Kapitujt

Isaia: 58. Agjėrimi i pėlqyer prej Hyjit

58

1 Bėrtit me zė tė lartė e mos pusho,

porsi bori lartėsoje zėrin tėnd!

Shpallja popullit tim fajet e tij,

shtėpisė sė Jakobit mėkatet e tij.

2 Sepse ata mė kėrkojnė ditė pėr ditė

dhe dėshirojnė t’i njohin udhėt e mia,

porsi populli qė vepron drejtėsinė

qė nuk e harron tė drejtėn e Hyjit tė vet.

Kėrkojnė prej meje gjyq tė drejtė,

dėshirojnė tė jenė afėr Hyjit.

3 “Pse tė agjėrojmė, kur ti nuk na shikon,

pse ta pėrulim shpirtin tonė, nėse ti s’e di?”

Ja, nė ditėn e agjėrimit tuaj ju gjeni punė

dhe i mbytni nė punė tė gjithė punėtorėt tuaj.

4 Ja, ju njinoni pėr t’u fjalosur e grindur,

e rraheni me grushte si tė patenzonė.

Mos agjėroni mė si sot,

nėse doni tė dėgjohet zėri juaj kėtu lart.

5 Pse, a i tillė ėshtė agjėrimi qė unė zgjodha,

dita kur njeriu bėn vetėmohim?

Tė ulėsh porsi zunkthi kokėn tėnde,

tė shtrosh grathore edhe hi?

A thua kėtė do ta quash agjėrim

e ditė qė i pėlqen Zotit?

6 Vallė, a s’ėshtė agjėrimi qė unė zgjodha:

t’i kėputėsh verigat e padrejtėsisė,

t’i zgjidhėsh leqet e zgjedhės,

t’i lėshosh tė lirė tė ndrydhurit,

tė copėtosh ēdo zgjedhė?

7 A jo ta ndash bukėn tėnde me tė uriturin,

t’i shtiesh nė shtėpinė tėnde skamnorėt e tė pastrehėt?

Kur ta shohėsh tė zhveshurin, vishe

dhe mos e pėrbuz farefisin tėnd.

8 Atėherė do tė zbardhė porsi agimi drita jote,

shėrimi yt do tė vijė mė shpejt;

para teje do tė ecė drejtėsia jote

e do tė tė pėrcjellė lavdia e Zotit.

9 Atėherė do tė thėrrasėsh e Zoti do tė tė dėgjojė,

do ta thėrrasėsh e ai do tė pėrgjigjet: “Kėtu jam!”

Nėse do ta zhdukėsh prej mesit tėnd zgjedhėn,

gishtin paditės dhe fjalėn e keqe,

10 nėse do t’ia japėsh kafshatėn tėnde tė uriturit,

nėse do ta ngish tė uriturin,

atėherė nė errėsirė do tė shndritė drita jote,

terri yt do tė jetė porsi mesdita.

11 E Zoti do tė tė prijė gjithmonė,

do tė tė ngijė nė vende tė thata.

Ai do t’i forcojė eshtrat e tu,

do tė jesh porsi kopshti i ujitur,

porsi burimi i ujėrave tė gjalla

qė kurrė s’i mungojnė ujėrat.

12 Populli yt do t’i rindėrtojė rrėnojat e vjetra,

do t’i rindėrtosh themelet e lėna brezni e brezni:

do tė quhesh: “Rindėrtues i rrėnojave,

Ripėrtėritės i rrugėve der’ nė banim.”

E shtuna

13 Nėse do ta ruash kėmbėn tė mos e shkelėsh tė shtunėn,

dhe nė ditėn time tė shenjtė nuk do tė punosh,

nėse do ta ēmosh pėr kėnaqje tė shtunėn,

tė ndershme ditėn e shenjtė tė Zotit,

do ta nderosh duke mos udhėtuar,

duke mos kryer punėt e tua e marrėveshjet,

14 atėherė nė Zotin do ta gjesh kėnaqėsinė tėnde;

nė karrocė do tė tė shėtis mbi malet e dheut,

do tė bėj ta gėzosh pronėn e atit tėnd Jakobit,

sepse kėshtu foli goja e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Agjėrimi i pėlqyer prej Hyjit