimi e shkruaj nė tė me shkrim tė rėndomtė: ‘Maher Salal Has Bac’. 2 Unė mora dėshmitarė besnikė kryepriftin Uri e Zakarinė, birin e Barakisė. 3 Iu afrova profeteshės dhe ajo ngjizi e lindi djalin. Atėherė Zoti mė tha: ‘Ngjitja emrin Maher Salal Has Bac’, 4 sepse para se fėmija tė dijė tė thėrrasė ‘Babi’, e ‘Mami’, do tė merren pasuritė e Damaskut e preja e Samarisė e do tė ēohen para syve tė mbretit tė asirianėve.”

Siloehu e Eufrati

5 Zoti shtoi e mė tha pėrsėri:

6 “Pasi ky popull e pėrbuzi ujėt e Siloehut

qė rrjedh qetė e nė heshtim

e dridhet para Rasinit e birit tė Romelisė,

7 pėr kėtė arsye Zoti do tė sjellė mbi ta

ujėrat e forta e tė shumta tė Eufratit

‑mbretin e asirianėve e mbarė nderin e tij‑

do tė shpėrthejė nė tė gjitha degėt e tij,

do tė vėrshojė mbi tė gjitha brigjet e tij,

8 do tė bjerė nėpėr mbarė Judenė,

do ta vėrshojė e do ta gėrryejė,

deri nė fyt do t’i arrijė!

Krahėt e tij tė shtrirė do ta mbulojnė

fund e majė vendin tėnd, o Emanuel!”

Tmerri i pushtuesve

9 Kushtrimohuni sa tė doni, o popuj, e megjithatė do tė shpartalloheni!

Dėgjoni ju, o popuj tė largėt tė gjithė,

ngjeshni armėt e dridhuni,

farkoni armė e dridhuni,

10 Sendėrgjoni synime ‑ kot e keni,

nxirrni urdhėresa sa tė doni ‑ s’do tė zbatohen,

sepse me ne ėshtė Zoti!

Misioni i Isaisė

11 Po, kėshtu mė tha Zoti

kur mė kapi me dorėn e vet

e mė qortoi tė mos eci

udhės sė kėtij populli. Mė tha:

12 “Mos quani pėrbetim

gjithēka qė ky popull e quan pėrbetim,

ēka ai druan, ju mos e druani,

frikė mos e kini.”

13 Zotin e Ushtrive atė shenjtėroni,

Ai le tė jetė frika juaj, tmerri juaj.

14 Ai duhet tė jetė shenjtėrorja,

guri ku merret nė thua,

qeta nga thyhet qafa

pėr dy shtėpitė e Izraelit,

lak e kurth pėr banorėt e Jerusalemit.

15 Nė tė do tė marrin nė thua shumė veta,

do tė rrėzohen e do tė copėtohen,

do tė bien nė rrjetė,

nė kurth do tė zihen.

16 Mbylle e lidhe kėtė dėshmi, vulose zbulesėn nė zemrat e nxėnėsve tė mi. 17 Kam besim nė Zotin qė e fshehu fytyrėn e vet nga shtėpia e Jakobit dhe shpresoj nė Tė. 18 Dhe ja, unė e djemtė qė m’i fali Zoti, jemi prej Zotit tė Ushtrive qė banon nė Sion, shenjė e parakallėzim pėr Izraelin.

19 Kur t’ju thonė: “Pyetni shpirtrat e shortarėt qė luajnė me buzė e murmurisin. Pse a populli nuk duhet t’i pyesė hyjnitė e veta, t’i pyesė tė vdekurit pėr tė gjallėt?’“ 20 Nė ligj mbėshtetuni, nė dėshmi!

Ata qė nuk do tė thonė kėshtu, agimin nuk do ta presin.

Udhėtim nė errėsirėn e natės

21 Do tė endet nėpėr vend i ndrydhur e i uritur, e, i uritur, do tė tėrbohet

e do tė mallkojė mbretin e vet e hyjin e vet.

Do t’i ēojė sytė kah qielli,

22 do tė shikojė tokėn:

dhe, ja, vuajtje e errėsirė,

terr ndrydhės e mug i dendur!

23 Porse mė nuk do tė ketė errėsirė

ku mė parė kishte ndrydhje.

Ēlirimi

Nė kohėn e kaluar e pėrbuzi tokėn e Zabulonit e tokėn e Neftaliut, por nė kohėn e fundit do ta bėjė tė lavdishme udhėn pėrgjatė detit, pėrtej Jordanit, Galilenė pagane.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Lindja e njė djali tė Isaisė