Kapitujt

Isaia: 39. Dėrgata babilonase

39

1 Nė atė kohė Merodak Baladani, biri

i Baladanit, mbreti i Babilonisė, i dėrgoi Ezekisė letėr dhe dhurata, sepse kishte dėgjuar se kishte qenė i sėmurė dhe se ishte shėruar. 2 Ezekia u gėzua pėr kėtė gjė dhe tė dėrguarve u dėftoi dhomėn e visarit tė vet, argjendin, arin, erėrat e mira, vajrat e erėndshėm, arsenalin e armėve tė veta, gjithēka gjendej nė thesaret e tij. Ezekia nuk la asgjė qė kishte nė thesar e nė mbretėri pa ua treguar.

3 Atėherė profeti Isai hyri te mbreti Ezeki dhe i tha: “Ēka thanė kėta njerėz e prej nga erdhėn te ti?” Ezekia iu pėrgjigj: “Erdhėn tek unė nga njė vend i largėt, nga Babilonia.” 4 Isaia e pyeti: “Ēka kanė parė nė shtėpinė tėnde?” Atėherė Ezekia u pėrgjigj: “Kanė parė gjithēka ėshtė nė pallatin tim; s’ka asgjė nė thesarin tim qė nuk ua kam dėftuar.”

5 Atėherė Isaia i tha Ezekisė: “Dėgjoje fjalėn e Zotit tė gjithėpushtetshėm: 6 Ja, po vijnė ditėt e do tė merret gjithēka ėshtė nė pallatin tėnd, gjithēka bashkuan etėrit e tu deri nė ditėn e sotme dhe do tė ēohet nė Babiloni; thotė Zoti: asgjė nuk do tė lihet. 7 Edhe prej djemve tė tu, qė do tė rrjedhin prej teje, qė do tė lindin prej teje, do tė merren e do tė bėhen eunukė nė pallatin e mbretit tė Babilonisė.” 8 Ezekia i tha Isaisė: “Qenka e mirė fjala qė Zoti ta paska thėnė.” E mendonte: “Sė paku gjatė jetės sime do tė jetė paqe e siguri.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Dėrgata babilonase