Kapitujt

Isaia: 3. Anarkia nė Jerusalem

3

1 Dhe, ja, Zotėruesi, Zoti i Ushtrive,

po ia heq Jerusalemit dhe Judės

ēdo mbėshtetje e ēdo ndihmė,

ēdo ndihmė buke e ēdo ndihmė uji,

2 trimin edhe luftėtarin,

gjyqtarin edhe profetin,

dijetarin edhe plakun,

3 pesėdhjetarin e bujarin,

kėshilltarin e dijetarin e urtė

si edhe shituesin e menēur.

4 “Do meca do t’u vė tė parė

e foshnjat do t’i sundojnė.”

5 Njerėzit do tė grinden me njėri‑tjetrin,

i afėrmi me tė afėrmin,

i riu me tė keq do ta marrė plakun

edhe tė ndershmin i pandershmi,

6 burri do tė kapė vėllanė e vet

mu nė shtėpinė e babait tė vet:

“Ti e ke gunėn, na u bėj prijės,

kjo rrėnojė le tė jetė nė dorėn tėnde!”

7 Ai atė ditė do tė klithė, do tė thotė:

“Unė s’jam mjek, nė shtėpinė time s’ka bukė as gunė;

ruaj se mė bėni prijės tė popullit!”

8 Se ē’po rrėnohet Jerusalemi,

u rrėnua Judeja

se gjuha e veprimet e tyre

janė kundėr Zotit

sa qė ngacmojnė sytė e Madhėrisė sė tij.

9 Paf’tyrėsia e tyre i dėnon,

si Sodoma shpallin fajin e vet,

nuk e fshehin, mjerė shpirti i tyre:

vetvetes i bėjnė gati tė keqen!

10 Thuajini tė drejtit: “I lumi ti!”

sepse do tė hajė frytin e veprave tė veta!

11 Mjerė i paudhi! Tė kėqijat do ta godasin:

do ta gjejnė tė kėqijat qė ka bėrė.

12 Popullin tim e shtyp njė kalama,

gratė e kanė nėn sundim!

O populli im, ata qė thonė se je i lumė po tė gėnjejnė

dhe po ta prishin udhėn nėpėr tė cilėn je duke ecur.

13 Nė kėmbė u ngrit Zoti pėr tė paditur,

qėndron nė kėmbė pėr tė gjykuar popujt.

14 Nė gjyq po hyn Zoti

me pleqtė e me krerėt e popullit tė vet;

“Ju ma shkretuat vreshtin

e gjėrat e rrėmbyera tė skamnorėve nė shtėpitė tuaja i keni.

15 Me ē’tė drejtė e shtypni popullin tim

dhe po e shkelmoni fytyrėn e tė varfėrve?”,

thotė Zoti, Hyji i Ushtrive.

Gratė e Jerusalemit

16 E Zoti tha:

“Ēka po krenohen bijat e Sionit

e mė shėtisin me qafė tė zgjatur,

u bėjnė me sy njerėzve pėrreth,

edhe ecin me hapa tė vegjėl

e i bėjnė tė tingėllojnė unazat nė kėmbė.

17 Zoti do t’ua rruajė rrashtėn e kresė

bijave tė Sionit,

Zoti flokėt do t’ua shogė.”

18 Atė ditė Zoti do t’ua heqė tė gjitha:

stolinė e sandaleve, stringla,

19 hėnėza e vathė,

mėdorėza e kėsula,

20 ndarset e pėrparėset,

brezat dhe shishet e erėrave,

21 unazat e stolitė e hundės,

22 petkat e ndėrrimit e krahcoret,

velat e bukur e gjilpėrat,

23 pasqyrat edhe ēarēafėt,

lidhėsat edhe leshnikėt.

24 Nė vend tė erės sė mirė, qelbėsirė;

nė vend tė brezit, rrypinė,

nė vend tė flokėve bishtaleca, tullacinė;

nė vend tė grykcės, grathoren,

nė vend tė hijeshisė, shėmtimin.

Vejushat e Jerusalemit

25 “Burrat e tu prej shpatės do tė bien,

trimat e tu nė luftim,

26 Gjėmė e vaj do tė ketė dera jote

e ti, i rrėnuar, rrafsh pėr tokė do tė biesh.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Anarkia nė Jerusalem