Kapitujt

Isaia: 51. Shpėtimi i bijve tė Abrahamit

51

1 Mė dėgjoni ju qė ndiqni drejtėsinė,

ju qė kėrkoni Zotin,

shikojeni qetėn nga qetė prerė

dhe gropėn e humnerės nga qetė nxjerrė!

2 Shikojeni Abrahamin, atin tuaj,

edhe Sarėn qė ju lindi!

Ishte, njėmend, i vetėm kur e thirra,

por e bekova dhe e shtova!

3 Sepse Zoti e ngushėllon Sionin,

i ngushėllon tė gjitha rrėnojat e tij;

shkretėtirėn e tij e shndėrron nė Eden,

djerrinėn e tij nė Kopsht tė Zotit!

Brohoritja e galdimi do tė jehojnė nė tė,

falėnderimet e kėngėt e lavdisė!

Zoti do ta gjykojė botėn

4 Mė dėgjoni me kujdes, o populli im,

veshin ma vini, o popuj!

Sepse prej meje do tė dalė Ligji

tė drejtėn time do ta bėj dritė pėr popuj!

5 Afėr ėshtė drejtėsia ime,

arriti shėlbimi im!

Krahu im do t’i gjykojė popujt,

nė mua shpresėn do ta vėnė ishujt

do tė shpresojnė nė krahun tim.

6 Lart nė qiell lartėsoni sytė tuaj

dhe shikoni poshtė nė tokė!

Sepse qiejt do tė zhduken si tymi,

toka do tė vjetrohet si petku,

banorėt e saj tė gjithė si ajo do tė mbarojnė.

Por shpėtimi im do tė qėndrojė deri nė amshim,

drejtėsia ime do tė jetė e pafund!

7 Mė dėgjoni ju qė e njihni tė drejtėn,

ti, o popull, qė ma ke nė zemėr Ligjin:

mos e druani pėrqeshjen e njerėzve,

mos u trembni nga fyerjet e tyre!

8 Sepse tenja do t’i brejė si petkun,

porsi leshin krimbi do t’i brejė;

kurse drejtėsia ime do tė qėndrojė gjithherė,

shėlbimi im brezni mė brezni.

Zgjimi i Zotit

9 Zgjohu, zgjohu, ngjeshe forcėn,

o krahu i Zotit!

Zgjohu porsi nė ditėt e moēme,

nė breznitė shekullore!

Vallė, ti a nuk e godite Rahabin,

a s’e plagose dragoin?

10 Pse a nuk qe ti ai qė e thau detin,

ujėt e Humnerės sė tmerrshme,

ti qė e bėre fundin e detit udhė

qė nėpėr tė tė kalonin tė ēliruarit?

11 Tė shpėrblyerit e Zotit do tė kthehen

e do tė arrijnė nė Sion duke kėnduar,

lumturia e pėrhershme do tė jetė mbi kokė tė tyre,

do t’i pėrcjellė gėzimi e hareja,

do tė zhduken dhimbjet e rėnkimet!

Zoti ėshtė Ngushėlluesi i gjithėpushtetshėm

12 Unė, unė jam Ngushėlluesi juaj!

Kush je ti qė tė trembesh nga njeriu i vdekshėm,

nga biri i njeriut qė ėshtė si bari?

13 E ke harruar Zotin, Krijuesin tėnd,

qė e shtriu qiellin dhe ethemeloi tokėn,

e gjithnjė vazhdon tė trembesh gjithė ditėn

para zemėrimit tė atij qė tė mundonte

kur vendosi ta shuante farėn!

Ku ėshtė tashti zemėrimi i ndrydhėsit?

Shpėtimi

14 I zėni rob shpejt do tė ēlirohet,

nė burg s’do tė vdesė,

buka kurrė s’do t’i mungojė.

15 Unė jam Zoti, Hyji yt,

qė e tund detin,

e buēasin valėt e tij;

Zoti i Ushtrive emri i tij!

16 Fjalėt e mia nė gojė t’i vura,

nėn hije tė dorės sime tė fsheha

kur shtrija qiellin e themeloja tokėn

e i thosha Sionit: “Ti je populli im!”

Zgjimi i Jerusalemit

17 Zgjohu, zgjohu,

ngrihu, Jerusalem,

ti qė e pive prej dorės sė Zotit

gotėn e zemėrimit tė tij,

pive kupėn e trullosjes,

e pive deri nė fund!

18 Prej tė gjithė bijve qė ai lindi

s’ėshtė asnjė qė ta ketė mbėshtetje;

prej tė gjithė bijve qė ai i rriti,

s’ėshtė asnjė qė ta marrė pėr dore!

19 Dy tė kėqija tė goditėn

‑ kush do tė ketė dhimbje pėr ty?

rrėnim e shfarosje, uri e shpatė

‑ kush do tė tė ngushėllojė?

20 Bijtė e tu shtrihen tė molisur

nė krye tė ēdo udhe

si antilopa e zėnė nė lak,

tė kėputur nga zemėrimi i Zotit,

nga kėrcėnimi i Hyjit tėnd!

21 Dėgjo, pra, o i mjerė,

o i dehur, por jo me verė!

22 Kėshtu thotė Zotėruesi yt,

Zoti, Perėndia yt,

Mbrojtėsi i popullit tėnd:

“Ja, prej dorės po ta heq

kupėn e trullosjes,

gotėn e zemėrimit tim:

ti kurrė mė nuk do ta pish.

23 Pėrndjekėsve tė tu nė dorė do t’ua vė,

atyre qė ty tė thonin:

“Bėju urė tė kalojmė mbi ty!”,

urė ua bėje shpinėn tėnde,

porsi udhė pėr kalimtarė.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Shpėtimi i bijve tė Abrahamit