Kapitujt

Isaia: 33. Psalm shprese nė Zotin

33

1 Vaj pėr ty qė bėn pre pa qenė bėrė pre,

qė shkreton pa pasė qenė shkretuar!

Pasi tė kesh bėrė pre edhe ti pre do tė bėhesh,

pasi tė kesh shkretuar edhe ti do tė shkretohesh!

2 Ti, o Zot, ki mėshirė pėr ne,

sepse shpresėn e kemi nė ty.

Krahu ynė ji ēdo mėngjes,

shpėtimi ynė nė ditė tė mjerimit!

3 Nga zėri i kėrcėnimit ikin popujt,

kur ti ngrihesh, shpėrndahen popujt,

4 do tė grumbullohet pre siē grumbullohen vemjet,

nė tė do tė sulen, siē sulen karkalecat!

5 I lartė ėshtė Zoti, sepse banon nė lartėsi,

e mbush Sionin me tė drejtė e me drejtėsi.

6 Ditėt e tua janė tė palėkundshme.

Pasuri shpėtimprurėse ėshtė urtia e dija,

visari i tij ėshtė frika e Zotit.

Ardhja e Zotit

7 Ja, kasnecėt thėrrasin nga jashtė,

thekshėm qajnė lajmėtarėt e paqes.

8 Shkretė janė sheshet, kush rrugės s’kalon;

e prishi besėlidhjen,

i pėrbuzi dėshmitarėt,

pėr askėnd s’kujdeset mė.

9 Dėnes e rėnkon toka,

i turpėruar Libani, u bė i shėmtuar,

shkretėtirė erdhi e u bė Saoni,

shkrumb u bėnė Bazani e Karmeli.

10 “Tani po ngrihem ‑ thotė Zoti ‑

tani nė kėmbė po ēohem, tani po madhėrohem!

11 Ngjizni sanė, kashtė do tė lindni,

fryma ime do t’ju pėrpijė si zjarri!

12 Popujt do tė jenė furra gėlqereje,

rrozga tė bashkuara, zjarri do t’i djegė!

13 Ju qė larg jeni, dėgjoni ēka bėra,

njiheni, ju tė afėrm, fuqinė qė unė kam!”

14 U tmerruan nė Sion mėkatarėt,

tmerri i pushtoi tė paudhėt:

“Kush prej jush mund tė banojė me zjarr pėrpirės?

Kush prej jush do tė banojė me flakė tė pėrhershme?”

15 Ai qė ecėn me drejtėsi,

ai qė flet ēka ėshtė e drejtė,

qė s’kėrkon fitim nė cubėri,

qė shkund duart tė mos marrė ryshfet,

qė mbyll veshėt tė mos dėgjojė vrasje,

qė mbyll sytė tė mos shikojė tė keqen,

16 i tilli do tė banojė nė lartėsi,

strehimi i tij nė qytezė tė pathyeshme,

bukė ka mjaft, ujėt s’i mungon.

E ardhmja e lavdishme

17 Sytė e tu do tė kundrojnė mbretin

mbuluar nė shkėlqim,

do tė kundrojnė njė vend tė pamasė.

18 Zemra jote me frikė do tė pyesė:

“Ku ėshtė shkruesi? Ku peshuesi?

Kah vajti numėruesi i pirgjeve?”

19 S’do tė shohėsh mė popull arrogant,

tė gjuhės sė huaj qė vesh nuk merret,

tė gjuhės barbare, tė pakuptimshėm.

20 Kundro Sionin, qytetin e festave tona;

sytė e tu do tė shohin Jerusalemin,

banim tė sigurt, tendė qė nuk do tė zhgrehet,

hunjtė e saj kurrė s’do t’i nxirren,

e litarėt kurrė s’do t’i kėputen!

21 Atje ėshtė Zoti i madhėrishėm pėr ne,

nė vend tė lumenjve e tė degėve tė gjera;

anije me rrema andej s’do tė kalojė,

s’do tė lundrojė asnjė anije e madhe.

22 Sepse Zoti ėshtė gjykatėsi ynė,

sepse Zoti ėshtė ligjdhėnėsi ynė,

Mbreti ynė ėshtė Zoti vetė:

prej Tij ne presim shpėtimin.

23 Janė ēliruar litarėt e tu,

s’mund ta mbajnė direkun tėnd,

s’mund ta shtrijnė velin tėnd.

Edhe tė verbėrit atėherė do tė ndajnė pre,

do tė plaēkisin deri edhe tė shqeptėt!

24 Asnjė qytetar s’do tė thotė: “Jam i sėmurė”.

Popullit qė banon nė tė,

do t’i shlyhet fajėsia.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Psalm shprese nė Zotin