Kapitujt

Isaia: 38. Sėmundja dhe shėrimi i Ezekisė

38

1 Ndėr ato ditė u sėmur Ezekia pėr vdekje. Isaia profet, biri i Amosit, shkoi ta shohė e i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Jepi porositė e fundit familjes sate, se do tė vdesėsh e nuk do tė jetosh.’“

2 Atėherė Ezekia u soll me fytyrė prej murit, iu lut Zotit 3 e tha: “Po tė lutem, o Zot, deh tė bie nė mend se kam ecur nė praninė tėnde nė besnikėri e me zemėr tė pėrsosur, se kam bėrė atė qė ėshtė e mirė para syve tė tu.” Dhe Ezekia ia plasi thekshėm vajit.

4 Atėherė i qe drejtuar fjala e Zotit Isaisė profet: 5 “Shko e thuaji Ezekisė: ‘Kėshtu thotė Zoti, Hyji i tyt eti Davidit: E dėgjova lutjen tėnde, i pashė lotėt e tu, dhe, ja, unė po ua shtoj ditėve tė tua edhe pesėmbėdhjetė vjet, 6 dhe do tė tė shpėtoj prej dorės sė mbretit tė asirianėve ty dhe kėtė qytet e unė do ta mbroj kėtė qytet.’ 7 Dhe ja shenja prej Zotit pėr ty se Zoti do ta plotėsojė fjalėn qė tha: 8 Ja, unė po bėj tė kthehet hija e shkallėve pėr dhjetė shkallė prapa qė bashkė me diell ka zbritur nė orėn e Akazit.” Dhe dielli u kthye dhjetė shkallė prapa nėpėr shkallė qė kishte zbritur.

Himni i Ezekisė

9 Kėnga e Ezekisė, mbretit tė Judės, kur u sėmur dhe u shėrua nga sėmundja e vet:

10 “Unė thosha: Nė gjysmėn e ditėve tė mia

unė po shkoj nė dyert e Nėntokės;

u luta pėr tepricėn e viteve tė mia.

11 Thashė: S’do ta shoh mė Zotin Hyj

nė tokėn e tė gjallėve,

nuk do tė shoh mė askėnd

ndėr banorėt e kėsaj bote.

12 Tenda ime qe zhgrehur e u hodh larg meje

porsi tenda e barinjve,

si vektari ma mbėshtolli jetėn,

e prej shulit po mė kėput.

Prej mėngjesit deri nė mbrėmje po mė jep fund!

13 Pėrmbys klith deri nė mėngjes,

porsi luani kėshtu m’i copėton tė gjitha eshtrat:

prej mėngjesit deri nė mbrėmje po mė jep fund!

14 Cicėrij si dallėndyshja,

gjėmoj porsi pėllumbesha;

sytė m’u kėputėn lart duke shikuar!

Ndore tėnde, o Zot,

se jam shumė keq!

15 Ēka t’i them e ē’do tė mė pėrgjigjet?

Ėshtė puna e tij!

Do t’i jap fund krejt jetės sime

nė mjerimin e shpirtit tim.

16 O Zot, nė ty shpresoftė zemra ime,

u gjallėroftė shpirti im:

mė shėro e mė pėrtėrij nė jetė,

17 ja, sėmundja ime u kthye nė shėndet!

Ti shpėtove shpirtin tim

nga gropa e asgjėsimit,

sepse i hodhe pas shpinės sate

tė gjitha mėkatet e mia.

18 Sepse banesa e tė vdekurve nuk tė

lavdėron,

Vdekja ty lavde s’tė kėndon;

ata qė zbresin nė gropė

nuk shpresojnė mė nė besnikėrinė tėnde.

19 I gjalli, vetėm i gjalli, tė lavdėron

siē po bėj edhe unė sot;

babai ua mėson fėmijėve

besnikėrinė tėnde.

20 Mė shpėto, o Zot,

e ne do tė tė kėndojmė me harpė

nė tė gjitha ditėt e jetės sonė

nė Shtėpinė e Zotit.”

21 Atėherė Isaia dha urdhėr tė sillet njė bukėfike, t’ia vėnė pėrmbi ēiban e tė shėrohet. 22 Atėherė tha Ezekia: “Cila do tė jetė shenja se njėmend do tė mund tė ngjitem nė Shtėpinė e Zotit?”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Sėmundja dhe shėrimi i Ezekisė