Kapitujt

Abdia: 1. Dėnimi kundėr Edomit

1

Vegimi i Abdisė.

Hyrja

Kėshtu i thotė Zoti Hyj Edomit.

E kemi dėgjuar njė lajm prej Zotit

dhe njė kasnec ka qenė dėrguar ndėr kombe:

“Ēohuni! Tė sulemi kundėr tij!

Nė luftė!”

Dėnimi kundėr Edomit

2 Ja, tė vogėl po tė bėj ndėr popuj,

je tepėr i pėrbuzshėm!

3 T’i mori mendtė krenaria e zemrės sate,

o banues, ndėr plasa qetash,

qė banon nė maja tė lartė

e tė thotė mendja:

“Kush do tė mund tė mė plandosė pėrtokė!”

4 Tė lartėsoheshe edhe si shqiponja,

tė ta bėje ēerdhen mu ndėr yje,

do tė t’plandosja edhe prej andej, ”

‑ ėshtė fjala e Zotit!

Asgjėsimi i Edomit

5 Nėse do tė hynin cubat nė ty

ose ata qė vjedhin natėn

‑ si do tė sharroje!

A s’do tė vidhnin sa u mjafton?

Nėse vjelėsit nė ty do tė hynin,

a do tė tė linin gjė pėrveē ndonjė greci?

6 E po si e kėrkuan Ezaun?

Skutėliq s’lanė pa ia gjetur!

7 Tė dėbuan deri nė skaj,

besėlidhėsit e tu tė rrejtėn,

tė mbizotėruan miqtė e tu,

ata qė me ty bukė hanė

do ta vėnė pritėn!

Jo, nė tė menēuri s’ka!

8 “Pse a njėmend thua se atė ditė

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

s’do t’i tresė tė urtėt e Edomit,

urtinė prej malit tė Ezaut?

9 Do tė tmerrohen ushtarėt e tu, Teman,

do tė shfaroset ēdo njeri

prej malit tė Ezaut.”

Gabimi i Edomit

10 “Pėr vrasjen e pėr dhunėn

kundėr vėllait tėnd Jakobit,

do tė t’mbulojė turpi,

e fara do tė shuhet pėrgjithmonė!

11 Ti qėndroje pėrballė atė ditė,

kur tė huajt rob ushtrinė ia merrnin,

kur barbarėt ia thyenin dyert,

mbi Jerusalem kur hidhnin short,

edhe ti ishe si njė ndėr ta.”

12 Mos iu kėnaq ēmoskurrjes sė vėllait tėnd,

mos iu gėzo ditės sė vėshtirėsisė sė tij!

Mos u kėnaq mbi bijtė e Judės

ditėn e rrėnimit tė tyre!

Mos e hap vesh e mė vesh gojėn

nė ditė tė ngushticės!

13 Mos ia thyej popullit tim derėn

ditėn e rrėnimit tė tij,

mos ia shiko me kėnaqje tė keqen,

ditėn e shkretimit tė tij!

Mos vėr dorė mbi kamje tė tij,

ditėn e emnesės sė tij!

14 As ndėr shtigje mos u vėr pritė

pėr t’i vrarė ata qė ikin!

Mos tradhto ata qė shp’tuan

ditėn e ngushticės sė tyre!

15 Sepse afėr ėshtė dita e Zotit,

kundėr popujve tė gjithė!

Sikur bėre edhe ty do tė tė bėhet,

hakmarrja jote mbi kokė do tė tė bjerė!

Ditėn e Zotit Izraeli do tė hakmerret mbi Edomin

16 Sikur pitė mbi malin tim tė shenjtė,

tė gjithė popujt vazhdimisht do tė pijnė,

do tė pijnė e do tė shpikin:

do tė jenė sikur tė mos kishin qenė kurrė!

17 Shpėtimi do tė jetė mbi mal tė Sionit

‑ i shenjtė do tė jetė ‑

shtėpia e Jakobit do t’i pronėsojė

ata qė e pronėsuan atė.

18 Zjarr do tė jetė shtėpia e Jakobit,

e Jozefit flakė do tė jetė,

kurse shtėpia e Esaut kashtė!

Do ta djegin, shkrumb do ta bėjnė,

kush s’do tė mbesė prej shtėpisė sė Ezaut,

sepse Zoti kėshtu e ka thėnė!

Izraeli i ri

19 Do ta pushtojnė jugun,

malin e Ezaut,

e Sefelami filistenjtė;

do tė pronėsojnė krahinėn e Efraimit

edhe krahinėn e Samarisė,

Beniamini do tė pronėsojė Galaadin.

20 Mėrgimtarėt e parė tė bijve tė Izraelit,

do tė pronėsojnė

dheun e kananenjve deri nė Sareptė;

mėrgimtarėt e Jerusalemit

qė janė nė Safarad,

do tė pronėsojnė qytetet e jugut.

21 Ngadhnjimtarė do tė ngjiten nė malin Sion

pėr tė sunduar malin e Ezaut,

atėherė Zoti do tė mbretėrojė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Abdia > Dėnimi kundėr Edomit