Kapitujt

Isaia: 4. Pinjolli i Zotit

4

1 Shtatė gra do tė lakmojnė njė burrė tė vetėm

atė ditė e do t’i thonė:

‘Me bukėn tonė ne do tė ushqehemi,

me petka tona ne do tė vishemi,

vetėm na lėr tė mbajmė emrin tėnd:

flake prej nesh turpin tonė. ’“

Pinjolli i Zotit

2 Dhe atė ditė pinjolli i Zotit

do tė jetė nder edhe lavdi,

fryti i tokės do tė jetė mburrje e galdim

pėr tė shpėtuarit e Izraelit.

3 Dhe do tė ndodhė:

kush do tė mbetet gjallė nė Sion,

kush tė shpėtojė nė Jerusalem,

do tė quhen tė gjithė “shenjtėr”,

e do tė regjistrohen

se nė Jerusalem jetojnė.

Rivendosja e ardhshme

4 E kur Zoti ta ketė larė

ndytėsinė e bijės sė Sionit,

edhe gjakun ta ketė larė

qė u derdh nė Jerusalem

me fuqi tė frymės e me forcė tė zjarrit,

5 Zoti i lum do tė krijojė

pėrmbi mbarė malin Sion

e mbi tubimin e tij

njė re tymi ditėn,

kurse natėn flakė zjarri tė ndezur.

Sepse, mburojė mbi tė gjitha do tė jetė Lavdia

6 tandė qė mbron nga vapa e ditės

strehė shpėtimi nga stuhia e shiu.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Pinjolli i Zotit